Ebooks, Audobooks and Classical Music from Liber Liber
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z





Web - Amazon

We provide Linux to the World


We support WINRAR [What is this] - [Download .exe file(s) for Windows]

CLASSICISTRANIERI HOME PAGE - YOUTUBE CHANNEL
SITEMAP
Audiobooks by Valerio Di Stefano: Single Download - Complete Download [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Alphabetical Download  [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Download Instructions

Make a donation: IBAN: IT36M0708677020000000008016 - BIC/SWIFT:  ICRAITRRU60 - VALERIO DI STEFANO or
Privacy Policy Cookie Policy Terms and Conditions
Ekonomia e Kosovës - Wikipedia

Ekonomia e Kosovës

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Bujqësia pas luftës

Pas luftës, bujqësia në Kosovë ka filluar nga pika zero. Për krijimin e një sektori të bujqësisë së pari është punuar për krijimin e institucioneve nëpërmjet të cilave është bërë koordinimi i ndihmave nga bota e jashtme. Menjëherë me krijimin e qeverisë së përkohshme ajo ka ngritur Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) e cila merret me çështjet e bujqësisë në nivel shtetërorë. Sekretar permanent i kësaj ministrie gjatë vitit 2006 ishte Qazim Kukalaj.

[redaktoni] Agjencitë dhe organizatat e huaja

Për zhvillimin e kësaj dege ekonomike, organet shtetërore si dhe popullsia kanë marrë ndihma materiale dhe teknike nga disa organizata ndërkombëtare e të shteteve tjera. Ndër këto organizata një rolë më të veçuar kanë luajtur këto organizata: Organizata Botërore e Ushqimit FAO , Banka Botërore, USAID-it përmes KCBS-së, AER-it organizata tjera qeveritare dhe jo qeveritare që kanë marë pjesë në projekte kanë qenë edhe UNDP, Programi Interkorporation, GTZ e Gjermanisë, SIDA e Suedisë, SIDA e Kanadasë, Qeveria e Luksemburgut, Qeveria e Norvegjisë, etj.

[redaktoni] Zhvillimet e pasluftës

Duke marrë parasysh që bujqësia nuk ka nevojë për ndihma dhe investime të mëdha,pasurit natyrore dhe fuqia e lirë punëtore që gjendet në Kosovë, Ministria me ndihmesat nga organizatat e jashtme kanë vepruar në një plan i cili mund të ndahet në tri faza.

[redaktoni] Faza e parë

Faza emergjente ka filluar menjëherë pas mbarimit të luftës në vitin 1999-2000. Gjatë kësaj faze popullsia është ndihmuar dhe furnizuar me mallra të importuara. Po ashtu në këtë fazë ka pasur investime të drejtpërdrejta apo materiale, ku janë ndihmuar një numër i fermerëve. Në këtë drejtim Zvicra e ka ndihmuar sektorin e bujqësisë përmes dhurimit të krerëve të lopëve qumështore, të racave evropiane. Gjatë kësaj kohe Agjencia Evropiane për Rindërtim (AER) e ka ndihmuar sektorin e bujqësisë përmes investimit të blerjes së farës dhe plehrave artificiale të nevojshme për mëkëmbjen e gjendjes. Duket se gjatë kësaj kohe ka pasur keqpërdorime në masë të vogël gjatë projektit të shpërndarjes së farës dhe plehrave artificiale nga disa biznesmenë. Më vonë AER-i ka vazhduar t’u japë disa kompanive tregtare kredi shumë të volitshme, mirëpo AER-ja ka probleme me kthimin e kredive rreth kësaj çështje kjo agjenci ka kërkuar ndihmën e MBPZHR për kthimin e këtyre mjeteve me qëllim të krijimit të një vazhdueshmërie në zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Fermeri që e ka marrë një lopë të tillë e ka pasur obligim që viçin e parë t’ia dhurojë një fermeri tjetër, me qëllim që të shtohet numri i lopëve të racës së mirë në Kosovë.

Ndihmat që ka marrë sektori i bujqësisë janë të natyrës së ndryshme. Kështu p.sh. nga paslufta deri në vitin 2006 organizatat e huaja e kanë ndihmuar këtë sektor me 11.168 lopë qumështore të racave si hollshtajn, simentall, grauviht etj.

[redaktoni] Faza e dytë

Faza e rindërtimit dhe ndërtimit institucional apo kapaciteteve institucionale. Kjo fazë ka zgjatur nga viti 2001-2005. Shumica e investimeve kanë qenë në ndërtimin e kapaciteteve institucionale, përfshirë legjislaturën, trajnimet, udhëtimet studimore, seminaret e ndryshme të cilat janë parapërgatitje e stafeve qeveritare dhe stafeve tjera të ndërrimit të qasjes ndaj këtij sektori, po edhe kriterit të shoqatave të ndryshme e ndihmës ndaj shoqatave të bujqësisë, të blegtorëve, të qumështit, mishit, veterinarëve, etj.

[redaktoni] Faza e tretë

Faza e ardhshme (investimeve). Kjo fazë mendohet të jetë faza e përgatitjes apo përshtatjes së legjislacionit me standarde evropiane dhe plotësim të tyre para hyrjes në BE, dhe investimeve të drejtpërdrejta kapitale në ndërtimin e kapaciteteve prodhuese të bujqësisë, duke përfshirë të gjitha degët, pemëtari, perimtari, blegtori, sektorin qumështor, mishit etj.

Është për të theksuar se i tërë procesi i ri-mëkëmbjes së bujqësisë së Kosovës është përcjellur nga institutet bankare, të cilat në raste të tilla lëshojnë kredi me kamata të vogla. Mirëpo në rastin e Kosovës ato në këtë drejtim kanë qenë pasiv. Sipas zyrtarëve të qeverisë së përkohshme kjo është si pasojë e çështjes së pavarësisë së Kosovës dhe mungesës së njohurive për procedurat e paraqitjes së kërkesave dhe aprovimit të tyre në këto institucione.

[redaktoni] Burimi

  • Intervista e Qazim Kukalaj sekretar i MBPZHR gatë vitit 2006, dhënë KOSOVApress-it. Dokumenti në internet më 26 gusht 2006: index.php?cid=1,7,5279
Our "Network":

Project Gutenberg
https://gutenberg.classicistranieri.com

Encyclopaedia Britannica 1911
https://encyclopaediabritannica.classicistranieri.com

Librivox Audiobooks
https://librivox.classicistranieri.com

Linux Distributions
https://old.classicistranieri.com

Magnatune (MP3 Music)
https://magnatune.classicistranieri.com

Static Wikipedia (June 2008)
https://wikipedia.classicistranieri.com

Static Wikipedia (March 2008)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com/mar2008/

Static Wikipedia (2007)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com

Static Wikipedia (2006)
https://wikipedia2006.classicistranieri.com

Liber Liber
https://liberliber.classicistranieri.com

ZIM Files for Kiwix
https://zim.classicistranieri.com


Other Websites:

Bach - Goldberg Variations
https://www.goldbergvariations.org

Lazarillo de Tormes
https://www.lazarillodetormes.org

Madame Bovary
https://www.madamebovary.org

Il Fu Mattia Pascal
https://www.mattiapascal.it

The Voice in the Desert
https://www.thevoiceinthedesert.org

Confessione d'un amore fascista
https://www.amorefascista.it

Malinverno
https://www.malinverno.org

Debito formativo
https://www.debitoformativo.it

Adina Spire
https://www.adinaspire.com