Nikolo Makiaveli
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Nikolo Makiaveli (Niccolò Machiavelli, Firence, 3 maj 1469 – 21 qershor 1527) ka qenë vëzhguesi më i rrepte i ngjarjeve e i dokeve të kohës së tij por edhe një studiues i kujdesshëm i së kaluarës. Ai ishte muzikant, historian,poet, filozof, politikan dhe dramaturg. Makiaveli ishte edhe një figurë kryesore e Rilindjes dhe zhvillimit të realizmit.
Pas një kohe studimesh të tendosura, në vitin 1498 hyri në jetën politike si sekretar i republikës . Është autori i veprës së famshme Il Principe ("Princi").
Gjatë viteve të jetës së tij politike (1498 - 1512) pati mundësi të njihte ambasadorë, politikanë, princa dhe të studiojë me themel zhvillimin e ngjarjeve.
Sëbashku me Leonardo da Vinçin mendohet si një shembull tipik i njeriut të rilindjes. Ky përcaktim - sipas shumë njerzve - veçorizon në mënyrë më të kryer qoftë njeriun ashtu edhe letrarin dhe jo emërtimin makiavelizëm, që ka hyrë për tjetër gjë në gjuhën e tanishme për të treguar një mençuri dhe një mprehtësi të mendimit kurdoherë të hollë e kulmor.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Jetëshkrimi
[redaktoni] Veprat
[redaktoni] Makiaveli dhe Rilindja
[redaktoni] Kuptimi rrethor i historisë
[redaktoni] Stili
[redaktoni] Thënie
- "Ku është njeriu, aty dyshohet më tepër".
- "Të qeverisësh do të thotë të bësh të besojnë". ("Princi")