Ebooks, Audobooks and Classical Music from Liber Liber
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z





Web - Amazon

We provide Linux to the World


We support WINRAR [What is this] - [Download .exe file(s) for Windows]

CLASSICISTRANIERI HOME PAGE - YOUTUBE CHANNEL
SITEMAP
Audiobooks by Valerio Di Stefano: Single Download - Complete Download [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Alphabetical Download  [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Download Instructions

Make a donation: IBAN: IT36M0708677020000000008016 - BIC/SWIFT:  ICRAITRRU60 - VALERIO DI STEFANO or
Privacy Policy Cookie Policy Terms and Conditions
Istogu - Wikipedia

Istogu

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë



Istogu
Emblema Vendndodhja
Figura:Fotoqendra.xxx
Statistika
Popullsia
-dendësia
64,342 1 banorë
142 banorë/km²
Sipërfaqja 453 km²
Administrata
Shteti Kosova
Qarku Peja
Adresa e kuvendit ?
Posta 31000
Prefiksi telefonik 0381 39
Faqe zyrtare KK Istogu
Politika
Kryetar Fadil Ferati
Partia udhëheqëse LDK
1. llogaritur në vitin 2003


Istogu është qytet në ---- veriore dhe ndodhet...

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Pak histori

Artikulli kryesor Historia e Istogut

Formimi i rrethit të Istogut

Rrethi i Istogut në kuptimin e sotëm administrativ është formuar më 1913, pas pushtimit të Kosovës nga ana e ushtrive serbo-malazeze. Po atë vit pushteti i ri ka bërë regjistrimin e popullsisë së këtij rrethi dhe ka caktuar kufijtë. Atëherë ky rreth është organizuar në gjashtë komuna: Istog, Gjurakovc, Rakosh, Zllakuçan, Vrellë dhe Radavc (këto dy të fundit më vonë janë bashkuar në një komunë me qendër në Vrellë). Kufijtë e komunës së sotme të Istogut përafërsisht përputhen me ata të ish-Rrethit të Istogut me qendër në Istog, pos që komuna e Zllakuçanit tash i takon komunës së Klinës, Radavci - Pejës e Runiku - komunës së Skënderajt.

Gjatë kohës së sundimit të Turqisë, Rrethi i Istogut i ka takuar Sanxhakut të Pejës, pos kazasë së Istogut, i kanë takuar edhe kazatë (komunat) e Gjakovës, Beranës (Ivangradi) dhe Gucisë.

Deri sot nuk ekziston ndonjë dokument i shkruar që do të bënte fjalë për këtë vendbanim para shekullit XIV. Por, dihet saktësisht se ka qenë i banuar që nga kohët e parahistorisë e gjurmë të civilizimit janë të dukshme dhe janë gjetur se janë të kohës së dardanëve dhe të romakëve. Gjurmë të këtij civilizimi janë gjetur buzë rrugës së vjetër që në mesjetë dhe më herët ka lidhur Bregdetin Adriatik nëpër Plevle, nëpër Rozhajë-Kullë e Istog e që tutje ka kaluar nëpër Mitrovicë për në Nish. Gjurmë të trasesë së kësaj rruge janë të hetueshme edhe sot, së bashku me gjurmë vendbanimesh. Po ashtu është e ditur se të asaj kohe janë edhe shumë vendbanime të kësaj ane. Ndër to më të njohurat kanë qenë Banja, ujin e ngrohtë të cilës kanë ditur ta shfrytëzojnë për mjekim dhe freskim ilirët dhe romakët. Një lum i vogël që buron andej nga Syrigana (emërtim ilir për Suhogërllën e sotme) me emërtimin Kujafç, gjuhëtarët kanë dëshmuar se është po ashtu fjalë me prejardhje ilire. Ky lum kalon nga ana e Kërninës, Belicës dhe tutje te Zabllaçi derdhet në lumin e Istogut. Me hulumtime të tjera do të mund të dëshmoheshin edhe shumë toponime të tjera që i kanë shpëtuar sllavizimit.

