Privacy Policy Cookie Policy Terms and Conditions Jezu Krishti - Wikipedia

Jezu Krishti

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shtatore e Jezusit ne Rio de Zhaneiro, Brazil.
Zmadho
Shtatore e Jezusit ne Rio de Zhaneiro, Brazil.

Jezusi (8-2 p.e.s. - 29-36 p.e.s. i njohur edhe si Jezusi i Nazaretit) : autor dhe figurë qendrore e krishterimit, në lidhje me të cilin ai është i njohur si Jezus Krishti, (nga greq. hristós - "i mirosuri, i vajisuri" duke përkuar me termin hebraik "messiah") historia e të cilit është e padiskutueshme përmes dëshmive të Krishtit të Besëlidhjes së Re (BR) si edhe nëpërmjet shënimesh të histori-shkruesit hebre Flavius Josephus (lindur vitin 37/38 vdekur në vitin 100) dhe të histori-shkruesit romak Cornelius Tacitus (53-120).

Burimi kryesor i njohurive lidhur me jetën e Jezusit dhe mësimet e tij janë në katër ungjij kanonik të Beslidhjes së Re. Pjesa më e madhe e shkollarëve në fushat e studimeve biblike dhe historisë pajtohen që Jezusi ishte mësues hebre nga Galilea që mendohej si një shërues, u ngarkua me kryengritjen kundër Perandorisë Romake, dhe me urdhër të Poncit Pilat qeveritar romak u dënua me kryqezim. Pasi ungjijtë nuk ishin shkruar ende, menjeherë pas vdekjes së tij disa nxënës të tij si Gjoni, Luka, Marku dhe Mateu filluan të shkruajnë mbi jetën, veprat dhe bëmat e mësuesit të tyre.

Pikëpamjet e të krishterëve mbi Jezusin (njihen edhe si Kristologji) janë të ndryshme dhe të ndërlikuara. Shumë të krishterë janë trinitarianë dhe besojne se Jezusi është Biri i Zotit dhe Zot i mishëruar, dërguar të japë shëlbim (shpëtim) dhe pajtim me Zotin, duke u vetëflijuar si shlyerje e mëkateve të njerzimit. Te krishterët jotrinitarianë përkrahin shpjegime të ndryshme të hyjnisë së Jezusit. Shume te krishterë besojne që Jezusi u lind nga nje virgjereshe, u kryqëzua dhe u varros, u ringjall diten e trete pas vdekjes trupore, zbriti në ferr ku mundi vdekjen dhe u ngjit në qiell ku rri në anë të djathtë të Zotit Atë deri në Ardhjen e Dytë të tij. Shumë të krishterë besojnë poashtu se Jezusi plotësoi profecitë biblike.

Islam, Jezusi (i quajtur Isa) mbahet si një nga profetët më të dashur dhe më të rëndësishëm të Perëndisë, një sjellës i shkrimeve hyjnore, dhe gjithashtu Messiah. Myslimanët, sidoqoftë, nuk pajtohen me besimin e të krishterëve mbi kryqëzimin ose hyjninë e Jezusit. Islami mëson se Jezusi është gjallë në parajsë (qiell) dhe do të kthehet në tokë si Messiah në shoqërinë e Mahdit sapo toka të jetë mbushur me mëkate dhe padrejtësi.

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Kronologji

Rrefimet me te hollesishme mbi lindjen e Jezusit jane te permbajtura ne Ungjillin e Mateut (ndoshta shkruar mes vitit 65 dhe 85 te e.r) dhe Ungjillin e Lukes (ndoshta shkruar mes vitit 65 dhe 100 te e.r). Ka debatime te shumta mbi hollesite e lindjes se Jezusit madje edhe midis shkollareve te krishtere, dhe disa shkollare nuk besojne te dijne as vitin ose daten e tij te lindjes apo vdekjes se tij.

Bazuar ne tregimet e Ungjijve te veprimtarise se barinjve , kohen e vitit (stinen) te pershkruar per lindjen e Jezusit, mund te jete pranvere ose vere. Sidoqofte, qe nga viti 354, te krishteret romane e festuan ate duke ndjekur diellndalimin (solstikun) e dhjetorit ne perpjekje te zevendesojne fesimet romake te Saturnalias (feste kushtuar perendise Saturn) (ose me drejte, Sol Invictus / Dielli i Pamposhtur). Para kesaj, lindja e Jezusit festohej ne pergjithsi me 6 Janar si pjese e festes se Teofanise (shfaqjes se Zotit), e njohur edhe si Epifani, e cila nuk perkujtonte vetem lindjen e Jezusit por edhe pagezimin nga Gjoni ne Lumin e Jordanit dhe ngjarje ndoshta te tjera ne jeten e Jezusit. Data tradicionale e lindjes se Jezusit festohet si Krishtlindje (tek katoliket shqiptare edhe me emrin Kërshëndella, dhe Kshnella).

