Bjellorusia
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
|
|||||
Moto Kombëtare: ? | |||||
Gjuhë zyrtare | Bjellorusishtja, rusishtja | ||||
Kryeqyteti | Minsk | ||||
Sistemi | Republikë | ||||
President | Aleksandr Lukashenko | ||||
Kryeministër | Sergey Sidorsky | ||||
Sipërfaqja -totale -ujore |
207,600 km² - ( 84 -ta) ? % |
||||
Popullsia - Totale - Dendësia |
11,196,394 (2003) - ( 75 -ta) 50 b. / km² |
||||
Monedha | Rubla | ||||
Zona kohore | UTC + 02:00 | ||||
Pavarësia nga BRSS |
3 Qershor 1990 - (shpallur) 25 Gusht 1991 |
||||
Festa nacionale | 25 Gushti 1 | ||||
Në OKB nga | 24 Tetor 1945 | ||||
Himni kombëtar | Мы, беларусы | ||||
Kodi i internetit TLD | .by |
||||
Prefiksi telefonik | +375 |
||||
1. dita e njohjes nga Rusia, festohet si ditë e pavarësis | |||||
redaktoni |
Republika Bjelloruse (bjellorusisht:Беларусь ) është shtet në Evropën lindore që kufizohet nga Rusia, Ukraina, Polonia, Lituania dhe Letonia. Kryeqytet i saj është qyteti Minsk ndërsa qytet tjera të njohura janë Brest, Grodno (Hrodna), Gomel (Homyel) dhe Vitebsk.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Historia
- Artikulli kryesor Historia e Bjellorusisë
Ky shtet është shpallur si i pavarur për herë të parë më 25 mars 1918 duke formuar kështu Republikën Kombëtare Bjelloruse. Në vitin 1919 hynë si Republikë Socialiste Sovjetike Bjelloruse (RSSB) në kuadër të Republikës Socialiste Sovjetike të Lituanisë dhe Bjellorusisë. Pas luftës polake-ruse në fund të vitit 1921 bashkësia e formuar ndahet më dysh në mes të Polonisë dhe Republikës Socialiste Sovjetike Bjellorusisë e cila me republikat tjera sovjetike krijuan më 1922 Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike. Në shtator të 1939-së Bashkimi Sovjetik si rezultat i paktit të quajtur Molotov-Ribbentrop e anekson pjesën e Bjellorusisë të kontrolluar nga Polonia.
Në vitin 1941 Gjermania filloi operacionin ushtarak të njohur në Gjermani si “Operacioni Barbarossa(mjekra e kuqe)” kundër Bashkimit Sovjetik. Pas luftës dytë botërore, Bjellorusia ishte një ndër anëtaret themeluese të OKB-së dhe anëtare e denjët e Bashkimit Republikave Socialiste Sovjetike. Gjatë kësaj kohe Bjellorusia ishte njëra ndër rajonet më të zhvilluara të Bashkimit Sovjetik. Si rajon i zhvilluar ka tërhequr edhe një numër të madh të popullsisë ruse nga pjesët e Federatës Republikave Socialiste Sovjetike Ruse. Gjatë kohës së Stalinit është ndjekur një politikë që më së miri e shpreh thënia: “Sa më shpejtë të flasim rusisht aq më shpejtë do të ndërtojmë komunizmin” që në atë kohë ishte edhe në modë.
Më 27 korrik 1990 Bjellorusia ndahet nga Bashkimi Sovjetik dhe shpallet si shtet i pavarur. Gjatë kësaj kohe Stanislav Shushkeviq merr pozitën kryesore të udhëheqjes së shtetit, dhe së bashku me Boris Jelcinkung dhe udhëheqësin e Ukrainës, Leonid Kravquk më 8 dhjetor 1991 e shpallin shpërndarjen e Bashkimit Sovjetik dhe themeluan Lidhjen e Shteteve të Pavarura. Që nga 1994 vendi udhëhiqet nga Aleksander Lukashenko i cili kritikohet si diktator për politikën e tij e cila si duket nuk i përshtatet perëndimit.
[redaktoni] Politika
- Artikulli kryesor Sistemi shtetror
[redaktoni] Njësit administrative
- Artikulli kryesor Njësit administrative
Administrimi i vendit bëhet në 6 njësi administrative të quajtura "voblast". Minski si kryeqytet, ka një statut më të ngritu ndaj qyteteve tjera.
Voblast (bjellorusisht: вобласць/вобласьць ose vobłaść) është niveli më i lartë administrues pa ndonjë të drejtë kushtetuse. Bjellorusia nuk është federatë dhe e vetmja njësi kushtetuese është republika.
[redaktoni] Gjeografia
- Artikulli kryesor Gjeografia e Bjellorusisë
Sipërfaqja e përgjithshme e Bjellorusisë është 207,600 km2 dhe shtrihet në koordinatat gjeografike 53 00 V, 28 00 L.
Klima është kontinentale me dimër të rëndë dhe verë të ftohtë e kohë të vranët.
Relievi i Bjellorusisë përbëhet kryesisht nga një teren i rrafshët. Pika më e ultë e Bjellorusisë gjendet në brigjet e lumit Nyoman (90m) dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 346 metrave në Dzyarzhynskaya Hara në pjesën qendrore të vendit.
Lumi më i gjatë që përshkon Bjellorusinë është lumi Dnjeper
[redaktoni] Ekonomia
- Artikulli kryesor Ekonomia e Bjellorusisë
[redaktoni] Demografia
- Artikulli kryesor Demografia e Bjellorusisë
[redaktoni] Kultura
- Artikulli kryesor Kultura e Bjellorusisë
- Telekomunikacioni
- Transporti
- Ushtria
- Pushime
[redaktoni] Lidhje të jashtme
- Qeveria :
- Kryetari :
- Parlamenti :
- Ministria :
Ky artikull nga Gjeografia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Andora · Austria · Azerbajxhani1 · Belgjika · Bjellorusia · Bosnja dhe Hercegovina · Britania e Madhe · Bullgaria · Republika Çeke · Danimarka · Estonia · Finlanda · Franca · Gjermania · Greqia · Holanda · Hungaria · Irlanda · Islanda · Italia · IRJM · Kroacia · Letonia · Lihtenshtajni · Lituania · Luksemburgu · Mali i Zi · Malta · Moldavia · Monako · Norvegjia · Polonia · Portugalia · Qipro2 · Rumania · Rusia1 · San Marino · Serbia · Shqipëria · Sllovakia · Sllovenia · Spanja · Suedia · Turqia1 · Ukraina · Vatikani · Zvicra
Teritore tjera : Akrotiri2 · Dhekelia2 · Ishujt Faroe · Gjibraltari · Guernsey · Jan Mayen · Jersey · Ishulli i Burrit · Svalbard
1Shtet pjesërisht në Azi. 2 Gjeografikisht në Azi, por i konsideruar si shtet evropian për arsye historike dhe kulturore.
Bjellorusia · Gjeorgjia · Armenia · Kazakistani · Kirgitstani · Moldavia · Azerbajxhani1 · Rusia1 · Taxhikistani · Turkmenistani · Ukraina · Uzbekistani