Shiu
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Shiu është forma më e zakonshme e reshjes që krijohet kur pikat e imta të ujit bashkohen në një madhësi 0,5 deri 6-7 mm dhe për shkak të rëndesës bien prej reve në tokë. Forma të tjera të shiut janë: dëbora, lloha, breshëri dhe vesa. Sasia e shiut të rënë matet në mm. 1 mm reshje nënkupton 1 litër për metër katror. Jo i gjithë shiu bie në tokë, pasiqë një pjesë e tij avullon kur bie për shkak të ajrit të thatë. Kur shiu nuk arrin të bjerë në tokë ai quhet virga, një dukuri që ndeshet shpesh në rajonet e nxehta dhe të thata të shkretëtirave.
Tabela e përmbajtjeve |