Ebooks, Audobooks and Classical Music from Liber Liber
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z





Web - Amazon

We provide Linux to the World


We support WINRAR [What is this] - [Download .exe file(s) for Windows]

CLASSICISTRANIERI HOME PAGE - YOUTUBE CHANNEL
SITEMAP
Audiobooks by Valerio Di Stefano: Single Download - Complete Download [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Alphabetical Download  [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Download Instructions

Make a donation: IBAN: IT36M0708677020000000008016 - BIC/SWIFT:  ICRAITRRU60 - VALERIO DI STEFANO or
Privacy Policy Cookie Policy Terms and Conditions
Kosova - Wikipedia

Kosova

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës kanë filluar. Në artikullin Pavarsia e Kosovës mund të lexoni më shumë.


Kosova UNMIK Kosovo
OKB Protektorat
Vendndodhja -Kosova
Gjuhë zyrtare Shqip,Serbisht
Anglisht 1
Kryeqyteti Prishtina
Sistemi Republikë2
President Fatmir Sejdiu
Kryeministër Agim Çeku
Sipërfaqja
 -totale
 -ujore

10,887  km²  - ( -ta)
 %
Popullsia
 - Totale
 - Dendësia

2 100 000 (2004)   - ( -ta)
175 b. / km²
Monedha Euro
Zona kohore UTC + 01:00, verës + 02:00
Pavarësia
 nga Jugosllavia
2 korrik 1990 - (shpallur)
10 Qershor 19993
Festa nacionale 28 Nëntori
OKB nga 10 Qershor 19994
Himni kombëtar Hymni i Flamurit5
Prefiksi telefonik +381
1.Përdoret si zyrtare në administratën e UNMIK-ut
2. Sipas Rez. 1244 ndërtohet Republikë Parlamentare
3.Ndërhyrja e OKB-së.
4.Protektorat i OKB-së
5.Himni Kombëtar Shqiptar konsiderohet si i tillë edhe në Kosovë
redaktoni

Kosova, është rajon në jugperëndim të Ballkanit dhe kufizohet në veri me Serbinë, në jug me Maqedoninë dhe në përendim me Republikën e Shqipërisë dhe Malin e Zi. Kosova ishte një krahinë e Republikës së Serbisë me okupim (1946-1968), pastaj një krahinë autonome e Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë (1968-1989), krahinë e okupuar e Republikës së Serbisë (1989-1999), ndërsa tani është e vendosur nën administrim të Kombeve të Bashkuara, gjegjësisht nën Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) prej qershorit 1999.

Kosova është e krijuar nëpër fushë malore të Fushës së Kosovës dhe nga grupe malesh molare që e rrethojnë: rrethimi Bjeshkët e Nëmuna dhe të maleve të Sharrit, që lartësohen deri në 2 640 m. Shumica e pjesëve te saj është në më shumë se 500 m lartësi mbidetare; ka 3 lumenj: Llapi, Ibri dhe Drini i Bardhë. Edhe pse ka gjithë këtë pasurin në minerale (shtresë e rëndësishme me plumb, zink, linjit, nikel dhe magnezit), në një kohë të gjatë Kosova ishte një ndër rajonet më të varfëra të Evropës.

Prodhimet kryesore bujqësore janë misri, gruri dhe elbi, patatet, kumbullat dhe duhani; druri është prodhim me shumicë. Në Kosovë gjithashtu vërehet prania e hortikulturës dhe të vitikultures së ndryshme. Blegtoria, si ajo e kaut dhe ovinit është aktivitet madhështor në bjeshkët e Kosovës.

Qytetet e mëdha janë Prishtina, kryeqyteti, Prizereni, Mitrovica dhe Peja, kjo e fundit është edhe selia e kishes ortodoxe (1557-1766). Shumicë e popullsisë janë shiptarët me 90 %, dhe pakicat serbët me 8 %, pakicat tjera 2 % . Me 1 Janar 2002, valuta evropiane euro është valutë zyrtare në Kosovë.

