Gjaku
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Gjaku (lat. Sanguis) është një ind i lëngëshëm, i cili me ndihmën e zemrës dhe enëve të qarkullimit të gjakut mirëmban funksionet e organeve të tjera të trupit nëpërmjet transportit dhe lidhjeve. Gjaku qarkullon nga puna mekanike e muskulit të zemrës nëpër enët e gjakut. Trupi i njeriut përmban 5 - 6 litra gjak.
Gjaku përmban: eritrocite (qelizat e kuqe), leukocite (qelizat e bardha), trombocite dhe plazma, në të cilën notojnë qelizat. Pjesët e ngurta përbëjnë 45%, kurse pjesa lëngët 55%. Eritrocitet përmbajnë hemoglobinë. Kjo proteinë është përgjegjëse lidhjen dhe transportin e oksigjenit. Në të vërtetë përbëhet prej globinës dhe hem-it, i cili me hekurin formon një kompleks .
[redaktoni] Funksionet
Gjaku së bashku me pjesët përbërëse të tij i mbush një sërë funksione:
- Transport (oksigjeni, hormonet, mbeturinat e metabolizmit)
- Rregullim (baraspeshën e ujit, elektroliteve, temperaturës, vlerës së pH-së)
- Mbrojtje (nëpërmjet limfociteve, antitrupave, koagulimit dhe fibrinolises)
[redaktoni] Vetitë
- Temperatura është 36,6° C (te njerëzit e shëndoshë)
- pH 7,4
- Gjaku është një suspension
- Meshkujt kanë përafërsisht 4,5 litra gjak, Femrat 3,6 litra
Nëpërmjet ndryshimeve në gjak dhe pjesëve përbërëse të tij një numër i madh i sëmundjeve mund të diagnostikohen dhe në vështirësinë e tyre mund të kategorizohen, për këtë arsye është gjaku lëngu më i shpeshtë i analizuar.
[redaktoni] Përbërja
- Plasma ( ~ 55%) prej saj 90 % H2O dhe 2% sheqer + minerale (jone të natriumit, kaliumit, magnesiumit dhe kalciumit) 8% proteina (albumina, antitrupa, etj.)
- Qeliza (~ 45%): eritrocite 5 milion/µl, leukocite 5000 – 10000/µl, trombocite 150000 – 300000/µl
- Hormone
- Gazra