Ne vitin 248 te Eres Diokleciane (bazuar ne hipjen ne tronin romak te Dioklecianit), Dionysius Exiguus u perpoq te saktesoje numrin e viteve qe nga lindja e Jezusit, duke arritur ne nje shifer 753 pas themelimit te Romes. Dionysius atehere e vendosi lindjen e Jezusit si e qene ne 25 Dhjetor 1 ACN ("Ante Christum Natum" ose "para lindjes se Krishtit"), dhe e shenoi AD 1 ( ne Shqiperi perdoret edhe emertimi p.e.r = para eres re dhe e.r = era re) per vitin pasues dhe vendosi keshtu sistemin e numerimit te viteve nga lindja e Jezusit: Anno Domini ( qe perkthehet si "ne vitin e Zotit tone"). Ky sistem i bere ne vitin 532, u pranua gati dyqindvjet me vone dhe u be kalendari i themelte ne qyteterimin Perendimor per shkak te perkrahjes te kalendarit nga Bede i nderuari.

Sidoqofte, bazuar ne nje hënë-errësim (eklips hëne), qe Jozefus Josephus rrëfen pak kohe para vdekjes se Herodit te Madh (qe luan nje rol te madh ne rrefimet e Mateut), poashtu edhe nje kuptim me te sakte te nje rradhe perandoresh romake, lindja e Jezusit ka qene gati para vitit 4 p.e.s.. Duke pasur burime te pakta dhe duke u zhvendosur ne kohe nga autoret e Besëlidhjes se Re per te vendosur nje datelindje te besueshme tani është praktikisht e veshtire.

Data e saktë e vdekjes së Jezusit është gjithashtu e paqartë. Ungjilli i Gjonit e përshkruan kryqëzimin bash para festave të Pashkëve të premten e 14 prillit, të quajtur quartodeciman (katërmbëdhjetë), ndërsa ungjijtë (përveç Markut 14:2) e përshkruajne Darkën e fundit, menjëherë para kapjes së Jezusit, si e ngrënë e Pashkëve të premten 15 prill. Më tej, hebrenjtë ndiqnin nje kalendar hënë-diellor me fazat e hënës si data, duke e ndërlikuar njehsimin e çdo date të saktë në një kalendar diellor. Sipas John P. Meier në "Një hebre anësor" duke u bazuar në prokuratorine e Poncit Pilat dhe datat e Pashkëve në keta vite, vdekja e tij mund të vendoset më me gjase me 7 Prill 30 ose me 3 Prill 33 ose me 30 Mars 36.

[redaktoni] Jeta dhe mësimet bazuar në Ungjijtë

[redaktoni] Familja dhe jeta e hershme

Adhurimi nga barinjtë Gerard van Honthorst
Zmadho
Adhurimi nga barinjtë Gerard van Honthorst

Vetem dy Ungjij, Mateu dhe Luka, permendin lindjen e Jezusit. Sipas tyre, Jezusi u lind ne Betlehem te Judese nga Maria, nje virgjereshe, nga nje mrekulli e Shpirtit te Shenjte. Luka 1:26-28 kallezon per engjellin Gabriel qe viziton Marien t´i tregoje asaj se ajo ishte zgjedhur te lindte birin e Zotit. Katoliket e quajne kete ngjarje Lajmrimi. I fejuari i Maries, Jozefi, është babai kujdestar i Jezusit, dhe shfaqet vetem ne historite e femijerise se Jezusit. Me porosine e fundit te Jezusit qe nxenesi i tij i dashur te kujdeset per nenen e tij gjate kryqezimit,mund te mendohet qe Jozefi te kete vdekur ne kohen e detyres se Jezusit.

Shtepia e femijerise se Jezusit na paraqitet si Nazareti ne Galilea. Pervec nje arratisjeje ne Egjipt ne femijeri t´i shpetonin Masakres se te pafajshemve te Herodit (Mateu 2:13-20), dhe nje udhetimi te shkurter ne Tyrus dhe Sidon (Marku 7:31; Mateu 15-21), te gjitha ngjarjet e tjera te Ungjijve vendosen ne Judene e lashte dhe Samaria (pjese e krahines se Judese), ose ne Perea dhe Galile (pjese e tetrarkise se Herodit Antipas).

