Luan Jaha
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Luan Jaha (* 11 tetor 1967, Prishtinë) aktor shqiptar nga Kosova.
Fakultetin e Arteve Dega e Artit Dramatik, në klasën e Enver Petrovcit, e kreu në Prishtinë. Ka luajtur në rreth 30 shfaqje teatri, dallohet me shfaqen "Duke pritur Godonë", me të cilën mori çmimin special të jurisë në MESS të Sarajevës më 1979. Ndër shfaqet e tija të njohura janë “Karrikat”, "Armiku i popullit", "Hamleti", "Fluturimi në folen e qyqës", etj. Mori pjesë në 15 filma të shkurtër e shkollor, ku mund të veçohet “Kosova 9.11.”, që u shpall filmi më i mirë në Festivalin Ndërkombëtar “Tirana 2003”.
Është i popullarizuar nga seriali “Familja moderne”, ku interpreton Skënderin. Është pedagog në Fakultetin e Arteve në Kosovë, Drejtimi i Aktrimit. “Kukumi” është filmi i tij i parë artistik i metrazhit të gjatë.
[redaktoni] Filmografia
- Mamutovitët e Rexhepovitët - mini serial
- Familja Moderne - serial
- Kukumi - film
[redaktoni] Shih edhe
[redaktoni] Lidhje të jashtme
Ky artikull nga Aktorët është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |