Ebooks, Audobooks and Classical Music from Liber Liber
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z





Web - Amazon

We provide Linux to the World


We support WINRAR [What is this] - [Download .exe file(s) for Windows]

CLASSICISTRANIERI HOME PAGE - YOUTUBE CHANNEL
SITEMAP
Audiobooks by Valerio Di Stefano: Single Download - Complete Download [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Alphabetical Download  [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Download Instructions

Make a donation: IBAN: IT36M0708677020000000008016 - BIC/SWIFT:  ICRAITRRU60 - VALERIO DI STEFANO or
Privacy Policy Cookie Policy Terms and Conditions
Posta dhe Telekomi i Kosovës - Wikipedia

Posta dhe Telekomi i Kosovës

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Posta dhe Telekomi i Kosovës ose shkurt PTK është kompani publike e cila ofron shërbime nga Telekomunikacioni dhe Posta.

Logo e PTK
Zmadho
Logo e PTK

Ndërmarrja e Postës, Telegrafit dhe Telefonit të Kosovës u themelua më 12 shtator 1990 si pasardhëse e PTK-së. Në vitin 1988, në një postë kosovare gravitonin 3,8 herë më shumë banorë se sa në një postë të Jugosllavisë së atëhershme. Gjithashtu dendësia e numrave telefonik në një banor ishte për 2,23 herë më e vogël se sa dendësia mesatare e ish Jugosllavisë. Në PTK ishin hartuan planet afatshkurta, afatmesme e afatgjatë për zgjërimin dhe persosjen e komunikacionit postar e telekomunikues edhe nëpër zonat rurale të Kosovës, mirpo qeveria e atëhershme e Serbis, zbatonë në atë ndërrmarrje shoqërore "masat e dhunshme" si pasojë e së cilës do të shkatërrohet edhe Postë - Telekomunikacioni i Kosovës, po ashtu edhe nga përndjkjet e qeverisë serbe do të shkaktohen edhe shumë viktima, në mesin e të cilëve, edhe 11 punonjës të PTK-së, duke mos i llogaritur edhe dy të kidnapuarit nga forcat serbe, e për të cilët akoma nuk dihet gjë.

Pas shumë pritjeve më 2 gusht 1999 punonjësit e dëbuar u rikthyen në vendet e tyre të punës… U kthyen, por u zhgënjyen tërsisht, pasi me sytë e tyre panë se Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës, pothuaj se nuk ekzistonin më. Shërbimet postare ishin pamundësuar tërësisht, ndërsa Telekomunikacioni i Kosovës, po thuaj nuk funksiononte fare, me perjashtim të disa lidhjeve telefonike ndërkombëtare, që i kishin ngelur ende Prishtinës, asnjë lidhje tjetër nuk funksiononte në tërë Kosovën… Sot, Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës në aspektin struktural përbëhet nga dy shtylla kryesore: Telekomunikacioni dhe pjesa Postare.

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Posta

Pjesa Postare përfshin:

  • Postën Ndërkombëtare,
  • Postën vendore, zyrat postare dhe shërbimin financiar postar.

Posta e Kosovës është e pranuar edhe nga Unioni i Postave Ndërkombëtare. Ajo në teritorin e Kosovës ka 109 zyra postare, 238 sportele, 379 foltore publike dhe 174 kuti postare.

[redaktoni] Telekomunikacion

Fushat e shërbimeve:

Telefonia fikse

Telefonia fikse ka 120 mijë parapagues të telefoneve fikse. Rrjeti i telefoneve fikse, pjesërisht aplikon teknikën digjitale, fibrave optik dhe sistemin SDH. Ndërsa në teritorin e komunes së Prishtinës ofron edhe shërbimet e Linjave të Huazuara (Lease Lines), linja ISDN (Rrjeti Digjital i Shërbimeve të Integruara)etj. Kapaciteti i rrjetit është diku afro 450 mijë porte. Në këtë pjesë të Postës dhe Telekomit të Kosovës hyjnë edhe foltoret publike të cilat janë të paisura me kartela.