Sipas disa gojdhenave hebraike mbi femijerine e Jezusit tregohet se: "njehere kur nje femije i vogel i lagjes se tij ra nga çatia e shtepise se tij dhe vdiq, Jezusi shkoi prane tij dhe e preku duke i thene "zgjohu", dhe po ne ate çast femija u ngrit ne kembe dhe rinisi te luante. Poashtu tregohet se njehere Jezusi luante prane nje perroi dhe formonte me balte zogj dhe u jepte atyre jete dhe u thoshte "fluturo" dhe ata me pas fluturonin. Ka edhe histori te tjera hebraike mbi femijerine e Jezusit, por meqe ato nuk mund te merren si te besueshme mbesin nje trashegimi gojore hebraike dhe ato nuk ndodhen ne librat kanonike te perzgjedhur nga kisha.

Mbi femijerine e Jezusit ne moshen 12 vjecare tek Luka 2:42-51 tregohet edhe ngjarja e "humbjes" se tij ne Jeruzalem ne festen e pashkeve. Jezusi ndahet nga prinderit e tij pa e vene re keta, dhe shkon ne tempull. Prinderit e gjejne pas tre ditesh ne tempullin e Jeruzalemit tek rrinte rreth mesuesve te ligjit duke i degjuar ata dhe duke diskutuar me ta. Te gjithe ata qe ndodheshin aty habiteshin me diturine dhe pergjigjet e tija. Pasi e ema e qortoi per largimin e tij dhe i tregoi se ata e kishin kerkuar ate kudo, ai i´u pergjigj: "Pse me keni kerkuar? A nuk e dini se une duhet te jem ne shtepine e atit tim?"

Marku dhe Mateu permendin edhe anetaret e familjes se Jezusit. Marku tregon se Jezusi "ishte i biri i Maries dhe i aferm i Jakobit, Jozefit, Judes dhe Simonit", dhe thote poashtu qe Jezusi kishte edhe te aferm femërorë.

Ungjilli i Lukes tregon se Maria ishte e aferme e Elizabetes, nena e Gjonit Pagezues (Luka 1:36). Lidhja midis tyre cilesohet ne Greqisht "συγγενής" qe do te thote "te aferm gjaku" pra, kusherinj.

[redaktoni] Detyra

Ungjijte kumtojne se Jezusi është Messiah dhe Biri i Zotit, dhe "Zot e Perëndi" derguar te plotesoje Ligjin Moisiut dhe te profeteve duke flijuar jeten e Tij si nje shpagim per njerzimin" dhe "te predikoje lajmin e mire te mbreterise se Perendise".(Marku 10:45, Luka 4:43, Gjoni 20:31).

Ungjijte gjithashtu pohojne se Jezusi kreu mrekulli te ndryshme, si sherime, eksorcizma, ecjen mbi uje, kthimin e ujit ne vere, ringjalljen e disa njerzve nga vdekja, si p.sh. Lazrin (Gjoni 11:1-43) etj.

Ata e pershkruajne Pagezimin e Jezusit nga Gjon Pagezori si fillimin e detyres se tij publike.

Sipas Lukes , Gjon Pagezori kishte filluar predikimin ne vitin e pesembedhjete te Tiberius Caesar, rreth vitit 28 e.r. (Luka 3:1). Luka poashtu kumton se Jezusi ishte rreth te tridhjetave kur ai u pagezua (Luka 3:23). Ungjilli i Gjonit pershkruan se ne kohen e detyres se Jezusit kishin kaluar tre festa te pashkeve, gje qe le te mendohet se detyra e Jezusit te kete zgjatur tre vjet.

Jozefus shenon se se ishin kater sekte kryesor te Judaizmit ne fillim te shekullit te pare: Zelotët, Saduqenët, Farisenjtë, dhe Esenët. Po ashtu , Samaritanët ndiqnin nje forme tjeter te fese Izraelite ne ndryshim me ate hebrejve qe banonin Samarine, token midis Galilese dhe Judese. Ungjijte shenojne se disa nga nxenesit e Jezusit ishin Zelote (Luka 6:15) dhe qe ai nuk pajtohej me Saduqenet sepse ata nuk besonin ne ringjalljen e te vdekurve (Mateu 22:23-32). Marredhenia midis Jezusit dhe farisenjve ishte me e nderlikuar. Megjithese Jezusi i denoi ata per shtirjen (hipokrizine)e tyre (Mateu 23:13-28) ai gjithashtu hengri se bashku me farisenjte (Luka 7:36-50), mesoi ne sinagogat e tyre (Marku 1:21) saktesoi mesimet e tyre per ndjekesit e tij (Mateu 23:1-3) dhe radhiti farisenjte sic ishte Nikodemus nder nxenesit e tij (Gjoni 7:50-51) Rrefimet Ungjillore nuk i permendin esenet. Sipas Lukes dhe Gjonit, Jezusi poashtu kishte nje qendrim me te lire ne lidhje me samaritanet sesa judenjte. Kjo është pasqyruar ne krahasimin e Samaritanit te Mire (Luka 10:25-37) dhe predikimit te tij samaritaneve te Shehemit, qe perfundoi ne konvertimin e tyre (Gjoni 4:1-42). Gjoni shenon edhe nje thenie qe Jezusi ishte vete samaritan.

