Evropa
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Evropa është kontinent i rruzullit tokësor. Për nga sipërfaqja ajo është më e vogël se Azia, Amerika, Afrika dhe më e madhe se kontinenti australian.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Gjeografia
- Artikulli kryesorë : Gjeografia e Evropës
Në kohën e lindjes së saj para 500 milionë vjetësh Europa nuk është akoma e plotë. Pjesët e saj janë të hapërdara mbi të gjithë rruzullin tokësor: Skandinavia tej më në jug të ekuatorit, Anglia dhe Vendet e Ulëta në rrethin polar të jugut si dhe pothuajse të gjithë pjesët e tjera përreth polit të jugut. Të gjithë këto pjesë koreje kontinentale janë në lëvizje. Ato merrem me vete nga rryma të fuqishme magme, të cilat vlojnë 80 kilometra nën sipërfaqen e tokës.
Të shtyra nga shtjella nxehtësie në brendësi të tokës pllakat lëvizin me ngadalë, çdo vit nga vetëm disa centimetra. Por me kalimin e miliona vjetësh kemi pastaj të bëjmë me distanca të konsiderueshme. Në rastin e përplasjeve shpërthejnë forcat primare. Si një rebus gjigand vë Europa pjesët e saj së bashku. Togje shkrepash kilometra të gjëra çajnë lart, përkulen dhe marrin formë kubeje. Çdo përplasje e re krijon një masiv malor. Kështu lind së pari shtylla kurrizore e Europës, vargmali kaledonian, me lartësira si ato të Himalajës. Ky është bërthama e një bashkëshkrirjeje të parë europiane.
Më pas kontinenti i ri bredh gjysmën e rruzullit tokësor. Para 300 milionë vjetësh ai kapërcen ekuatorin. Stereja është tashmë e mbuluar nga gjelbërimi. Bimët kanë pushtuar kontinentin që deri pak më parë kishte qenë i shkretë. Atje ku sot janë të ngritura metropolet krenare europiane u shtri sa gjatë e gjërë një xhungël e harlisur tropikale: Parisi ndodhej në një klimë tropikale të ngrohtë e me lagështi. Berlini, në një det të gjelbër i cili zgjatej deri në Azi.
Është një pyll tepër i jashtëzakonshëm. Ai përbëhet nga fiere, likopode (shk. lycopodium) dhe bishtkuaj. Mbeturina të tyre të ngurtësuara në Skoci të bëjnë ta marrësh me mend përhapjen e tyre. Cungje që qëndrojnë pothuajse ngjitur njëri-tjetrit të japin edhe sot e kësaj dite një përshtypje mbi bollëkun e atëhershëm të bimëve. Këta gjigandë lartësoheshin deri në 30 metra drejt qiellit.[1]
[redaktoni] Evro-Azia
Ajo pjesë e Evropës dhe Azisë që për nga kultura dhe historia e tyre janë të ndërlidhura ngushtë midis tyre.
Shtetet, territori i të cilave janë të shpërndara në dy kontinente janë:
- Rusia: 25% e territorit të Rusisë është në Evropë.
- Turqia: 3% e territorit të Turqisë është në Evropë.
[redaktoni] Qytete
- Artikulli kryesorë Qytete e Evropës
Qytete Evropiane kanë disa karakteristika të përbashkëta. Kështu p.sh për dallim nga qytete e kontinenteve tjera qytete metropole Evropiane nuk janë të orjentuara në ndërtesa të larta. Ato më tepër shtrihen duke zënë sipërfaqe të mëdha dhe dke futur në gjirin e tyre edhe qytete që gjenden për rreth tyre. Për këtë shkakë edhe madhësia e qyteteve ndryshonë dukshëm nga rrethi i qytetit. Si do që të jetë si qytete më të mëdha të Evropës llogaritet të jenë Moska, Stabolli dhe Londra.
[redaktoni] Burim i të dhënave
[redaktoni] Shiko edhe
- Historia e Evropës
- Ilirët
Ky artikull nga Gjeografia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Andora · Austria · Azerbajxhani1 · Belgjika · Bjellorusia · Bosnja dhe Hercegovina · Britania e Madhe · Bullgaria · Republika Çeke · Danimarka · Estonia · Finlanda · Franca · Gjermania · Greqia · Holanda · Hungaria · Irlanda · Islanda · Italia · IRJM · Kroacia · Letonia · Lihtenshtajni · Lituania · Luksemburgu · Mali i Zi · Malta · Moldavia · Monako · Norvegjia · Polonia · Portugalia · Qipro2 · Rumania · Rusia1 · San Marino · Serbia · Shqipëria · Sllovakia · Sllovenia · Spanja · Suedia · Turqia1 · Ukraina · Vatikani · Zvicra
Teritore tjera : Akrotiri2 · Dhekelia2 · Ishujt Faroe · Gjibraltari · Guernsey · Jan Mayen · Jersey · Ishulli i Burrit · Svalbard
1Shtet pjesërisht në Azi. 2 Gjeografikisht në Azi, por i konsideruar si shtet evropian për arsye historike dhe kulturore.