H U N G A R I A
R U M A N I A
BULLGARIA
MAQEDONIA
SHQIPËRIA
KROACIA
BOSNJA
dhe
HER CEGOVINA
VOJVODINA
M A L C I A
SERBIA
S a n x h a k u
T o p l i c a
redaktoni hartën

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Histori

Historia e Kosovës
Dardania
Mesjeta
Per. Osmane
Shqipëria
Jugosllavia
Republika
Kosova
Vilajet i Kosovës 1877
Zmadho
Vilajet i Kosovës 1877
Artikulli kryesor : Historia e Kosovës

Afeksioni Romak

Është vërtetuar se Ilirët, stërgjyshërit e shqiptarëve të sotëm, kanë qenë popull vendas në gadishullin e Ballkanit, gjithashtu edhe fisi Ilir i Dardanëve i cili popullonte Dardaninë antike, Kosovën e sotme. Territoret e Ilirisë antike, përbëheshin edhe nga trevat e Dardanisë (Kosovës së sotme) si dhe të një pjese të Maqedonisë antike. E tëra përfundoi me shtrirjen e Perandorisë Romake, me okupimin dhe aneksimin, një nga një, të territoreve të mbretërive të fiseve. Qysh në shekullin VIII (e.r), ato fise Ilire filluan edhe të "romanizohen" nga perandoria Bizantine-Romake.

[redaktoni] Politika

[redaktoni] Kushtetuta e Kosovës

Artikulli kryesor: Kushtetuta e Kaçanikut

Kushtetuta e Kosovës është baza e Republikës së Kosovës. Kushtetuta e Kaçanikut e cila është nxjerrë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 10 shtator 1990 është e bazuar në Deklaraten e Pavarësisë të shpalluar më 2 korrik 1990. Pas luftës që populli shqiptar i Kosovës ka pasur me Okupatorët Serbë të prirë nga qeveria e Sllobodan Millosheviqit dhe Armata Popullore e Jugosllavisë dhe ndërhyrjes së NATO-s OKB-së në konflikt, banorët e Kosovës edhe përkundër presioneve nga administruesit e dërguar nga OKB-ja punojnë për ta zbatuar plotësisht në teritorin e Kosovës. Kjo mbarëvajtje një mënyrë a tjetren pengohet nga Republika e Serbisë. Momentalisht në fuqi është Korniza Kushtetute e Kosovës.

[redaktoni] Marëdhëniet e jashtme

Marrëdhëniet e jashtme nuk janë nën kompetencat e IPVQ-ve por janë kompetencë e rezervuar e UNMIK-ut gjegjësisht të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (PSSP-së). Dokumente të udhëtimit të leshuara nga UNMIK-u njihen nga më se 100 shtete të botës. Mirëpo këto dokumente udhëtimi në teritorin e Serbisë nuk vlejnë, ndersa ne teritorin e Malit Zi varresishte prej personelit te administrates Malazeze ato edhe pranohen. Qe nga viti 2000, Kosova ka nenshkruar disa marrëveshje, kryesisht ekonomike, me vendet e Ballkanit.

[redaktoni] Rregullimi i brendshëm

Artikulli kryesor: Misioni i Organizatës Kombeve të Bashkuara në Kosovë - UNMIK

Kosova, në bazë të Rezolutës 1244 është nën Protektoriatin e Këshillit Sigurimit të Organizatës Kombeve të Bashkuara, çka nënkupton Administrim të përkohshëm të Kosovës nga kjo organizatë e cila këtë e bënë me Misionin e saj në Kosovë të njohur me shkurtesen UNMIK. Misioni i Organizatës Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) udhëhiqet nga Autoriteti i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së .