Predikimi ne mal.
Zmadho
Predikimi ne mal.

Disa nga mesimet me te njohura rrjedhin nga "Predikimi i Malit", i cili permban ngazellimin dhe "Lutjen e Hyjit". Ai perdorte shpesh krahasime, si "Biri i Penduar" dhe "krahasimi i Mbjellesit". Mesimet e tij perqendroheshin mbi veteflijimin pakushte te dashurise hyjnore per Zotin dhe per te gjithe njerzit. Ai mesoi edhe mbi sherbesen dhe perulesine, faljen e mekateve, paqen, besimin, dhe arritjen e jetes se amshuar ne "Mbreterine e Zotit". Shume i shpjegojne Ungjijte te parashtrojne qe Jezusi kundershtoi haptazi ritet e ligjit zakonor judaik.

[redaktoni] Origjinaliteti i Jezusit

Te gjithe elementet e mesimit te tij mund te gjenden ne Shkrimet hebraike, qe u shkruan para tij ose gjate kohes qe jetoi ai. Urdheri i Zotit dhe dashuria per te afermin jane me prejardhje judaike. Po ashtu urdheresa e faljes se armikut. ("Fale padrejtesine e te afermt tend", Ekkl.28,2.) Por Jezusi shkon pertej pervujterise se bashkekohesve te tij. Jezusi është shok i tagrambledhesve dhe mekatareve. Mekataret jane armiq te Zotit dhe keshtu armiq te popullit te tij. Nese shkohet aq larg ne Judaizem , vellezerit besimtare qe luten per falje te falen, nuk behej fjale te faleshin "mekataret" apo "armiqte". Per kete urdheresa e Jezusit ishte dicka krejtesisht e re: " Une por ju them, duajini armiqte tuaj dhe lutuni per ata qe ju perndjekin!" Jezusi pranon te semuret, te verberit,te çalet krahe hapur (ne Qumran/Kumran ku kishin bashkesine e tyre Esenet, njerezit me te meta trupore shperfilleshin dhe nuk pranoheshin, njeriu duhej te ishte truperisht e shpirterisht i shendoshe qe te mund te festonte meshen/liturgjine) .

Ai perserit panderprere se dhuntite e Zotit jane te pashlyeshme e te pashpagueshme, se ai nuk i do njerezit per hir (shkak) te meritave dhe bamiresive te tyre, por si njerez, shembelltyre e tij.

Jezusi permbys çdo perfytyrim te marredhenies midis Zotit dhe njeriut. Perendia ishte per judenjte Zoti qe kerkon vetemohim dhe perkushtim. Jezusi e shtjellon ate si dike, qe nuk shikon per merita dhe respekt, kur ai i jep dhuntite e tija.

Jezusi si edhe profetet e meparshem te historise e perbuz idhujtarine. Monoteizmi biblik qe mbështët Jezusi, e cliron boten nga perfytyrime te gabuara te Perendise.

Ai kerkon dashurine per armikun, para se gjithash dashurine per armiqte e Perendise. Nje urdherese e tille është ne syte e Izraeliteve nje perdhosje, sepse ligji u para shkruan, te mbrojne Perendine dhe te asgjesojne armiqte e Zotit. Urdheresa e Jezusit per te dashur edhe armiqte e Zotit, lëndon çdo perytyrim te judenjve.

