Norvegjia
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
|
|||||
Moto Kombëtare: | |||||
Gjuhë zyrtare | Norvegjishtja | ||||
Kryeqyteti | Oslo | ||||
Sistemi | Mbretëri | ||||
Mbreti | Harald V | ||||
Kryeministër | Jens Stoltenberg | ||||
Sipërfaqja -totale -ujore |
385,1991 km² - (61 -ta) 6.0 % |
||||
Popullsia - Totale - Dendësia |
4,593,041 - (115 -ta) 14 b. / km² |
||||
Monedha | Kruna norvegjeze (NOK) | ||||
Zona kohore | UTC + 01:00 veres + 02:00 | ||||
Pavarësia nga bashkësia me Suedinë |
7 Qershor 1905 - (shpallur) |
||||
Në OKB nga | 27 Nëntor 1945 | ||||
Himni kombëtar | Ja, vi elsker dette landet | ||||
Kodi i internetit TLD | .no |
||||
Prefiksi telefonik | +47 |
||||
1Ne siperfaqe jane Svalbard me tdl:.sj dhe Jan Mayen me td:.bv | |||||
redaktoni |
Mbretëria e Norvegjisë (norvegjisht: Kongeriket Norge/Noreg) shtrihet në pjesën veriore të Evropës, në gadishullin skandinav. Vendi "nordik" kufizohet nga Suedia në lindje, dhe nga Finlanda e Rusia në veri-lindje.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Historia
Norvegjezët janë pasardhës të vikingëve, një popullsi skandinave që luajti një rol shumë të rëndësishëm në historinë europiane mes viteve 800 dhe 1100. Gjatë periudhës vikinge, krahinat që sot janë pjesë e Norvegjisë, filluan të bashkohen gradualisht nën një mbret të vetëm. Mbreti Harald Hårfagre mori nën kontroll pjesën jugore dhe atë perëndimore të Norvegjisë pas betejës së Hafrsfjord-it, në vitin 880, dhe themeloi mbretërinë e tij me qendër në Avaldsnes në Karmøy.
Në vitin 995, mbreti Olav Tryggvason ndërtoi kishën e parë në Norvegji në Moster (Bømlo), dhe filloi konvertimin e norvegjezëve në fenë e krishterë. Pas betejës së Stiklestad-it, në vitin 1030, feja e krishterë u bë fe shtetërore e Mbretërisë së Norvegjisë. Pas një periudhe gati 100 vjeçare me luftë civile, në vitin 1130, mbreti Sverreætten arriti të shtrijë pushtetin e tij në të gjithë Norvegjinë. Mbretëria e Norvegjisë arriti kulmin e fuqisë së saj (në aspektin ushtarak, ekonomik dhe kulturor) gjatë sundimit të mbretit Håkon Håkonssen.
Familja mbretërore norvegjeze u bashkua me familjen mbretërore suedeze në vitin 1319 dhe më pas me atë daneze në vitin 1380. Anëtari i fundit i familjes mbretërore norvegjeze me të drejtë trashëgimi të fronit të Mbretërisë së Norvegjisë vdiq në vitin 1387. Norvegjia u bë pjesë e Bashkimit të Kalmarit (Kalmarunionen) së bashku me Danimarkën dhe Suedinë në vitin 1397. Në vitin 1450, Suedia doli nga bashkimi si mbretëri më vete. Norvegjia vazhdoi bashkëjetesën me Danimarkën në formën e një bashkimi personal të kurorës (Mbreti i Danimarkës ishte gjithashtu edhe mbret i Norvegjisë, por të dy shtetet do të ishin të pavarur në politikën e brendshme). Ky bashkim, i cili zgjati për 434 vjet, filloi të quhet në shekullin e 18-të, si "nata e 400 viteve" sepse Norvegjia ishte gjysma e dobët e bashkimit dhe praktikisht drejtohej nga Kopenhageni. Periudha 1570-1721, u karakterizua nga luftra shumëvjeçare të Mbretërisë Danezo-Norvegjeze me Mbretërinë e Suedisë dhe nga taksa të larta për të financuar këto luftëra. Me përjashtim të Luftës së Kalmarit, në përfundim të së cilës, në vitin 1613, u përcaktua se territoret e veriut i përkisnin Norvegjisë, të gjitha luftërat e tjera përfunduan me fitoren e Suedisë dhe humbje të territoreve norvegjeze: Bohuslän, Jämtland dhe Härjedalen.
