Fizika
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Fizika është shkenca e cila studion ligjet themelore të gjithësisë duke iu referuar lëndës dhe energjisë - si dhe bashkëveprimit midis tyre - prej të cilave gjithësia përbëhet. Fizika është shkenca nëpërmjet së cilës njerëzit përpiqen të shpjegojnë dukuritë natyrore.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Degët e Fizikës
Mekanika | Termodinamika | Elektriciteti dhe Magnetizmi | Optika | Akustika |
| Fizika e trupave të ngurtë | Relativiteti | Fizika bërthamore | Fizika kuantike | Astrofizika
[redaktoni] Historia e Fizikës
Mbas hovit që kishin marrë shkencat e matematikës dhe filozofisë në Greqinë antike, u paraqit nevoja e degëzimit të tyre. Kështu, në tekstet e shkruara në atë kohë, bëhet gjithnjë e më shumë dallimi në mes të problemeve që zgjidheshin nga matematika, filozofia dhe degët e tyre.
Sot fizika është shkencë në vete. Biografitë e disa nga shkencëtarët të cilët kontribuan në këtë drejtim mund t´i gjeni në listën e më poshtme.
[redaktoni] Madhësitë fizike themelore
Madhësitë fizike themelore janë Gjatësia, Masa, Koha, Rryma elektrike,Sasia e lëndës, Temperatura dhe Ndriçimi.
[redaktoni] Shikoni dhe
[redaktoni] Rreth fizikës
Nils Bor (Niels Bohr): Është gabim të thuhet se fizika shërben për të gjetur se si funksionon natyra. Fizika merret me atë çfarë mund të themi ne për natyrën.
Albert Ajnshtajn: Fizika është një përpjekje konceptuale për të prekur realitetin ashtu siç mendohet të pavarur nga realiteti i vështruar. Teoritë fizike janë në fund të fundit shpikje të mendjes njerëzore të cilat ne i përdorim për organizimin dhe shtimin e "eksperiencës sonë".