[redaktoni] Pagëzimi dhe tundimi

Ary Scheffer: Tundimi i Krishtit
Zmadho
Ary Scheffer: Tundimi i Krishtit

Ungjilli i Markut fillon me pagezimin e Jezusit nga Gjoni Pagezuesi, qe nxenesit biblike e pershkruajne si fillimin e sherbeses popullore te Jezusit. Sipas Markut , Jezusi shkoi te Lumi Jordan ku Gjoni Pagezuesi po predikonte dhe pagezonte turma njerzish. Pasi Jezusi u pagezua dhe u ngrit nga uji, Marku citon: Jezusi "pa qiejte e çarë dhe Shpirti zbriti si nje pellumb tek ai.Dhe nje ze erdhi nga qielli, Ti je Biri im,i Dashuri; me ty un jam shume i kenaqur (Mark 1:10-11). Luka shton hollesi kohore se Gjoni Pagezuesi kishte filluar predikimin ne vitin e 15-te te Tiberius Caesar-it, rreth viti 28 e.r (Luka 3:1) dhe qe Jezusi ishte rreth 30 vjeç kur ai u pagezua (Luka 3:23). Mateu dallon nga tregimet e tjera duke e pershkruar nje perpjekje nga Gjoni Pagezuesi te shmange pagezimin. Por Jezusi kembengul, duke pohuar se pagezimi ishte i nevojshem "per te permbushur te gjitha drejtesite" (Mateu 3:15).

Duke ndjekur pagezimin e tij, sipas Mateut, Jezusi u dergua ne shkretetire nga Perendia ku ai agjëroi per 40 dite e 40 nete. Aty ai u tundua nga Djalli tre here. Çdo tundim u hodh poshte nga Jezusi me shkrime nga libri i ligjit te perterire (Deutoronimit). Pas tundimit, Jezusi emeroi dishepujt (nxenesit) e tij te pare (Mateu 4:12-22)

[redaktoni] Kapja, gjykimi dhe vrasja

"Krishti para Pilatit", - Mihály Mukácsy 1881
Zmadho
"Krishti para Pilatit", - Mihály Mukácsy 1881

Sipas ungjijve, Jezusi se bashku me nxenesit e tij shkoi ne Jeruzalem gjate festes se Pashkeve. Ketu ai u prit nga nje turme njerzish qe donin t´a takonin. Ata e pershendeten Jezusin duke thirrur "Hosanna! I bekuar është ai qe vjen ne emer te Zotit!Qofte i bekuar mbreti i Izraelit!" (Gjoni 12:13-16, Psalmet 118:26). Me hyrjen ngadhnjimtare te tij, Jezusi krijoi trazime ne Tempullin e Herodit, pasi permbysi tryezat e para kembyesve dhe shitesve te tjere ne tempull (Gjoni 2:13-16). Ne po kete jave te pashkeve, Jezusi mblodhi nxenesit e tij ne Kopshtin e Getsemanit per t´u lutur. Ketu ai u ndalua (arrestua) dhe u mor nga ushtare romake me urdher te Sanhedrinit dhe priftit epror Kaifas (Mateu 26:65-67). Kapja ndodhi fhehtas, naten, per te shmangur ndonje trazire, sepse Jezusi ishte shume i njohur nga popullsia (Marku 14:2). Sipas Lukes, Jezusi u tradhtua nga nxenesi i tij Judas Iskarioti me anen e nje puthjeje. Jezusi e tregoi veten me fjalet "Une jam ai qe kerkoni".(Gjoni 18:4-6). Nje nga nxenesit e tij, Simon Pjetri rrembeu shpaten dhe goditi nje ushtar duke i prere atij veshin. Jezusi menjehere e sheroi ushtarin, duke qortuar Pjetrin me fjalet: "te gjithe ata qe marrin shpaten do te vdesin nepermjet saj" (Mateu 26:52). Pas kapjes se tij, nxenesit e tij u arratisen e u fshehen. Jezusi u dergua ne tempullin e hebrenjve ku u pyet nga prifti epror dhe pleqte, "A je ti Biri i Zotit?", dhe Jezusi u pergjigj "Ti e the vete qe une jam. (Luka 22:70-71). Jezusi u denua nga Sanhedrini per blasfemi. Prifti i eprerm atehere i´a dorezoi Jezusin Poncit Pilat, Prefektit Romak per t´a gjykuar, duke e paditur per kryengritje me shpalljen si Mbret i Judenjve (Mateu 27:11; Marku 15:12).

Para Pilatit, Jezusi u pyet "A je ti mbreti i judenjve?" dhe ai u pergjigj, "Eshte ashtu si ju e thate." Sipas ungjijve , Pilati vete e ndjeu se Jezusi ishte i pafajshem dhe nuk perbente ndonje rrezik per romaket, sic pohonin prifterit judenj, dhe pasiqe ishte zakon qe per festen e Pashkeve te lirohej nje nga te burgosurit (zakon qe nuk permendet nga burime te tjera, pervec ungjijve), Pilati i afroi turmes te zgjidhte mes Jezusit ose Barabbase. Turma zgjodhi te lirohej Barabbaja dhe te kryqezohej Jezusi.

