Ebooks, Audobooks and Classical Music from Liber Liber
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z





Web - Amazon

We provide Linux to the World


We support WINRAR [What is this] - [Download .exe file(s) for Windows]

CLASSICISTRANIERI HOME PAGE - YOUTUBE CHANNEL
SITEMAP
Audiobooks by Valerio Di Stefano: Single Download - Complete Download [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Alphabetical Download  [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Download Instructions

Make a donation: IBAN: IT36M0708677020000000008016 - BIC/SWIFT:  ICRAITRRU60 - VALERIO DI STEFANO or
Privacy Policy Cookie Policy Terms and Conditions
Podujeva - Wikipedia

Podujeva

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë



Podujeva
Emblema Vendndodhja
Qendra e qytetit
Statistika
Popullsia
-dendësia
131,300* banorë
207 banorë/km²
Sipërfaqja 633 km²
Administrata
Shteti Kosovë
Qarku Prishtinë
Adresa e kuvendit ?
Posta 11000
Prefiksi telefonik 038
Faqe zyrtare KK Podujevë
Politika
Kryetar Agim M. Kikaj
Partia udhëheqëse LDK
* Përafërsisht


Podujeva është qytet në pjesën veri-lindore të Kosovës. Podujeva shtrihet ne fushgropen e Llapit, pjesët kodrinore-malore të malit të Albanikut në perëndim dhe maleve lindore kosovare në lindje.

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Histori dhe Ekonomi

Organizimi i tanishëm administrativ i komunës daton nga vitet e 60-ta. Është vlerësuar se zhvillimin më të hovshëm shoqëror ekonomik Podujeva e ka arritur në vitet e 80-ta. Në këtë periudhë veprimtarinë e vet e kanë zhvilluar 16 organizata ekonomike shoqërore me rreth 2.500 punëtorë. Gjatë viteve të 90-ta u themeluan rreth 200 ndërmarrje me kapital privat, kryesisht nga lëmi i tregtisë e shërbimeve. Gjatë luftës të gjitha këto ndërmarrje u shkatërruan. Pasojat ekonomike të konfliktit të fundit kanë qenë të rënda dhe kanë rezultuar shkatërrimin e kushteve ekonomike të shumë ndërmarrjeve në pronësi shoqërore. Derisa shumica e këtyre ndërmarrjeve ndërprenë marrjen me tregti, në ato të cilat kanë mbetur janë të punësuar përafërsisht 400 persona. Dëmet që ka pësuar komuna e Podujevës në luftën e fundit kapin shumën prej rreth 350 milionë €. Në periudhën e pasluftës, qoftë me ndihmën e donatorëve, por më tepër me financim vetanak, ka filluar veprimtaria ekonomike dhe, sipas evidencës, janë të regjistruara 2,251 biznese, kryesisht në fushën e tregtisë dhe të shërbimeve.

[redaktoni] Gjeografi

Komuna e Podujevës shtrihet në pjesën veri-lindore të Kosovës dhe përbëhet nga fushgropa e Llapit, pjesët kodrinore-malore të malit të Albanikut në perëndim dhe maleve lindore kosovare në lindje. Komuna e Podujevës përbëhet nga 78 fshatra, duke përfshirë edhe qytetin e Podujevës. Në aspektin komunikativ paraqet një transversale të rëndësishme përmes së cilës kalon magjistralja që lidh Kosovën me pjesët tjera të Gadishullit Ilirik (Ballkanik). Kufizohet me pesë komuna të tjera. Komuna ka një pozitë me të vërtetë strategjike dhe ka lidhje të rëndësishme transporti: autostradën dhe hekurudhën rajonale. Aeroporti është vetëm 40 km larg nga komuna, ndërsa në komunë është liqeni më i madh në Kosovë, Liqeni i Batllavës. Komuna e Podujevës ka sipërfaqe prej 633 km2 me mbi 120 mijë banorë. Shumica e banorëve i takojnë moshës së re nën 25 vjeçare. Shumica e popullsise jane shqipetar.

[redaktoni] Kufiri

Kufiri zyrtar me shtete tjera gjendet ne Mërdarë, eshte kufiri ndermjet Kosovës dhe Serbisë. Ne kete kufi kalonjnë shumica e Kosovareve qe vijne nga bota e jashtme ne vendlindje. Poashtu nepermjet atij kufiri hyne shume mallra nga shtetet fqinje dhe me large.

[redaktoni] Demografia

Shiko : Lista e ardhacakëve - Podujevë
Përbërja etnike
Viti/Etnia Shqiptar  % Serb  % Ashkali/Romë  % Total
1991 regj.(1) 89,290 98.1 1,521 1.3 223 0.2 91,011
Januar 1999 120,000* 98 1,600 * 1 1,200* 1 122,000*
Tani (2005) 130,200* 99.1 27 1,067 0.8 131,300*
*.Përafërsisht (1) 1999 census data, Municipality. It is noted that the 1991 census was highly politicised and is thus unreliable.
Ref: OSCE (PDF/HTML)

[redaktoni] Kultura

Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Podujevës ka pasur 14 biblioteka publike me 143.067 libra, derisa 13 nga degët e saj në vend kanë pasur 100.655 libra, por zhjarri i "dorës së zezë" serbe gjatë kësaj kohe dhe luftës ka djegur 10 biblioteka të kësaj komune, duke përfshirë edhe bibliotekën qendrore me 124.9777 libra. Së këndejmi, komuna e Podujevës sot (tetor 1999) ka vetëm tre degë (shumë të dëmtuara) me 18.090 libra.