Artikulli kryesor: Institucionet e Përkohëshme

Mirëpo, me kalimin e kohës, sipas Rezolutës 1244, UNMIK-u kishte për detyrë dhe i ndihmoi vendorët në krijimin e Institucioneve të Përkohëshme Vetqeverisëse të Kosovës (IPVQ), së pari me formimin e Këshillit Përkohshëm Administrativ-(KPA), ku ishin të përfaqësuara të gjitha grupet politike dhe bashkësitë etnike që jetojnë në Kosovë. Në vitin 2001 nxjerr Kornizën Kushtetuese të Kosovës, dokument i cili është miratuar me konsenzus në mes të strukturave ndërkombtare dhe UNMIK-ut në njëren anë dhe atyre vendore të KPA-së. Në bazë të Kornizës Kushtetuese fillon ndërtimi i institusioneve vendore si dhe funksionalizimi dhe demokratizimi i tyre nën mbikqyrjen ndërkombëtare. Njihet e drejta për krijimin e institucioneve vetëqeverisëse, si ato qendrore ashtu edhe lokale, përmes zgjedhjeve të lira dhe votës së lirë të qytetarëve për të dy nivelet e pushtetit.

Kosova fiton të drejtën që të ketë Presidentin e Kosovës (me Kabinetin e Presidentit), Parlamentin e Kosovës (të përbërë nga 120 ulëse, 100 ulëse për deputetët e zgjedhur nga vota e lirë, ndërsa, pavarësisht nga rezultatet e zgjedhjeve dhe numrit të fituar të votave, 10 ulëse janë të rezervuara për deputet e minoritetit serb si dhe 10 të tjera të rezervuara për minoritetet tjera si turq, egjiptas, boshnjak, ashkali, rom etj.). Kryetari dhe Kryesia e Parlamentit, Komisionet dhe Grupet parlamentare), dhe Qeverinë e Kosovës, (Kryeministri, ministrat dhe zëvendës ministrat). Funksionarët e këtyre institucioneve do të jenë të zgjedhur me votën e lirë të kosovarëve si dhe, njëkohësisht, edhe të pranuara nga UNMIK-u.

Artikulli kryesor: Zgjedhjet parlamentare

Deri tani Kosova ka kaluar nëpër dy palë zgjedhje qendrore dhe lokale, të vlersuara nga strukturat dhe vëzhguesit ndërkombtarë si mjaft të suksesëshme dhe demokratike. Pas zgjedhjeve të para në nivel qendrorë, pushteti udhëhiet nga Koalicioni i gjërë-gjithpërfshirës (partitë më të mëdha politike si dhe minoritarët), ndërsa, pas zgjedhjeve të dyta të mbajtura gjat vitit 2004, koalicioni qeverisës përbëhet nga LDK dhe AAK, ndërsa partitë tjera siq janë: PDK, ORA, PLK, PD, LPK mbeten në opozitë, ndërsa partitë politike të minoriteteve përfaqësohen sipas vendeve të rezervuara për ta sipas Kornizës Kushtetuese.

Artikulli kryesor: Agjensioni Kosovar i Mirëbesimit

Në fushën e drejtësisë, ekonomisë (AKM-Agjensioni Kosovar i Mirëbesimit për privatizimin e pronës dhe ndërmarrjeve shoqerore), policise, dhe në doganat përgjegjësitë janë pjesërisht të bartura te vendorët.

Artikulli kryesor: Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe Shërbimi Policor i Kosovës

Mbrojtja, siguria dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, tani për tani, janë e drejtë e rezervuar e UNMIK-ut. Në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë janë duke u funksionalizuar dhe pavarësuar, hap pas hapi, edhe institucionet vendore si TMK (Trupat Mbrojtëse të Kosovës) dhe SHPK (Shërbimi Policor i Kosovës), të cilat janë nën përkujdesin dhe mbikqyrjen e strukturave të UNMIK-ut, por të udhëhequra nga vendorët.

Artikulli kryesor: Standarti Demokratik në Kosovë

Kosova si një vend multietnik dhe multikonfesional, demokratik dhe i barabartë për të gjithë dhe stabil është në prosperitet të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe me perspektivë në integrimet euro-atlantike. E drejta në kthim, në pronë, në lëvizje të lirë dhe në krijimin e një mjedisi të shëndoshë dhe tolerant për të gjithë qytetarët e Kosovës, janë disa prej parakushteve që duhet të plotësohen, si nga institucionet ashtu edhe nga popullsia shumicë e Kosovës, në menyrë që, sa më parë, me Standarte të arrihet edhe Pavarsia si status i vetëm për Kosovën. Viti 2005 paraqet fillimin e mbarimit të çështjes në zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Kosova e pavarur është zgjidhja e vetme që garanton stabilitet të qëndrueshëm në tërë regjionin e Ballkanit, sepse, vetëm të barabartë mund të hyjmë në Evropën e bashkuar.(E-04-OA)