"Na jep Barabbane!", 1910
Zmadho
"Na jep Barabbane!", 1910

Pilati lau duart per te treguar se ai ishte i pafajshem per vendimin e padrejte (Mateu 27:11-26). Qe te kater ungjijte rrefejne se Pilati atehere urdheroi qe Jezusi te kryqezohej me nje derrase te vendosur ne maje (e njohur si titulus crucis) me shkrimin "Jezusi i Nazaretit, Mbreti i Judenjve." (Titulus crucis shkruhet shpesh si INRI, nje emershkurtim Latin.) Para kryqezimit Jezusi u fshikullua publikisht dhe u tall, u peshty nga ushtaret romake. Nje nga ushtaret hoqi tuniken e tij dhe i´a veshi Jezusit, mori pastaj nje nje tufe gjembash, beri nje kurore dhe i´a vuri atij ne koke duke thene :"te falem o mbret i judenjve".Jezusi me pas u detyrua te mbante ne kurriz kryqin, ne te cilin do te kryqezohej, gjate gjithe rruges per ne kodren e Golgotes. Nga pesha, rrahjet, dhimbjet dhe lodhja, Jezusi rrezohej shpesh nen peshen e kryqit. Prandaj ai u ndihmua nga nje fshatar me emrin Simon nga Kirena (Marku 15,21). Jezusi u kryqezua se bashku me dy keqberes te tjere ne kodren e Golgotes, atehere para mureve te qytetit te Jeruzalemit. Kjo menyre vrasjeje makabre, ishte per ate kohe, ne Perandorine romake e zakonshme per kryengrites, skllever te arratisur dhe banore pa qytetari romake. Ajo duhej te frikesonte njerzit dhe deshmitaret per pjesemarrjen ne kryengritje. Kryqezimi mendohej nga judenjte si mallkim nga Zoti per perdhosesit e tij ( Deutoronimi 21,23; Gal 3,13), qe flakeshin tej nga populli i perzgjedhur i Zotit. Ai mund te zgjaste dite te tera, gjersa i gozhduari vdiste nga etja ose nga pesha e tij trupore. Rrefimet para Markut nuk per mendin asnje hollesi, por paraqet vetem ecurine: ne oren e trete,...te katerten,... te nenten.... Kjo thekson ne Zbulesen (Apokalipsin) judaike (Daniel 7,12) planin e paravendosur te Perendise.

[redaktoni] Ringjallja dhe Ngjitja në qiell

Sipas ungjijve, Jezusi u ringjall diten e trete pas kryqëzimit te tij. Ungjilli i Mateut rrefen qe nje engjell u shfaq prane varrit te Jezusit dhe njoftoi ringjalljen e tij gruas qe shkoi tek varri i tij per t´i bere sherbimet e fundit. Sipas Lukes ishin dy engjej qe rrinin tek varri i Jezusit, dhe sipas Markut ishte nje djalosh i veshur me te bardha. Marku pohon se ne mengjesin e ringjalljes se tij, Jezusi iu shfaq me pare Maria Magdalenes (Mark 16:9). Gjoni pohon se kur Maria po kerkonte ne varr trupin e mesuesit, dy engjej e pyeten ate perse ajo po qante, kur ajo u rrotullua nuk mundi te rinjihte Jezusin, derisa ai i foli asaj ne emer. (Gjoni 20:11-18).

Veprat e apostujve thote qe Jezusi iu shfaq njerzve te ndryshem ne vende te ndryshme gjate dyzet diteve te tjera. Pak ore pas ringjalljes, ai iu shfaq dy udhetareve ne rrugen per Amvas. Nxenesve te tij te grumbulluar ai iu shfaq atyre mbremjen pas ringjalljes.

Megjithese detyra e tij kishte qene posacerisht per hebrenjte, Jezusi tregohet t´i kete derguar nxenesit e tij te predikojne dhe pagezojne ne te gjithe boten, dhe pastaj hipi ne qiell me ane te nje reje qe e fshehu ate nga syte e tyre. Sipas Veprave te apostujve, Shën Pali e pa Jezusin gjate perjetimit te tij ne rrugen e Damaskut. Jezusi dha fjalen qe do te rikthehej per te permbushur profecite mesianike.