Të kohës së romakëve janë edhe disa dëshmi arkeologjike që këndej janë hasur dhe që dëshmojnë se qysh atëherë është shfrytëzuar mermeri i njohur i Banjës, i quajtur Oniks, me të cilin janë ndërtuar shtëpi të bukura. Të kohës bizantine janë edhe disa kisha në fshatrat buzë bjeshkëve të Istogut dhe kjo më së miri dëshmohet me faktin se janë ndërtuar sipas sistemit bizantin të ndërtimit të faltoreve dhe sipas arkitekturës së kohës e që më vonë janë përvetësuar nga ortodoksizmi sllav.

Rrethi i Istogut si gjithmonë ka qenë kryesisht i banuar me shumicë të popullsisë shqiptare. Këtë e dëshmojnë edhe dy regjistrimet e popullisë që i ka bërë Mbretëria Serbe Kroate Sllovene. Më 1913 Rrethi i Istogut ka pasur mbi 180.000 banorë dhe mbi 90 për qind e tyre kanë qenë shqiptarë. Në regjistrimin e popullsisë të vitit 1921 Rrethi i Istogut ka pasur vetëm 20.159 banorë. Prej tyre 14.501 janë deklaruar shqiptarë dhe vetëm 5.658 serbë.

Ndryshimet më të mëdha demografike kanë ndodhur pas këtij vit dhe gjithnjë ndërmjet dy luftërave të fundit botërore, kur ish-Jugosllavia mori masa dhe metoda të kombinuara të një terrori të organizuar shtetëror për ndryshimin e kësaj strukture të popullsisë në favortë popullsisë serbe dhe malazeze. Gjatë asaj periudhe në favor deri në 20 për qind është shtuar pjesëmarrja e popullsisë sllave në strukturën e përgjithshme të popullsisë së rrethit të Istogut.

[redaktoni] Gjeografia

Artikulli kryesor Gjeografia e Istogut

Istogu zë pozitën më veriore të Rrafshit të Dukagjinit. Merr frymë çlirshëm nga të gjitha anët. Nga veriu e ndajnë kreshtat e maleve të larta të Moknës, maja më e lartë e të cilave, Maja e zezë, shtrihet në lartësi deri në 2.155 metra. Pjesa fushore është tokë e plleshme dhe përshkohet nga tre lumenj relativisht të mëdhenj për kushtet e Kosovës. Lumi më i madh që kalon nëpër këto anë është Drini i Bardhë. Burimi i këtij lumi krasik është ndër burimet më të mëdha në Kosovë, nga i cili rrjedhin 30 m3 ujë në sekondë. Nga burimi i Lumit të Istogut, që ndodhet në afërsi të qytetit të Istogut, rrjedhin 3 m3 në sekondë, sa gjyma e këtij uji buron edhe nga burimi i Lumit të Vrellës. Pos këtyre lumenjve, në kohë të shirave janë të pasur me ujë edhe lumenjtë më të vegjël, si Bujena, Kujafçi, Shushica, Përroni i Sudenicës e ndonjë përrua tjetër me burim krasik. Fusha e gjerë që shtrihet ndërmjet këtyre lumejve është mjaft pjellore dhe me florë e faunë të vrullshme dhe me klimë të kënaqshme, mezokontinentale që është e përshtatshme për kultivimin e drithrave, të perimeve dhe të pemëve. Fusha shtrihet në kuotat më të ulta të lartësisë mbidetare në Kosovë, vetëm afër 350-400 metra. Përmes luginës së Drinit të Bardhë edhe këndej rrahin rrymat e ngrohta të klimës mesdhetare. Ndeshja e këtyre rrymave të ajrit me kreshtat e maleve të larta të Moknës ndoshta ka kushtëzuar që në Istog të fryejë era më e fortë e veriut në Ballkan. Kjo erë di të fryejë ndonjëherë me rrëmbim edhe deri në 150 km në orë, me ç'rast rrëzon edhe kulme shtëpish. Karakteristikë e kësaj ere të fortë është se frynë vetëm përgjatë rrëzes së bjeshkëve dhe në thellësi të fushës nuk hyn më shumë se dhjetë kilometra. Frynë përgjatë gjithë bjeshkëve, të thuash prej Runikut e deri në Radavc, e më e fuqishmja është në Istog dhe në fshatrat e tija më të afërta. Ka pasur raste që ka rrëzuar edhe shtëpi të ndërtuara nga materiali i fortë prej guri dhe tullash. Ky është një fenomen i rrallë natyror që nuk është studjuar deri sot.