Llapjanet kane treguar gjithmone nje interes te madh per kontribiar ne art dhe kulture. Ne teatrin e qytetit kane dale shune here edhe shfaqje e drama, qe jane pelqyar nga e tere Kosova. Shume Artist, Kengetar dhe figura Politike kane origjine nga Llapi. Sipas Drejtoris për Arsim, komuna e Podujevës aktualisht ka 43 shkolla, nga të cilat 30 fillore, 3 të mesme dhe 1 parashkollor. Numri i mësuesve është 1,087, kurse nr. i nxënsve është 20,528. Numri mesatar i nxënsve për 1-msues është 19. Numri i përsonave me shkollë të lart dhe fakultet është 2587, në shkollim të mesëm 6,934 me shkollë fillore 828.

[redaktoni] Media

[redaktoni] Sport

Podujeva ka klube ne superligën e Kosovës:

Podujeva ka ekipe të ndryshme sportive si: Futboll, Basketboll, Hendboll, Notim, Atletik, Karate, etj. Klubi i karates ka korrur suksese internacionale. Futbolleri kosovar i famshem ne ish-Jugosllavi Fadil Vokrri eshte lindur ne fshatin Sfeçël afer Podujeves.

[redaktoni] Politik

Komuna e Podujeves administrohet nga LDK. Në këtë komunë eshte punuar shume per levizjen e lire te minoriteteve dhe jane krijuar shume organizata te cilat ndihmojn ne kete proces. Zgjedhjet lokale dhe nacionale kan kaluar ne pergjithesi pa probleme.

[redaktoni] Personalitete nga regjioni

[redaktoni] Lufta

ZOLL lufta e apo beteja e parë është zhvillua më 15 shtator 1998 në fshatin Dobratin ku preja asaj dite ka dal UÇK publikisht në Llap ku së pari ishte vendos në fashtin Dobratin dhe pastja edhe në fashtrat tera të Llapi.

Zona Operative e Llapit
Zahir Pajaziti
Themeluesi
Ali Ajeti Mehmet Ejupi Afrim Zhitia Fahri Fazliu Rrustem Mustafa
Komandant "Remi"
Latif Gashi
Komandant "Lata"
Agron Rrahmani Besim Latifi Bahri Fazliu Bedri Ahmeti Besnik Restelica
Hyzeri Talla Hysen Fazliu
Komandant "Ceni"
Isa Havolli Ismet Cakiqi Mehmet Visoka Elfete Humolli
Jetullah Islami
Komandant "Jeta"
Xhemajl Mustafa Bedri Bajrami Rafet Halimi Skender Monolli Sadat Cakiqi
Selim Obrança Gjemshit Duriqi Rexhep Gashi

[redaktoni] Politika

  • Muhamet Latifi

[redaktoni] Sporti

[redaktoni] Muzika

  • Afrim Muqiçi
  • Besiana Mehmeti
  • Edona Llalloshi
  • Enver Batllava
  • Gili
  • Ganimete Jashanica
  • Ismet Bugujevci
  • Nysret Muqiçi
  • Sabri Fejzullahu

[redaktoni] Shkenca/Arsimi

Bajram Krasniqi, Dr. Shefki Sejdiu, Dr. Fatmir Sejdiu, Dr. Sabri Hamiti, Dr. Zejnullah Rrahmani, Dr. Izber Hoti, Dr. Fehmi Pushkolli, Dr. Hakif Bajrami, Dr. Fetah Podvorica, Dr. Hamdi Podvorica, Dr. Kujtim Rrahmani, Dr. Hashim Maloku, Dr. Hajredin Ukelli, Dr. Rifat Blaku, Dr. Murat Blaku, Dr. Rexhep Gjergji, Dr. Ramadan Zejnullahu, Dr. Hamdi Ramadani, Dr. Osman Zeka, Dr.Naim Shabani

[redaktoni] Të tjera

  • Telekomunikimi zhvillohët me PTK.
  • Transporti nepermjet rrugëve magjistrale.
  • Ushtria. Momentalisht zëvendesohet nga TMK.
  • Pushime behen me se shumti ne Liqenin e Batllavës dhe ne vendet malore, apo edhe ne Rrafshë të Llapit.

[redaktoni] Shiko dhe këtë

  • Foto galeria

[redaktoni] Burim i të dhënave

[redaktoni] Lidhje të jashtme





Our "Network":

Project Gutenberg
https://gutenberg.classicistranieri.com

Encyclopaedia Britannica 1911
https://encyclopaediabritannica.classicistranieri.com

Librivox Audiobooks
https://librivox.classicistranieri.com

Linux Distributions
https://old.classicistranieri.com

Magnatune (MP3 Music)
https://magnatune.classicistranieri.com

Static Wikipedia (June 2008)
https://wikipedia.classicistranieri.com

Static Wikipedia (March 2008)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com/mar2008/

Static Wikipedia (2007)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com

Static Wikipedia (2006)
https://wikipedia2006.classicistranieri.com

Liber Liber
https://liberliber.classicistranieri.com

ZIM Files for Kiwix
https://zim.classicistranieri.com


Other Websites:

Bach - Goldberg Variations
https://www.goldbergvariations.org

Lazarillo de Tormes
https://www.lazarillodetormes.org

Madame Bovary
https://www.madamebovary.org

Il Fu Mattia Pascal
https://www.mattiapascal.it

The Voice in the Desert
https://www.thevoiceinthedesert.org

Confessione d'un amore fascista
https://www.amorefascista.it

Malinverno
https://www.malinverno.org

Debito formativo
https://www.debitoformativo.it

Adina Spire
https://www.adinaspire.com