Gjuha angleze
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Gjuha angleze | |
---|---|
Flitet në: | Krejt Botën |
Vendi: | |
Numri i Folësve: | 800 Milion |
Renditja: | E Dyta/2 |
Gjenetika | |
Klasifikimi: | English |
Statusi Zyrtar | |
Gjuhë zyrtare e: | ShBA, Britania e Madhe, Australia |
Rregullohet nga: | |
Kodet e gjuhës | |
ISO 639-1 | |
ISO 639-2(B) | |
SIL |
Gjuha angleze apo anglishtja (anglisht English language) është gjuhë e përmasave botërore si dhe gjuha dominuese në Britaninë të Madhe, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Irlandë, Australi, Zelandën e Re e një numër vendesh tjera. Gjerësisht përdoret si gjuhë e dytë dhe si gjuhë zyrtare në shumë shtete. Është gjuha që mësohet dhe kuptohet më së shumti në botë, shpesh e njohur me epitetin “gjuha e tregtisë, arsimit dhe diplomacisë”.
Anglishtja i takon familjes së gjuhëve indo-evropiane dhe degës së gjuhëve gjermanike. Rrjedh nga gjuha e vjetër e anglo-saksonëve, paraardhësve të anglezëve, që u dyndën në Gadishullin Britanik në mesjetën e hershme. Mirëpo gjatë historisë është ndikuar nga një numër i madh i fjalëve latine e frënge dhe është thjeshtuar në gramatikë duke dalluar nga gjuhët e tjera gjermanike që flitet në Evropën kontinentale.