[redaktoni] Historia

[redaktoni] Emri

[redaktoni] Rindërtimi historik i jetës së Jezusit

[redaktoni] Tekste të mundshme të hershme

[redaktoni] Çështja e besueshmërisë

[redaktoni] Ndikime të jashtme në zhvillimin e ungjijve

[redaktoni] Parapritjet (perspektivat) Fetare

[redaktoni] Pikëpamjet e Krishtera

[redaktoni] Pikëpamja Pauline e Krishterë

[redaktoni] Pikepamje të tjera të ngritura nga Krishtërimi i hershëm

[redaktoni] Pikëpamjet Islamike

[redaktoni] Pikëpamjet Judaike

[redaktoni] Pikëpamjet e feve të tjera

[redaktoni] Mendime të tjera mbi Jezusin

[redaktoni] Përplasja kulturore e Jezusit

[redaktoni] Shënime

[redaktoni] Lidhje të jashtme

Static Wikipedia (no images)

aa - ab - af - ak - als - am - an - ang - ar - arc - as - ast - av - ay - az - ba - bar - bat_smg - bcl - be - be_x_old - bg - bh - bi - bm - bn - bo - bpy - br - bs - bug - bxr - ca - cbk_zam - cdo - ce - ceb - ch - cho - chr - chy - co - cr - crh - cs - csb - cu - cv - cy - da - de - diq - dsb - dv - dz - ee - el - eml - en - eo - es - et - eu - ext - fa - ff - fi - fiu_vro - fj - fo - fr - frp - fur - fy - ga - gan - gd - gl - glk - gn - got - gu - gv - ha - hak - haw - he - hi - hif - ho - hr - hsb - ht - hu - hy - hz - ia - id - ie - ig - ii - ik - ilo - io - is - it - iu - ja - jbo - jv - ka - kaa - kab - kg - ki - kj - kk - kl - km - kn - ko - kr - ks - ksh - ku - kv - kw - ky - la - lad - lb - lbe - lg - li - lij - lmo - ln - lo - lt - lv - map_bms - mdf - mg - mh - mi - mk - ml - mn - mo - mr - mt - mus - my - myv - mzn - na - nah - nap - nds - nds_nl - ne - new - ng - nl - nn - no - nov - nrm - nv - ny - oc - om - or - os - pa - pag - pam - pap - pdc - pi - pih - pl - pms - ps - pt - qu - quality - rm - rmy - rn - ro - roa_rup - roa_tara - ru - rw - sa - sah - sc - scn - sco - sd - se - sg - sh - si - simple - sk - sl - sm - sn - so - sr - srn - ss - st - stq - su - sv - sw - szl - ta - te - tet - tg - th - ti - tk - tl - tlh - tn - to - tpi - tr - ts - tt - tum - tw - ty - udm - ug - uk - ur - uz - ve - vec - vi - vls - vo - wa - war - wo - wuu - xal - xh - yi - yo - za - zea - zh - zh_classical - zh_min_nan - zh_yue - zu -

Static Wikipedia 2007 (no images)

aa - ab - af - ak - als - am - an - ang - ar - arc - as - ast - av - ay - az - ba - bar - bat_smg - bcl - be - be_x_old - bg - bh - bi - bm - bn - bo - bpy - br - bs - bug - bxr - ca - cbk_zam - cdo - ce - ceb - ch - cho - chr - chy - co - cr - crh - cs - csb - cu - cv - cy - da - de - diq - dsb - dv - dz - ee - el - eml - en - eo - es - et - eu - ext - fa - ff - fi - fiu_vro - fj - fo - fr - frp - fur - fy - ga - gan - gd - gl - glk - gn - got - gu - gv - ha - hak - haw - he - hi - hif - ho - hr - hsb - ht - hu - hy - hz - ia - id - ie - ig - ii - ik - ilo - io - is - it - iu - ja - jbo - jv - ka - kaa - kab - kg - ki - kj - kk - kl - km - kn - ko - kr - ks - ksh - ku - kv - kw - ky - la - lad - lb - lbe - lg - li - lij - lmo - ln - lo - lt - lv - map_bms - mdf - mg - mh - mi - mk - ml - mn - mo - mr - mt - mus - my - myv - mzn - na - nah - nap - nds - nds_nl - ne - new - ng - nl - nn - no - nov - nrm - nv - ny - oc - om - or - os - pa - pag - pam - pap - pdc - pi - pih - pl - pms - ps - pt - qu - quality - rm - rmy - rn - ro - roa_rup - roa_tara - ru - rw - sa - sah - sc - scn - sco - sd - se - sg - sh - si - simple - sk - sl - sm - sn - so - sr - srn - ss - st - stq - su - sv - sw - szl - ta - te - tet - tg - th - ti - tk - tl - tlh - tn - to - tpi - tr - ts - tt - tum - tw - ty - udm - ug - uk - ur - uz - ve - vec - vi - vls - vo - wa - war - wo - wuu - xal - xh - yi - yo - za - zea - zh - zh_classical - zh_min_nan - zh_yue - zu -