Telefonia Mobile

Në këtë pjesë të postës GSM Vala 900 është operatori i vetëm kosovar i telefonisë mobile. Ndërsa Vala 900 ofron numra SIM kartela me pagesë mujore(Post-paid)dhe me mbushje(Pre-paid),si dhe shërbime tjera si VM, SMS etj.). Deri tani është arritur që të bëhet mbulimi i të gjitha qyteteve dhe qendrave më të mëdha të Kosovës si dhe të rrugëve magjistrale, me disa përjashtime. Aktualisht sistemi GSM-Vala 900 ka rreth 530, 000 numra ndërsa kapaciteti është deri në 1 milion. Deri në mesin e vitit 2005, Vala 900 ka pasur marrëveshje roaming-u me 64 operatorë nga 37 vende të botës. Në tre muajt e fundi Vala900 ofron shërbimin e dërgimit të SMS ndërkombëtarë, liroi deri në 50 për qind çmimet për thirrjet ndërkombëtare, liroi pajisejen me numër të ri në 15 euro nga 66 euro. Nga fillimi i muajit shtator Vala900 do të kalojë në 2.5G duke offruar shërbimin e GPRS, me të cilin mundësohet shfletimi i internetit dhe e-mailit përmes telefonit mobil, dërgimi i MMS dhe WAP. Deri në fund të vitit Vala900 do të ofrojë edhe 20 oferta dhe shërbime të reja. Këto shërbime janë pjesë e strategjisë së re të PTK, në krye me Dr. Etrur Rrustemaj për të orientuar kompaninë drejt konsumatorit.

Interneti

DardaNETi është ofrues final për të gjitha shërbimet e bazuara në Protokollet e Internetit dhe pikë fillestare për qasje në sherbimet, për këto shërbime DardaNETi si ISP në Kosovë shfrytëzon linjat tokësore të Internetit. DardaNETi ofron qasje në Internet permes linjave të huazuara për personat juridik si dhe qasje përmes linjave telefonike (dial-up) për konsumatorët individual. Shërbimi përmes linjave të huazuara është në dispozicion në brezat nga 64 Kbps deri në 2 MBps. Për qasjen dial-up, kapaciteti maksimal është 56 Kbps. Konektiviteti ndërkombëtar i DardaNET është lidhja me SeaBONETelecom Italia dhe Lidhja me Telekom Austria, nëpërmes Durrësit, me anë të lidhjes Prishtinë - Tiranë, pronë e PTK-së dhe AlbTELECOM sh.a. Gjithshtu, eksiston edhe lidhja rezervë me MTnet të Telekomit të Maqedonisë nëpërmes lidhjes Prishtinë - Shkup, pronë e PTK-së dhe Makedonski Telekomunikacii.

[redaktoni] Shiko dhe këtë

Vala 900 tash ka mbi 520 mijë konsumatorë. Ky numër është rritur për mbi 150,000 në tre muajt e fundit që kur ndërroi menxhmenti i PTK, dhe në krye të tij u vendos Dr.Etrur Rrustemaj.

[redaktoni] Lidhje të jashtme

Në gjuhë të tjera
Our "Network":

Project Gutenberg
https://gutenberg.classicistranieri.com

Encyclopaedia Britannica 1911
https://encyclopaediabritannica.classicistranieri.com

Librivox Audiobooks
https://librivox.classicistranieri.com

Linux Distributions
https://old.classicistranieri.com

Magnatune (MP3 Music)
https://magnatune.classicistranieri.com

Static Wikipedia (June 2008)
https://wikipedia.classicistranieri.com

Static Wikipedia (March 2008)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com/mar2008/

Static Wikipedia (2007)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com

Static Wikipedia (2006)
https://wikipedia2006.classicistranieri.com

Liber Liber
https://liberliber.classicistranieri.com

ZIM Files for Kiwix
https://zim.classicistranieri.com


Other Websites:

Bach - Goldberg Variations
https://www.goldbergvariations.org

Lazarillo de Tormes
https://www.lazarillodetormes.org

Madame Bovary
https://www.madamebovary.org

Il Fu Mattia Pascal
https://www.mattiapascal.it

The Voice in the Desert
https://www.thevoiceinthedesert.org

Confessione d'un amore fascista
https://www.amorefascista.it

Malinverno
https://www.malinverno.org

Debito formativo
https://www.debitoformativo.it

Adina Spire
https://www.adinaspire.com