Ebooks, Audobooks and Classical Music from Liber Liber
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z





Web - Amazon

We provide Linux to the World


We support WINRAR [What is this] - [Download .exe file(s) for Windows]

CLASSICISTRANIERI HOME PAGE - YOUTUBE CHANNEL
SITEMAP
Audiobooks by Valerio Di Stefano: Single Download - Complete Download [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Alphabetical Download  [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Download Instructions

Make a donation: IBAN: IT36M0708677020000000008016 - BIC/SWIFT:  ICRAITRRU60 - VALERIO DI STEFANO or
Privacy Policy Cookie Policy Terms and Conditions
Lipjani - Wikipedia

Lipjani

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë




Lipjani
Emblema Vendndodhja
Figura:-
Statistika
Popullsia
-dendësia
76,143 banorë
180.4 banorë/km²
Sipërfaqja 422 km²
Administrata
Shteti Kosova
Qarku Prishtina
Adresa e kuvendit Rr. Shqipëria
Posta 14000
Prefiksi telefonik 0381 44
Faqe zyrtare KK Lipjan
Politika
Kryetar Xhevat Olluri
Partia udhëheqëse PDK


Lipjani është qytet në pjesën qendrore të Kosovës. Lipjani ndodhet...


Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Pak histori

Artikulli kryesor Historia e Lipjanit

Si vendbanim, Lipjani njihet që nga periudha romake, por jo si vend i rëndësishëm. Qytet me rëndësi dhe kryqëzim i rëndësishëm i rrugëve ishte Ulpiana, e cila ndodhej në verilindje në largësi rreth 10 km nga Lipjani. Lipjani, në periudhën romake ishte kryesisht një vendbanim i vogël në rrugën për në Lissum. Identifikimi i Lipjanit me emrin Ulpiana më vonë është vërtetuar edhe me zbulimet e gërmadhave të vendbanimeve të antikës së vjetër dhe të periudhës bizantine në Lipjanin e sotëm.

Nga antika e vjetër emri Lypenion, Lypiana padyshim vihet deri te emri i tashëm Lipjan. Ky vendbanim shtrihet në pjesën qendrore të Kosovës, përrreth luginës së lumit Sitnicë, qyteti ishte i vogël deri në vitin 527, kurë ka pasur emrin Ulpiana. Nën themelet e kishës së vjetër në këtë pjesë të qytezës janë zbuluar themelet e bazilikës bizantine, ndërsa nga vet Lipjani janë të njohura disa monumente - epigrafe, prej të cilave vërtetohen të dhënat për ekzistimin e Ulpianës.

Me zhvillimin e industrisë – minierës në vendbanimin e Janjevës, u bë e njohur edhe Prishtina, që deri atëherë nuk ishte e njohur. Kështu me kalimin e kohës, Lipjani humbi rëndësinë e mëparshme dhe funksiononte si një “shesh” i thjeshtë në kuptim lokal.

Në përgjithësi deri me ndërtimin e hekurudhës nga francezët, në fund të shek. të kaluar (1873-1874), Lipjani ishte një fshat i rëndomtë, i njohur si kryqëzim i rrugëve në rajon. Në këtë hekurudhë Lipjani fitoi stacionin hekurudhor krahas të cilit u ndërtuan punëtoritë e para me karakter tregtar, depot për grumbullimin e drithërave, dhe disa dyqane zejtare, kështu që deri në fund të shek. XIX gjatë kohës së sundimit turk, kjo pjesë e re e Lipjanit fitoi pamjen e një qyteze. Definitivisht, Lipjani merr formën e qarshisë rreth vitit 1890, kurse kjo pjesë e re e quajtur “qarshia” zgjerohet nga pjesa jugore dhe veriore.

Pas luftrave ballkanike zhvillohet pjesa e Lipjanit afër stacionit hekurudhor, në pjesën lindore të të cilit ekzistonin disa shtëpi që nga viti 1890. Mirëpo, me përfundimin e Luftës I-rë Botërore është rritur numri këtyre shtëpive. Ishin shtëpi me karakter fshati. Pas luftës Lipjani zgjerohet edhe nga pjesa jugore, veriore dhe perëndimore. Ndërtimet e para individuale fillojnë në pjesën përgjatë rrugëve Prishtinë-Shtime – Ferizaj, ndërsa më vonë edhe nga jugu nga Mostina (lagje e Lipjanit). Deri në vitin 1912, në kohën e sundimit turk ka qenë në përbërje të Vilajetit të Kosovës, që është shtrirë deri në Manastir. Prej vitit 1914-1918 –(Lufta e Parë Botërore) Lipjani mbetet në pjesën e Kosovës, e cila ka qenë e sunduar nga Bullgaria.

Me funksionimin e hekurudhës Kosovë-Maqedoni-Greqi u rriten aktivitetet ekonomike, konkurrenca në treg në qendra, si Mitrovicë, Ferizaj dhe Lipjan, të cilat ndikuan në dobësimin e tregut në qendrat më të mëdha, si Prishtina, Prizreni dhe Gjakova.

