Ebooks, Audobooks and Classical Music from Liber Liber
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z





Web - Amazon

We provide Linux to the World


We support WINRAR [What is this] - [Download .exe file(s) for Windows]

CLASSICISTRANIERI HOME PAGE - YOUTUBE CHANNEL
SITEMAP
Audiobooks by Valerio Di Stefano: Single Download - Complete Download [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Alphabetical Download  [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Download Instructions

Make a donation: IBAN: IT36M0708677020000000008016 - BIC/SWIFT:  ICRAITRRU60 - VALERIO DI STEFANO or
Privacy Policy Cookie Policy Terms and Conditions
Zveçani - Wikipedia

Zveçani

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë


Zveçani
Figura:- Vendndodhja
Figura:-
Statistika
Popullsia
-dendësia
16,600* banorë
134 banorë/km²
Sipërfaqja 122,4 km²
Administrata
Shteti Kosova
Qarku Mitrovica
Adresa e kuvendit ?
Posta 43000
Prefiksi telefonik 0381 28
Faqe zyrtare s'ka
Politika
Kryetar Dragisha Milloviqi
Partia udhëheqëse DSS
--


Zveçani apo Komuna e Zveçanit ndodhet në pjesë veriore të Kosovës. Kjo komunë është urë lidhëse në mes të Mitrovicës dhe Sanxhakut Tregu i Ri dhe një herit është njëra nga katër komunat e Kosovës e banuar me shumicën Serbe. Komuna kufizohet me Albanikun në lindje, Mitrovicën në jug dhe Zubin Potokun në perëndim. Në maje të malit në pjesën lindore të vendbanimit gjendet manastiri ortodoks serb.

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Pak histori

Për Zveçanin në kohën dardane nuk dihet po thuaj se asgjë përpos se në këtë trevë kanë jetuar fise Ilire. në përgjithësi për Zveçain si vendbanim dihet shumë pakës dhe atë nga burime jo serioze serbe. Por në përgjithësi thuhet se në këtë pjesë kanë qenë të vendosura zakonisht reparte ushtarake që nga koha romake. Gjatë sundimit osman po ashtu në veçanti për Zveçanin si vendbanim nuk ka të dhëna por për pjesën veriore të Kosovës. Nga hartat antike vërehet se kjo pjesë gjatë gjithë historisë ka qenë pjesë e përbashkët e Kosovës së sotshme. Burimet e boshnjakëve të Sanxhakut Trgu i Ri , thonë se kjo pjesë d.m.th pjesa e cila gjendet mbi veriun e Mitrovicës gjatë kohës osmane ka qenë pjesë e Sanxhakut dhe në këtë pjesë kanë qenë të ndërtuara “rrugë tregtare” që kanë shërbyer atë kohë për tregti në mes të Mitrovicës dhe Novi Pazarit. Me gjithë këto pohime ata nuk kanë të dhëna se nga ku flitej për pjesë të Sanxhaku. Para luftës në Kosovë në këtë komunë, qytetarët e sajë si parti udhëheqëse kanë zgjedhur "opozitën" e Millosheviqit, mirëpo ndikimi i partive mbështetëse të Millosheviqit ka qenë me gjithë atë i dukshëm. Pas humbjes së serbëve në Kroaci, qeveria e Millosheviqit ka tentuar disa herë të vendoste familje nga Knini në këtë komunë. Mirëpo pas arritjes së tyre në këtë pjesë që atë botë ishte fuqi baroti, një pjesë e tyre u largua drejtë Serbisë dhe një pjesë ka mbetur aty.

Pas dëbimit të pjesës më të madhe të njësive të armatosura të bandave serbe nga Kosova, banorëve serbë të ardhur nga Knini ju bashkëngjiten edhe serbë nga viset tjera të Kosovës. Tani (2006) Zveçani dhe banorët e saj financohen dy fish. Në njërën anë marrin të ardhura nga qeveria e Kosovës ndërsa në tjetrën anë nga një fond i organizua dhe financuar nga qeveria e Serbisë.

[redaktoni] Gjeografia

Komuna e Zveçanit përfshinë një sipërfaqe prej afro 140 kilometra katrorë dhe ndahet në 18 njësi kadastrave. Serbët thonë se në këtë komunë gjenden 45 katunde, mirëpo ato në të vërtet janë të vogla të klasifikohen si të tilla.

[redaktoni] Ekonomia

Ekonomia e Zveçanit është e lidhur ngushtë me fatin e Trepçës. Pas luftës shkritorja e Trepçës që gjendet në Zveçan punon me një kapacitet prej 5%. Para luftës në këtë shkritore punonin 4,000 punëtorë. Për shkake të ndotjes së lart që shkaktonte kjo shkritore më 14 gusht 2000, administrata e UNMIK-ut ka kufizuar proceset e punës në vetëm prodhimin e baterive. Si do që të jetë në këtë komunë tani (2005) operojnë 57 ndërmarrje dhe 152 shitore. Gjitha veprimtarit në këtë komunë janë private dhe punësojnë rreth 500 vetë.

