Epilepsia
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Epilepsia (nga greqishtja e vjetër ἐπίληψις, epílēpsis - shpërthim, sulm; nga latinishtja epilepsia si dhe nga greqishtja e sotme ἐπίληπτος, epílēptos - sulmoj, kap) është një sëmundje me së paku dy sulme epileptike (sulme me ngërçe), të cilat shkaktohen pa asnjë arsye e cila mund të parashikohet.
Një sulm epileptik shkaktohet si pasojë e shkarkimeve sinkrone paroksizmale (në formë të sulmeve) të qelizave nervore të trurit, gjë që dërgon tek sjelljet apo gjendjet shpirtërore stereotipike. Kjo sëmundje ka për të sëmurin ndikim të madh në jetën e tij të përditshme, dhe kjo gjë duhet të merret parasysh gjatë mjekimit të saj.
Po ashtu edhe të kafshët mund të paraqitet një sëmundje, që ka një pamje të ngjashme me epilepsinë tek njeriu.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Pak histori
Epilepsia është më e vjetër se njerëzimi (pasi që secili tru me kompleksitet të mjaftuar, d.m.th jo vetëm ai i njeriut por edhe truri i llojeve të majmunit - kanë ekzistuar para njeriut - mund të shkaktoj shkarkime nervore me pasoja epileptike) dhe u takon sëmundjeve më të shpeshta kronike. Jo rrallë gjatë historisë personat me epilepsi u stigmatizuan nga shoqëria. P.sh. gjatë kohës së nacional-socializmit në Gjermaninë e Luftës së Dytë Botërore, personat me epilepsi konsideroheshin si “persona me jetë pa vlerë”!
[redaktoni] Diagnoza
Anamneza e pacientit si dhe EEG (Elektroencefalogrami), si dhe sipas nevojës metoda radiologjike (CT) dhe laboratorike (pasqyra e gjakut).
[redaktoni] Format e epilepsisë
Në mënyrë shumë të thjeshtëzuar epilepsia mund ndahet në këto dy forma:
- Epilepsia fokale (e pjesërishme)
- Epilepsia e gjeneralizuar (e përgjithshme)
[redaktoni] Terapia
- Medikamente kundër ngërçit (përpëlitjes, spazmës) – Antikonvulsiva/Antiepileptika:
- Gjatë sulmit epileptik akut si dhe gjatë sulmit të rëndë (Status epilepticus): Benzodiazepine (Lorazepam, Diazepam, Clonazepam, Midazolam dhe Nitrazepam)
- Për të parandaluar sulmet (si monoterapi): Valproat, Carbamazepin, Oxcarbazepin.
- Po ashtu për të parandaluar sulmet, mirëpo si medikamente të dorës së dyte, pasi që kanë shume ndikime të padëshiruara: Phenytoin, Phenobarbital dhe Primidon.
- Pasi që monoterapia (terapia me vetëm një medikament) te një numër i pacientëve nuk ka rezultate të kënaqshme, mund të merret parasysh edhe terapia duke kombinuar dy medikamente të ndryshme. Në këtë rast mund të përdoren: Gabapentin, Tiagabin, Vigabatrin, Mesuximid, Ethosuximid, Lamotrigin, Felbamat dhe Topiramat
- Kirurgjia e epilepsisë
- Stimulimi i Nervus Vagus
[redaktoni] Personalitete të njohura që vuanin nga e epilepsia
Leka i Madh, Julius Caesar, Napoleoni, Gustave Flaubert, Dostojewski, Agatha Christie, Molière, Leonardo da Vinci, Michelangelo, Vincent van Gogh, Georg Friedrich Händel, Paganini, Alfred Nobel, Papa Pius IX etj.
Ju lutemi shikoni edhe Udhëzimin reth artikujve të mjekësisë! |