Mbretëria Danezo-Norvegjeze ishte aleate e Napoleon Bonoparten ndërsa Mbretëria e Suedisë lidhi aleancë me Anglinë dhe Prusinë. Mbas disfatës së Napoleon Bonopartit, në paqen e Kiel-it në vitin 1814, Norvegjia iu dha nën sundim si shpërblim lufte Mbretit të Suedisë. Gjatë pranverës së vitit 1814, duke përfituar nga vazhdimi i veprimeve luftarake në Europë, u mblodh parlamenti norvegjez në Eidsvold. Parlamenti miratoi me 17 maj 1814 Kushtetutën e Norvegjisë, "Grunnloven av 1814". E frymëzuar nga kushtetutat e SHBA dhe Francës, kushtetuta norvegjeze ishte tepër liberale për kohën e saj. Mbas një lufte të shkurtër mes Danimarkës/Norvegjisë dhe Suedisë, Norvegjia u bë pjesë e një bashkimi personal të kurorës me Suedinë. Danimarka mbajti sovranitetin mbi Groenlandën, Islandën dhe ishujt Farëje (Færøyene). Këto territore ishin deri në 1814 pjesë e Norvegjisë dhe administroheshin nga Norvegjia.
Pakënaqësia e norvegjezëve për bashkimin me Suedinë erdhi në rritje dhe në vitin 1905, Suedia u detyrua të njohë pavarësinë e Norvegjisë. Norvegjezët e shprehën vullnetin e tyre për shkëputje nga Suedia me një referendum ku vetëm disa qindra vota ishin në favor të bashkimit me Suedinë. Qeveria norvegjeze ia ofroi kurorën e Norvegjisë princit Carl të Danimarkës. Në një referendum të dytë, shumica e norvegjezëve me të drejtë vote përkrahu monarkinë si formë organizimi të shtetit dhe princin Carl si mbret të Norvegjisë. Në kurorëzimin e tij si mbret i Norvegjisë, princi Carl mori emrin Haakon VII. Familja mbretërore norvegjeze i përket, së bashku me familjen mbretërore të Danimarkës, shtëpisë princërore të Gjermanisë veriore Schleswig-Holstein-Sonderburg-Glücksburg (një nga degët e shtëpisë mbretërore Oldenburg).
Norvegjia ishte shtet asnjanës në Luftën e Parë Botërore. Qeveria norvegjeze mendoi të ndiqte parimin e neutralitetit edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me 9 prill 1940, Gjermania sulmoi Danimarkën dhe Norvegjinë. Mbas rreth 2 muaj luftimesh, Gjermania arriti të pushtojë të gjithë Norvegjinë. Pushtimi përfundoi me 9 maj 1945 me kapitullimin e forcave gjermane në Norvegji. Përvoja e Luftës së Dytë Botërore dhe frika e ekspansionit sovjetik shkaktuan një ndryshim rrënjësor në politikën e jashtme të Norvegjisë. Norvegjia është një nga shtetet themeluese të NATO-s në vitin 1949. Norvegjia luajti një rol mjaft aktiv në krijimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në vitin 1945. Norvegjezët kanë votuar 2 herë në referendum për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian, në 1974 dhe 1994. Në të dy referendumet, shumica e votuesve u shpreh kundër pranimit të Norvegjisë në Bashkimin Europian.
[redaktoni] Politika
Partitë që janë të përfaqësuara në parlamentin norvegjez (Stortinget):
- Arbeiderpartiet (Partia Punëtore). Është parti social-demokrate. Aktualisht partia më e madhe në parlament dhe pjesëtare e koalicionit qeveritar.
- FrP ( Partia e Progresit). Është parti populiste e djathtë. Është partia e dytë më e madhe në parlamentin norvegjez.
- Høyre (Partia e Djathtë). Është parti konservatore.
- Sosialistisk Venstreparti SV (Partia e Majtë Socialiste). Është parti social-demokrate, por më e majtë se Arbeiderpartiet: rishpërndarje më të madhe të të ardhurave (në politikën e brendshme) dhe kundër pjesëmarrjes në NATO ose në operacionet e udhëhequra nga SHBA. Aktualisht pjesëtare e koalicionit qeveritar.
- Senterpartiet (Partia e Qendrës). Është vazhdim i partisë fshatare dhe ruan pothuajse të njëjtin profil politik. Aktualisht pjesëtare e koalicionit qeveritar.
- Kristelig Folkeparti (Partia Popullore Kristiane). Është parti e qendrës/e djathtë e cila në politikën e saj mbështetet në normat morale të fesë së krishterë (protestante).
- Venstre ( Partia e Majtë). Është partia liberale norvegjeze. Në thelb është parti e djathtë, me përjashtim të mbrojtjes së mjedisit.