[redaktoni] Presidenti i Kosovës

Artikulli kryesor President i Kosovës

[redaktoni] Kryeministri i Kosovës

Artikulli kryesor Kryeministri i Kosovës

[redaktoni] Gjeografia

Artikulli kryesorë : Gjeografia e Kosovës

[redaktoni] Rajonet e Kosovës

Artikulli kryesor: Njësitë Administrative
Venbanimet e Kosovës: Vendbanime në Kosovë

[redaktoni] Ekonomia

Artikulli kryesor : Ekonomia e Kosovës
Oda Ekonomike e Kosovës ose shkurtesa OEK'''

OEK-ja është organizatë profesionale jofitimprurëse dhe subjekt juridik i pavarur i Kosovës. Selia e OEK-së është në Prishtinë, dhe ajo udhëhiqet nga Besim Beqaj.

[redaktoni] Demografia

Demografia e Kosovës
Ilirët
Dardanët
Dyndja sllave
Per. Osmane
Shqipëria
Kolonizimi
Republika
Kosova
  • Popullsia Gjithsejt 2 100 000 (vlerësim nga M. Limani-1992)
  • Dendësia e Popullsisë 175 p/km2
  • Grupet Etnike
    • Shqiptarë 95%
    • Serb 3 deri 4%
    • Grupet tjera etnike 1 deri 2%
  • Shpërndarja sipas moshës
    • 0-14 vjet 33%
    • 15-64 vjet 61%
    • 65 e me të vjetër 6%

[redaktoni] Kultura & Arti

Artikulli kryesor: Arsimi në Kosovë

Mësimi në shkollat fillore në Kosovë mbahet në pesë gjuhë: në gjuhën shqipe, serbe, boshnjake, turke dhe kroate.

[redaktoni] Të tjera

Telekomunikacioni në Kosovë : PTK - RTK - KosovaLive - KosovaPress - RTV 21 - QIK
Transporti në Kosovë : Kosova Airlines - Air Prishtina - Kosovatrans - Hekurudhat e Kosovës
Ushtria : TMK - SHPK
Turizmi në Kosovë : Brezovica - Banja e Kllokoti - Banja e Burimit
Qeveria e Kosovës - http://www.ks-gov.net/pm/
Kryetari i Kosovës
Parlamenti i Kosovës - http://kuvendikosoves.org/
Ministria e Kosovës - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
Commons:Category
Wikimedia Commons gjeni më shumë në kategorinë:

[redaktoni] Shiko edhe këtë

[redaktoni] Lidhje të jashtme

Our "Network":

Project Gutenberg
https://gutenberg.classicistranieri.com

Encyclopaedia Britannica 1911
https://encyclopaediabritannica.classicistranieri.com

Librivox Audiobooks
https://librivox.classicistranieri.com

Linux Distributions
https://old.classicistranieri.com

Magnatune (MP3 Music)
https://magnatune.classicistranieri.com

Static Wikipedia (June 2008)
https://wikipedia.classicistranieri.com

Static Wikipedia (March 2008)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com/mar2008/

Static Wikipedia (2007)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com

Static Wikipedia (2006)
https://wikipedia2006.classicistranieri.com

Liber Liber
https://liberliber.classicistranieri.com

ZIM Files for Kiwix
https://zim.classicistranieri.com


Other Websites:

Bach - Goldberg Variations
https://www.goldbergvariations.org

Lazarillo de Tormes
https://www.lazarillodetormes.org

Madame Bovary
https://www.madamebovary.org

Il Fu Mattia Pascal
https://www.mattiapascal.it

The Voice in the Desert
https://www.thevoiceinthedesert.org

Confessione d'un amore fascista
https://www.amorefascista.it

Malinverno
https://www.malinverno.org

Debito formativo
https://www.debitoformativo.it

Adina Spire
https://www.adinaspire.com