Xhejlane Godanci
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Xhejlane Godanci lindi me 12 qershor 1967 në Prishtinë. Ka kryer aktrimin në Fakultetin e Arteve (klasa e Enver Petrovcit) në Prishtinë. Aktualisht është aktore në Teatrin Kombëtar në Prishtinë dhe asistente e prof. Enver Petrovcit në Akademinë e Arteve në Prishtinë.
[redaktoni] Roli në serialin televiziv Familja Moderne
Ajo sot konsiderohet si një ndër aktoret më të famshme në Kosovë. Ajo ishte e njohur edhe para vitit 1999 mirëpo me fillimin e transmetimit te serialit Familja Moderne, ku ajo luante rolin e Buqes (Burbuqe Ilazi), një rol kyç në freskinë dhe humorin e serialit, Xhejlanja fitoi një respekt dhe admirim të madh nga i gjithë populli kosovar. Roli i saj, një fqinje që merret me punët e huaja e sidomos me ato të familjes Gashi ka qenë dhe mbetet shumë simpatik në mesin e përcjellësve të serialit. Xhejlanja në rolin e Buqes dallohet për gjeste si përgjimi, të qeshura të paartikuluara dhe tentime për të folur në gjuhën letrare shqipe, të cilën shpeshherë e përzien me gjuhën turke, si shenjë e prejardhjes së saj. Të gjitha këto publiku i konsideron mjaft argëtuese andaj edhe roli i saj mbetet vazhdimisht i freskët, ndërkaq shikuesit janë gjithmonë të etur për paraqitjet e saja.
[redaktoni] Rolet në teatër
- Kufiri me atdhe
- Dëshmitari kryesor
- Profesor 2
- Iluzionet e dashurisë
- Cilën ta zgjedh
- 7 ngjyra lamtumirë
- Rikardi III
- Katër epoletat
- Maturantët
- Karrigat
- Stjuardesat
- Picrraku
- Llampa magjike e Aladinit
- Një minak për nipin Mak
- Dhoma katër me tre
- Princesha Zobeidë
- Konkursi
- Kësulëkuqija
- Rosak Baltaku
- Përralla me lara
- Minuku lozanjar
- Kënga si dhuratë
[redaktoni] Role në filma artistikë dhe televizivë
- Familja moderne si Burbuqe Ilazi (Buqe)
- Operacioni Bylyzyku si Woman
Ky artikull është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Kategoritë: Cung | Aktore | Biografi