[redaktoni] Gjeografia
- Artikulli kryesorë : Gjeografia e shtetit
Sipërfaqja e përgjithshme e Norvegjisë është 324,220 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 62 00 V, 10 00 L dhe 307,860 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 16,360 km 2 ujë.
Vija bregdetare e Norvegjisë është 21,925 km e gjatë duke llogaritur këtu tokën amtare (3,419 km) dhe ë gjitha ishujt e mëdha (2,413 km) , ishujt e vegjël, ujdhesat dhe siujdhesat që i takojnë asaj (16,093 km). Kufiri tokësorë është 2,551 km i gjatë.
Klima e Norvegjisë është klimë bregdetare oqeanike përgjatë bregdetit dhe kryesisht e ftohtë dhe e lagësht si në dimër dhe në verë.
Pjesa më e madhe e relievit të Norvegjisë është terren i vrazhdë dhe malorë, përgjatë bregdetit është teren i ulët që formon liqene të shumta. Pjesa veriore është e ngrirë gjatë gjithë vitit. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të oqeanit ( 0m ) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,469 metrave në një vend të quajtur Galdëhopingen ( ang.:Galdhopiggen).
[redaktoni] Njësitë administrative
- Artikulli kryesor : Njësitë administrative në Norvegji
Norvegjia ka 19 njësi administrative të nivelit të regjioneve të quajtura fylke (fylker njëjës: fylke) dhe 431 njësi të nivelit komunal të quajtura kommunar. Njësit e nivelit të lartë kanë një funsionë në mes të qeverisjes qendrore dhe asaj lokale.
- Østfold
- Akershus
- Oslo
- Hedmark
- Oppland
- Buskerud
- Vestfold
- Telemark
- Aust-Agder
- Vest-Agder
- Rogaland
- Hordaland
- Bergen fylke
- Sogn og Fjordane
- Møre og Romsdal
- Sør-Trøndelag
- Nord-Trøndelag
- Nordland
- Troms
- Finnmark
[redaktoni] Ekonomia
Norvegjia është një ndër shtetet me të ardhura më të larta për banorë në botë, për shkak të burimeve natyrore të naftës. Një ndër eksportuesit më të mëdhenj të naftës si sasi e përgjithshme dhe për banorë. Të ardhurat nga nafta që nuk përdoren vendosen në një fond që do të përdoret në të ardhmen për pagimin e pensioneve etj. Ky fond është unik në botë, dhe ka sot rreth 150 miliard euro.
[redaktoni] Demografia
Përveç norvegjezëve, banojnë edhe pakica kombëtare "sami", kryesisht në pjesën veriore. Rreth 7 % e popullsisë janë të huaj.
[redaktoni] Kultura
Kultura e Shtetit
[redaktoni] Të tjera
- Telekomunikacioni
- Transporti
- Ushtria
- Turizmi
[redaktoni] Shiko dhe këtë
[redaktoni] Lidhje të jashtme
- Sognefjord fotos, webcam & info
- Mbreti
- Qeveria
- Parlamenti - Stortinget
- Ministria e Informimit - Info
- Ministria e Informimit - portal
- Enti i statistikave-Statistics Norway
- Harta zyrtare
- Banka Norvegjeze - Norwegian notes and coins
- WTO: Trade Policy Review: Norway
- Banka Qendrore Norvegjeze
- Sources to Legal Information in Norway
- The Norwegian Constitution in English
- Norwegian law in English
- Public holidays in Norway
- Norwegian climate
Andora · Austria · Azerbajxhani1 · Belgjika · Bjellorusia · Bosnja dhe Hercegovina · Britania e Madhe · Bullgaria · Republika Çeke · Danimarka · Estonia · Finlanda · Franca · Gjermania · Greqia · Holanda · Hungaria · Irlanda · Islanda · Italia · IRJM · Kroacia · Letonia · Lihtenshtajni · Lituania · Luksemburgu · Mali i Zi · Malta · Moldavia · Monako · Norvegjia · Polonia · Portugalia · Qipro2 · Rumania · Rusia1 · San Marino · Serbia · Shqipëria · Sllovakia · Sllovenia · Spanja · Suedia · Turqia1 · Ukraina · Vatikani · Zvicra
Teritore tjera : Akrotiri2 · Dhekelia2 · Ishujt Faroe · Gjibraltari · Guernsey · Jan Mayen · Jersey · Ishulli i Burrit · Svalbard
1Shtet pjesërisht në Azi. 2 Gjeografikisht në Azi, por i konsideruar si shtet evropian për arsye historike dhe kulturore.