Astrofizika
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Astronomia dhe Astrifizika munden të definohen si shkenca që studjojnë Universin. Ato studjojne pozitat e trupave qiellore, lëvizjet e tyre, strukturën kimiko-fizike, evulimin e tyre duke përfshi këtu të kaluarën dhe të ardhmen e Universit.
Shtrirja dhe përmbajtja e koncepteve Astronomi dhe Astrofizikë janë mjaft të përputhëshme dhe se nuk është lehtë të bëhet diferencimi i tyre. Dallimi praktik është i bazuar në faktin që perderisa astronomia si shkencë ka karakter më tepër deskriptive dhe observuaes, astrofizika studjon edhe proceset fizike të trupave.
Një dallim tjetër është i bazuar në vjetërsinë e këtyre dy shkencave. Përderisa astronomia trajtohet si një nga shkencat më të vjetra, astrofizika është mjaft shkencë e re me që bazohet në trajtimin e proceseve spektroskopike, bëthamore, relativistike dhe kuantike.