Me matjet e temperaturave prej vitit 1925 deri më 1940 është dëshmuar se në Istog muaji më i ftohtë, me temperaturë mesatare 0,1 ºC, ka qenë janari, ndërkaq muaji më i ngrohtë – qershori, me temperaturë mesatare 22,2 ºC.

[redaktoni] Ekonomia

Artikulli kryesor Ekonomia e Istogut

[redaktoni] Demografia

Artikulli kryesor Demografia e Istogut dhe Lista e ardhacakëve - Istog
Përbërja etnike
Viti/Etnia Shqiptar  % Serb  % Bosnjak  % Romë/Egjyptas  % Të tjerë  % Total
19911 46,151 79.7 6,033 10.4 2,620 4.5 1,681 2.9 1,443 2.5 57,928
19982 51,000 80,1 7,2703 11.4 N/A N/A N/A N/A 5,381 -- --
20054 41,000 92 540 1.2 1,330 2.9 1,740 3.9 N/A N/A 44,610
Burimi:

1.Për 1991 regjistrimi: Të dhëna nga regjistri i zyres federale të statistikave në Beograd
2. Për 1998 :‘Kosovo/Kosova: As Seen/As Told’, OSCE Human Rights Report, 1999, Volume 1, p.208 dhe regjistri i UNHCR
3. Së bashku me Malazezët
4.Për 2000: Numri i shqiptarëve nuk është zyrtarisht sipas regjistrit të OSCE-së - Mars 2000, për këtë janë marrur numrat nga regjitri i UNHCR/OSCEpër etni
Ref OSCE ( PDF/ HTML )

[redaktoni] Kultura

Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Istogut ka pasur pesë biblioteka publike me një numrër prej gjithsejt 48.070 librash. Biblioteka kryesore ka pasur 29.440 libra, derisa degët në Vrellë, Banjë, Gurrakoc dhe Rakosh kanë pasur 18.630 libra. Gjatë pastrimit etnik të luftës serbe, librat e kësaj komune, kanë përjetuar shumë dëmtime. "Dora e zezë" ka zhdukur dy biblioteka në Rakosh dhe Vrellë dhe ka dëmtuar librat dhe inventarin në bibliotekat e tjera. Në këtë komunë janë shkatërruar gjithësejt 26.990 libra.

[redaktoni] Të tjera

   * Telekomunikacioni
   * Transporti
   * Ushtria
   * Pushime

..

[redaktoni] Shiko dhe këtë

  • Foto galeria

[redaktoni] Burim i të dhënave

  • Komuna e Istogut gjatë LNÇ, versioni i parë, në dorëshkrim, hartuar nën përkujdesjen e dr.Ali Hadrit dhe Millorad Vaviqit; cituar sipas:Rrustem Rugova; "Varret e përbashkëta", Rilindja, 1997, Prishtinë)

[redaktoni] Lidhje të jashtme





Our "Network":

Project Gutenberg
https://gutenberg.classicistranieri.com

Encyclopaedia Britannica 1911
https://encyclopaediabritannica.classicistranieri.com

Librivox Audiobooks
https://librivox.classicistranieri.com

Linux Distributions
https://old.classicistranieri.com

Magnatune (MP3 Music)
https://magnatune.classicistranieri.com

Static Wikipedia (June 2008)
https://wikipedia.classicistranieri.com

Static Wikipedia (March 2008)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com/mar2008/

Static Wikipedia (2007)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com

Static Wikipedia (2006)
https://wikipedia2006.classicistranieri.com

Liber Liber
https://liberliber.classicistranieri.com

ZIM Files for Kiwix
https://zim.classicistranieri.com


Other Websites:

Bach - Goldberg Variations
https://www.goldbergvariations.org

Lazarillo de Tormes
https://www.lazarillodetormes.org

Madame Bovary
https://www.madamebovary.org

Il Fu Mattia Pascal
https://www.mattiapascal.it

The Voice in the Desert
https://www.thevoiceinthedesert.org

Confessione d'un amore fascista
https://www.amorefascista.it

Malinverno
https://www.malinverno.org

Debito formativo
https://www.debitoformativo.it

Adina Spire
https://www.adinaspire.com