Static Wikipedia 2006 (no images)

aa - ab - af - ak - als - am - an - ang - ar - arc - as - ast - av - ay - az - ba - bar - bat_smg - bcl - be - be_x_old - bg - bh - bi - bm - bn - bo - bpy - br - bs - bug - bxr - ca - cbk_zam - cdo - ce - ceb - ch - cho - chr - chy - co - cr - crh - cs - csb - cu - cv - cy - da - de - diq - dsb - dv - dz - ee - el - eml - eo - es - et - eu - ext - fa - ff - fi - fiu_vro - fj - fo - fr - frp - fur - fy - ga - gan - gd - gl - glk - gn - got - gu - gv - ha - hak - haw - he - hi - hif - ho - hr - hsb - ht - hu - hy - hz - ia - id - ie - ig - ii - ik - ilo - io - is - it - iu - ja - jbo - jv - ka - kaa - kab - kg - ki - kj - kk - kl - km - kn - ko - kr - ks - ksh - ku - kv - kw - ky - la - lad - lb - lbe - lg - li - lij - lmo - ln - lo - lt - lv - map_bms - mdf - mg - mh - mi - mk - ml - mn - mo - mr - mt - mus - my - myv - mzn - na - nah - nap - nds - nds_nl - ne - new - ng - nl - nn - no - nov - nrm - nv - ny - oc - om - or - os - pa - pag - pam - pap - pdc - pi - pih - pl - pms - ps - pt - qu - quality - rm - rmy - rn - ro - roa_rup - roa_tara - ru - rw - sa - sah - sc - scn - sco - sd - se - sg - sh - si - simple - sk - sl - sm - sn - so - sr - srn - ss - st - stq - su - sv - sw - szl - ta - te - tet - tg - th - ti - tk - tl - tlh - tn - to - tpi - tr - ts - tt - tum - tw - ty - udm - ug - uk - ur - uz - ve - vec - vi - vls - vo - wa - war - wo - wuu - xal - xh - yi - yo - za - zea - zh - zh_classical - zh_min_nan - zh_yue - zu

Static Wikipedia February 2008 (no images)

aa - ab - af - ak - als - am - an - ang - ar - arc - as - ast - av - ay - az - ba - bar - bat_smg - bcl - be - be_x_old - bg - bh - bi - bm - bn - bo - bpy - br - bs - bug - bxr - ca - cbk_zam - cdo - ce - ceb - ch - cho - chr - chy - co - cr - crh - cs - csb - cu - cv - cy - da - de - diq - dsb - dv - dz - ee - el - eml - en - eo - es - et - eu - ext - fa - ff - fi - fiu_vro - fj - fo - fr - frp - fur - fy - ga - gan - gd - gl - glk - gn - got - gu - gv - ha - hak - haw - he - hi - hif - ho - hr - hsb - ht - hu - hy - hz - ia - id - ie - ig - ii - ik - ilo - io - is - it - iu - ja - jbo - jv - ka - kaa - kab - kg - ki - kj - kk - kl - km - kn - ko - kr - ks - ksh - ku - kv - kw - ky - la - lad - lb - lbe - lg - li - lij - lmo - ln - lo - lt - lv - map_bms - mdf - mg - mh - mi - mk - ml - mn - mo - mr - mt - mus - my - myv - mzn - na - nah - nap - nds - nds_nl - ne - new - ng - nl - nn - no - nov - nrm - nv - ny - oc - om - or - os - pa - pag - pam - pap - pdc - pi - pih - pl - pms - ps - pt - qu - quality - rm - rmy - rn - ro - roa_rup - roa_tara - ru - rw - sa - sah - sc - scn - sco - sd - se - sg - sh - si - simple - sk - sl - sm - sn - so - sr - srn - ss - st - stq - su - sv - sw - szl - ta - te - tet - tg - th - ti - tk - tl - tlh - tn - to - tpi - tr - ts - tt - tum - tw - ty - udm - ug - uk - ur - uz - ve - vec - vi - vls - vo - wa - war - wo - wuu - xal - xh - yi - yo - za - zea - zh - zh_classical - zh_min_nan - zh_yue - zu