Si problem ekonomik dhe jetësor i kësaj komune është furnizimi me ujë të pijshëm dhe ndotja e lartë e ajërit dhe ambientit me mbeturina e metale të rënda.

[redaktoni] Demografia

Shiko : Lista e ardhacakëve - Zveçan

Në strukturën e popullsisë së komunës Zveçan përpos ndryshimeve natyrore një rolë të madh kanë luajtur edhe projektet e qeverive të ndryshme Serbe të cilat që nga okupimi i kësaj pjese me qëllim të ndarjen së kësaj pjese nga lidhja tradicionale kulturore me Sanxhakun. Deri më tani ka informata të pakta që mund të përdoren si burime të sakta për numrin e serbëve të prurë në këtë komunë. Kështu nga një burim kuptohet se nga qeveritë serbe janë sjellur banorë nga Serbia. Mirëpo numri i familjeve të vendosura që figuron aty nuk është i plotë. Në këtë dokument qeveritë serbe pranojnë që në kuadër të "reformave agrare" në këtë komunë është vendosur një familje. Sido që të jetë, nga burimet e Sanxhaklive (banorëve jo serb) kjo pjesë ka qenë e banuar nga shqiptarët dhe boshnjakët e sanxhakut që dallojin pak nga ata të Bosnjës. Po ashtu nga këto burime bëhet e ditur që pas largimit të Perandorisë Osmane ka pasur pastrime të mëdha etnike në këtë komunë e cila më parë ishte e zhvilluar dhe luante rolin e një ure lidhëse në mes të Mitrovicës dhe Novi Pazarit.

Si do që të jetë pjesa më e madhe e popullsisë serbe përbëhet nga pasardhësit e luftëtarëve që kanë marrë pjesë në frontin e Selanikut gjatë luftës ballkanike kundër osmanëve. Si shpërblim të këtyre luftëtarëve të quajtur "solunci" qeveria serbe e asaj kohe ju ka dhënë atyre tokat e shqiptarëve.

[redaktoni] Përbërja etnike

Tani në komuna e Zveçanit përfshinë një sipërfaqe prej afro 140 kilometra katrorë dhe ndahet në 18 njësi kadastrave. Serbët thonë se në këtë komunë gjenden 45 katunde, mirëpo ato në të vërtet janë të vogla të klasifikohen si të tilla. Si do që të jetë në hapësirën e komunës gjenden 16,600 familje duke llogaritur këtu 4,000 serbë të ardhur nga pjesë të ndryshme të Kosovës gjatë viti 1999, 250 refugjatë nga Kroacia dhe 300 Romë që thonë se kanë ikur nga Mitrovica në Serbi dhe tani janë kthyer dhe tani jeton (2006) në fshatin Zhitkovac.

Po ashtu thuhet se në këtë komunë janë vendosur gjatë trazirave të Marsit 2004, serbë të ikur nga Sinjara e Mitrovicës (514), Sllatina e Vushtrrisë (48), Obiliqi (35) dhe nga vende tjera (48).

Para ndërhyrjes së NATOS-ë (1999), administrata e Kombeve të Bashkuar gjegjësisht UNHCR ka pasur të dhëna për rreth 12,500 banorë në këtë komunë nga të cilët 95% serbë të Kosovës. Sipas disa burimeve në vetë qendrën e Komunës para luftës kanë jetuar katër familje shqiptare si ndërsa në komunë kanë qenë tri katunde shqiptare: Boletin, Lipë dhe Zhazha.

Përbërja etnike
Viti/Etnia Shqiptar  % Serbë  % Të tjerë  % Të strehuar  % Total
1991 regj.* 1,934 19.3 7,591 75.7 5054 5 0 0 10,030
Janar 1999 2,261 24.5 6,8225 73.9 146 1.6 0 0 9,229
Tani (2005) llog. 350 2.1 12,050 72.6 250 1.5 4,200 25.3 16,600
Burimi:1991 (*Unreliable) Figures: Civil Registration 1991–Population; National Structure of Municipalities (Yugoslav Statistics Bureau, Belgrade, 1993), pages 123-125. 1999 Figures: Kosovo Village List (UNHCR, March 9, 1999). Current figures: Zvečan/Zvecan municipality.
Ref: OSCE .pdf ose .html

[redaktoni] Kultura

Kultura në komunën e Zveçanit është e dominuar nga kisha ortodokse Serbe pasi që popullsia shqiptare është e dëbuar.

Qendra kulturore gjendet në qendër të komunës në të cilën gjendet edhe kinemaja me 400 ulëse. Kjo kinema nuk shfrytëzohet për prezantimin e filmave mirëpo shërben për tubime dhe manifestime politike dhe kulturore. Po ashtu në këtë ndërtesë është edhe baza e radio stacionit lokal Radio Mitrovica e Kosovës. Renovimi i saj herën e fundit është bërë më 2004 nga Qendra e Koordinimit për Kosovë. Tani në këtë objekt gjendet edhe Qendra e të rinjve IMC.