Që nga kjo kohë fillon të zhvillohet Lipjani. Në 120 m nga Lipjani fillon formimi i pjesës tjetër përreth stacionit, kryesisht aktivitete tregtare. Me ndërtime individuale gjithashtu përfshihet edhe pjesa në anën e majtë dhe të djathtë të rrugës për në Prishtinë.

Në veri të vendbanimit janë ngritur objektet publike dhe bujqësore, derisa në rrugën për Magurë ngriten objektet kolektive të banimit. Në kuadër të Lipjanit hynë edhe qyteza e vjetër e vendbanimit të Janjevës, e cila përfshin pjesën qendrore nga ana veriore – malore e Komunës së Lipjanit, ndërsa nga aspekti tregtar më shumë gravitohej nga Prishtina.

Në vitin 1918 fillon ndarja në Banovina. Lipjani ka qenë njësi nën prefekturën e Prishtinës, kurse qendra e Banovinës ka qenë në Shkup. Mandej Lipjani hyri në kuadër të rrethit të Graçanicës me seli në Prishtinë, kurse si qytezë Lipjani është shpallur në vitin 1920. Nga viti 1925 bëhet një organizim i ri me këshilla lokalë: Shalë, Janjevë, Gushtericë, Babush i Muhaxherëve, Magurë dhe Lepi. Lipjani ka qenë qendër e këtyre këshillave lokale, me kryetarin e këshillave lokale nën prefekturën e Prishtinës deri më 1941.


1 )*Marrë nga shënimet e gjetura në Planin urbanistik për qytetin e Lipjanit 1986

[redaktoni] Gjeografia

Artikulli kryesor Gjeografia e Lipjanit

Komuna e Lipjanit ka pozitë të përshtatshme gjeografike, sepse gjendet në pjesën qendrore të Kosovës dhe në udhëkryqin e rrugëve më të rëndësishme të rajonit. Përmes territorit të komunës rrjedh lumi Sitnica, përreth dhe përgjatë të cilit shtrihen sipërfaqet më të plleshme bujqësore, të përshtatshme për prodhimtari bujqësore intensive. Gjithashtu, kjo komunë gjendet në afërsi të drejtpërdrejtë të qendrave më të mëdha të rajonit si;

  • Lipjan – Prishtinë 16 km
  • Lipjan – Mitrovicë 57 km
  • Lipjan – Prizren 60 km
  • Lipjan – Gjakovë 96 km
  • Lipjan – Pejë 96 km
  • Lipjan – Podujevë 46 km
  • Lipjan – Ferizaj 26 km
  • Lipjan – Gjilan 50 km
  • Lipjan - Aeroport 15 km ( vijë ajrore 3 km).

Territori i komunës së Lipjanit shtrihet në mes të gjerësisë gjeografike veriore 42o 44’- 42o-52’ dhe të gjerësisë lindore prej 18o30’-18o45’. Ka mundësi të volitshme të shfrytëzimit të trafikut rrugor – hekurudhor e edhe atij ajror, meqenëse aeroporti gjendet në territorin e komunës dhe është nga qendra vetëm 15 km largësi. Kjo pozitë e territorit të komunës, si dhe e vetë qytetit Lipjan, paraqet rrethanë mjaft të përshtatshme për zhvillimin e mëtejmë të komunës. Përmes territorit të komunës së Lipjanit kalon hekurudha, e cila lidh këtë territor në të gjitha drejtimet me rajonin në tërësi.

Territori i Komunës së Lipjanit kufizohet:

  • nga veriu dhe verilindja me komunën e Prishtinës;
  • nga veriperëndimi me komunën e Fushë – Kosovës;
  • nga perëndimi me Komunën e Drenasit dhe të Malishevës;
  • në jug perëndim me Komunën e Shtimës;
  • nga jugu me komunën e Ferizajt dhe nga lindja me Komunën e Gjilanit dhe atë të Artanës.

Në raport me qendrat tjera komunale, Lipjani gjendet në vendin e 7 sipas numrit të banorëve, në bazë shënimeve nga viti 1981. Në planin hapësinor të Kosovës në kuadër të qendrave tjera të mëdha, Lipjani, me sipërfaqen që posedon, është paraparë si venbanim i rangut III nga aspekti urban.

Në raport me vendbanimet në kuadër të territorit të saj, Lipjani është qendër e komunës me karakteri të qytetit, ndërsa Magura dhe Janjeva janë me karakter qyteze dhe sipas PH të Kosovës kanë karakter sekondar.

[redaktoni] Ekonomia

[redaktoni] Demografia

Shiko : Lista e ardhacakëve - Lipjan

Sipas numrit të banorëve, Lipjani është vendanimi më i madh mandej radhiten Janjeva, Gadimja e Poshtme, Sllovia dhe Magura, kurse sipas sipërfaqeve radhitja është kështu: Sllovia, Gadimja e Epërme, Blinaja, Suhadolli, Brusi, Ribari i Madh, Gushterica e Poshtme, Akllapi, e kështu me radhë.

