Gjeometria
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Gjeometria është degë e matematikës që studion format dhe mardhënjet e trupave (figurave) në hapësirë.
[redaktoni] Historia e Gjeometrise
Gjeometria vjen nga greqishtja "matja e tokës" kështu e quajti Erodoto këtë disiplins matematike kaq antike, që studjon strukturën e hapësires. Me kalimin e shekujve gjometria është bërë një kompleks studimesh dhe kërkimesh shumë të gjëra dhe shumë të pasura. Koha se kur ka "lindur" gjometria si shkencë është shekulli i III-të që është e shprehur nga matematikanë si Euklidi, Arkimedi dhe Apolloni i Perges.
Në shekullin e XVI-të verifikohet një rimarrje e gjometrisë me karakter algjebrik, që përgatiste rrugën për në gjeometrine analitike e ngritur nga Fermat dhe Cartesiusi (Descartesi). Një shtrirje e madhe e studimit të gjometrisë sipas degëve të ndryshme ndodh në shekullin e XIX-të. Në këtë periudhë bëjnë pjesë Gaspard Monge, Edouard Poncelet, Chasles, Steiner, Plücker, Staudt të tjerë si Grassmann, Jacobi, Cayley e Sylvester zhvillojnë gjometrine hiperspaciale. Gaussi dhe Riemanni praktikojnë gjometrine diferenciale.