Vitet e fundit janë mbajtur tubimet e piktorëve dhe poetëve të mëdhenjtë të Evropës në Shtatorë. Si do që të jetë aty kanë marrë pjesë piktorë dhe poet nga vendet fqinje si Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja. Ky manifestim i quajtur "Piktorët" është një herit edhe manifestimi më i lartë kulturorë. Manifestimi i fundit i përbashkët i serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës është bërë në Shtëpinë e Kulturës në Mitrovicë më 2004.

[redaktoni] Religjioni

Në territorin e komunës anë e mbanë janë ndërtuar kisha të cilat nga banorët merren për manastire. Në anën tjeter objektet fetare shqiptare janë dëmtuar apo rënuar tërsisht. Objektet më të njohura fetare janë:

  • Manastiri i Sokolicës në krye me Nënën Makarija
  • Kisha e Shën Gjergjit në Zveçan në krye me Milija Arsoviqin, Velimir Stojanoviqin dhe Stanisha Arsiqin
  • Kisha në Korilje (kryen shërbime kishtare) në krye me Mish Mitkiqin
  • Manastiri i Banjës me në krye me Ati Simeon.
  • Kisha ortodokse në Banov Do
  • Kisha ortodokse në Zheromincë (Doljanë)
  • Si dhe në Zhitkvarë a filluar ndërtimi i një kishe të re Ortodokse

[redaktoni] Media

Në Zveçanë emitojnë emisionet e tyre një statcion teliviziv dhe dy radiostacione. Për dashamirët e shtypit përposë gazetae të ardhura nga Serbia banorët përkujdeset edhe një gazetë lokale.

  • TV Most - është një stacion televiziv në gjuhën serbe, pronë e Zvonimir Miladinoviqit.
  • Radio AS - është një radio stacion në gjuhën serbe, pronë e Sllobodan Krstoviqit dhe Lubisha Radovanoviqit.
  • Radio Kosovska Mitrovica - është një radio stacion në gjuhën serbe, pronë e Milan Mihaloviqit .
  • Jedinstvo - është gazeta lokale në gjuhën serbe, pronë e Nada Simiqit

[redaktoni] Politika

Artikulli kryesor: Zgjedhjet lokale - Zveçani

Politika e komunës dominohet nga partitë serbe, partitë shqiptare nuk janë prezentë pos asaj të AAK-së. Para luftës Zveçani ka qenë e vetmja komunë "opozitë" nga gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë. Kështu kjo komunë është udhëhequr që nga 1992-ta nga partitë opozitare dhe deri më tani kuvendi i komunës ka pasur 10 kryetarë i pari i tyre ishte Desimir Pelkoviq si anëtarë i "Iniciativës Qytetare". Mirëpo në të njëjtën kohë SPS dhe SRS kishin një mbështetje të fortë në Zveçan. Marrëdhëniet në mes të prijësve lokal të partive kanë qenë po thuaj se që nga 1992-ta të baraspeshuara. Në asamblenë e kuvendit momental (2006) partia në fuqi ka 13 vende nga gjithsej 27.

[redaktoni] Infrastruktura

Deri vonë pas luftë në komun për "siguri" janë përkujdesur banorët e armatosur të ndihmuar nga bandat serbe të ardhura nga Serbia. Nga mesi i qershorit të 2006, policia e Kosovës e ndihmuar nga forcat e KFOR-it ka filluar që edhe në këto pjesë të marrë kontrollin e plotë dhe të bëjë të mundëshëm kthimin e banorëve. Policia ka shpallur konkurse për punënsim edhe të popullates serbë në rradhët e veta. Si do që të jetë der në këtë kohë për gjendjen e siguris ka shumë pak të dhëna dhe ato që janë vijnë nga bandat serbe me qender në Beograd.

[redaktoni] Të tjera

   * Telekomunikacioni
   * Transporti
   * Pushime

[redaktoni] Shiko dhe këtë

  • Foto galeria

[redaktoni] Burim i të dhënave

[redaktoni] Lidhje të jashtme




Në gjuhë të tjera
Our "Network":

Project Gutenberg
https://gutenberg.classicistranieri.com

Encyclopaedia Britannica 1911
https://encyclopaediabritannica.classicistranieri.com

Librivox Audiobooks
https://librivox.classicistranieri.com

Linux Distributions
https://old.classicistranieri.com

Magnatune (MP3 Music)
https://magnatune.classicistranieri.com

Static Wikipedia (June 2008)
https://wikipedia.classicistranieri.com

Static Wikipedia (March 2008)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com/mar2008/

Static Wikipedia (2007)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com

Static Wikipedia (2006)
https://wikipedia2006.classicistranieri.com

Liber Liber
https://liberliber.classicistranieri.com

ZIM Files for Kiwix
https://zim.classicistranieri.com


Other Websites:

Bach - Goldberg Variations
https://www.goldbergvariations.org

Lazarillo de Tormes
https://www.lazarillodetormes.org

Madame Bovary
https://www.madamebovary.org

Il Fu Mattia Pascal
https://www.mattiapascal.it

The Voice in the Desert
https://www.thevoiceinthedesert.org

Confessione d'un amore fascista
https://www.amorefascista.it

Malinverno
https://www.malinverno.org

Debito formativo
https://www.debitoformativo.it

Adina Spire
https://www.adinaspire.com