Përbërja etnike
Viti/Etnia Shqiptar  % Serb  % Kroat  % Të tjerë  % Total
1991 regj. 53,334 77.7 9,679 14.1 2,973 4.3 2,653 3.9 68,693
Januar 1999 62,706 81.3 9,985 13.0 N/A N/A 5,834 7.6 77,087
2000 log. 63,478 83.3 9,300 12.2 363 0.5 1,890 2.6 76,143
Burimi:Për 1991: FRY Institute of Statistics, 1991 – “Të tjerë” bëjnë pjesë Romët, Boshnjakët, Malazezët, etj.; Duhet theksuar se regjistrimi 1991 është politik me paralogaritje.
Për 1999 : UNHCR Kosovo Village List, 9 March 1999;
Për 2000, source Municipality of Lipjan/Lipljan.
Ref: OSCE (PDF/ HTML)

[redaktoni] Kultura

Edukimi

Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Lipjanit ka pasur 11 biblioteka publike me një numër prej gjithsejt 82.971 librash. Biblioteka kryesore ka pasur 23.000 libra, kurse degët në Janjevë, Magurë, Shalë, Gadime, Pjetërshticë, Dobrajë e Madhe, Ribër i Madh, Banullë, Gushtericë dhe Lepinë kanë pasur 59.971 libra. Gjatë masave të dhunëshme serbe (1990-1999) dhe luftës, librat kanë përjetuar shumë shkatërrime. Në bibliotekën kryesore, vetëm 6.500 libra kanë mbetur, derisa në degët kanë mbetur 38.485. 37.985 libra janë zhdukur.

Aktivitetet rinore, kulturore dhe sportive

Në Departamentin e Rinisë të Sportit dhe të Kulturës janë të përfshira në bashkëpunim të gjitha aktivitetet e lëmive përkatëse.

Rinia është e përfshirë në aktivitetet e ndryshme të forumeve, qendrave rinore, klubeve dhe shoqatave të ndryshme. Ekzistojnë këto organizime të rinisë: Forumi Rinor i LDK-së, i PDK-së dhe ai i AAK-së. Shoqata Rinore “Era”, Qendra Rinore në Magurë, në Lipjan, dhe në Janjevë. Organizohen aktivitete të ndryshme që vlen të përmenden si: organizimi i muajit të rinisë, organizimi i kampit multietnik në Brezovicë. Tani në Lipjan është duke u ndërtuar Ndërtesa për Qendrën Rinore.

Gjatë luftës të gjitha shtëpitë e kulturës në territorin e komunës ishin shkatërruar në masë të madhe. Pothuajse të gjitha shtëpitë e kulturës kanë pasur bibliotekat me një fond të pasur libravsh. Vetëm gjatë luftës u dogjën mëse 23.628 ekzemplarë. Shtëpitë e kulturës janë në këto, vendbanime; Lipjan, Magurë, Lepi, Gushtericë e Poshtme, Janjevë, Grackë e Vjetër, Ribar i Madh, Shalë, Dobrajë e Madhe etj.

Funksionojnë shumë shoqëri kulturore, si p.sh.: SHKA “Ulpiana”, Ansambli i valleve “Ulpiana”, SHKA “Jeta e Re”, Qendra e Pionierëve etj

Në komunën e Lipjanit më tepër se 20 monumente kulturore-historike janë të ruajtura nga shteti, si dhe një numër mjaft i madh i Lapidarëve të dëshmorëve të cilat janë të ndërtuara pothujse nëpër të gjitha vendbanimet e komunës.

[redaktoni] Politika

...

   *partia dominuese

[redaktoni] Të tjera

   * Telekomunikacioni
   * Transporti
   * Ushtria
   * Pushime

[redaktoni] Shiko dhe këtë

  • Foto galeria

[redaktoni] Burim i të dhënave

[redaktoni] Lidhje të jashtme





Në gjuhë të tjera
Our "Network":

Project Gutenberg
https://gutenberg.classicistranieri.com

Encyclopaedia Britannica 1911
https://encyclopaediabritannica.classicistranieri.com

Librivox Audiobooks
https://librivox.classicistranieri.com

Linux Distributions
https://old.classicistranieri.com

Magnatune (MP3 Music)
https://magnatune.classicistranieri.com

Static Wikipedia (June 2008)
https://wikipedia.classicistranieri.com

Static Wikipedia (March 2008)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com/mar2008/

Static Wikipedia (2007)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com

Static Wikipedia (2006)
https://wikipedia2006.classicistranieri.com

Liber Liber
https://liberliber.classicistranieri.com

ZIM Files for Kiwix
https://zim.classicistranieri.com


Other Websites:

Bach - Goldberg Variations
https://www.goldbergvariations.org

Lazarillo de Tormes
https://www.lazarillodetormes.org

Madame Bovary
https://www.madamebovary.org

Il Fu Mattia Pascal
https://www.mattiapascal.it

The Voice in the Desert
https://www.thevoiceinthedesert.org

Confessione d'un amore fascista
https://www.amorefascista.it

Malinverno
https://www.malinverno.org

Debito formativo
https://www.debitoformativo.it

Adina Spire
https://www.adinaspire.com