Ebooks, Audobooks and Classical Music from Liber Liber
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z





Web - Amazon

We provide Linux to the World


We support WINRAR [What is this] - [Download .exe file(s) for Windows]

CLASSICISTRANIERI HOME PAGE - YOUTUBE CHANNEL
SITEMAP
Audiobooks by Valerio Di Stefano: Single Download - Complete Download [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Alphabetical Download  [TAR] [WIM] [ZIP] [RAR] - Download Instructions

Make a donation: IBAN: IT36M0708677020000000008016 - BIC/SWIFT:  ICRAITRRU60 - VALERIO DI STEFANO or
Privacy Policy Cookie Policy Terms and Conditions
Shën Agostini - Wikipedia

Shën Agostini

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë


Shën Agostini
Peshkop dhe doktor i kishës
Lindi 13 nëntor, 354, Souk-Ahras, Algjeria
Vdiq 28 gusht, 430, Hipo
Festa 28 gusht
Shenjat dalluese fëmija; pëllumbi; pena; zemra e shpuar
Mbrojtës i birrëtarëve; tipografëve; pezmatimit të syve; teologëve
Shenjt mbrojtës i këtyre vendeve: Brixhport, Konektikat; Kagajan de Oro, Filipine; Ida, Filipine; Kalamazu Miçigan; Seint Augustine, Florida; Uiskonsin, I epërm; Takson, Arizona

Shën Agostini (lat. Aurelius Augustinus Hipponensis , Tagaste, Numidia, 13 nëntor 354 — Hipona, Numidia, 28 gusht 430) ishte filozof, peshkop në Hippo Regius, dhe teolog; át kishe, doktor i kishës dhe shenjtor i kishës katolike. Ai është shenjtori mbrojtës i Urdhërit fetar agostinian dhe i disa vendeve. Vepra e tij e njohur "Confessiones", ("Rrëfimet") quhet shpesh vetë-jetëshkrimi i parë perëndimor dhe lexohet ende nëpër botë.

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Jeta

Agostini lindi në vitin 354 në Tagaste një qytet provincial në Provincën Numidia. Qyteti sot quhet Souk-Arrhas dhe ndodhet në Algjeri. Kur lindi iu dha emri Aurelio Agostino. Ai lindi pas konvertimit të perandorit Konstantin në fenë e krishterë. Në këtë periudhë, Afrika e veriut do ti nënshtrohej gjithnjë e më shumë ndikimit të kulturës së krishterë greke, ndërsa ndikimi i kulturës latine do të dobësohej. Kisha e krishterë në Numidia ishte e ndarë në shumë grupe dhe rryma besimi në rivalitet me njëra-tjetrën.

Babai i tij quhej Patricius, ishte qytetar romak, nëpunës i respektuar në administratën romake, dhe pronar i vogël tokash në Tagaste. Babai ishte pagan, por u pagëzua i krishterë pak para vdekjes. Babai ishte shumë i rreptë dhe nuk pati kurrë marrëdhënie krejt të hapura me Monikën ose Agostinin. Por ai ndikoi shumë në formimin e Agostinit duke e mësuar të admironte klasikët e letërsisë latine, gjë e cila e ndihmoi shumë Agostinin gjatë aktivitetit të tij si shkrimtar.

Nëna, Monika (në literaturë ndeshet edhe me emrat Monica, Monnica) ishte e krishterë. Monika konsiderohet në traditën e krishterë si nëna perfekte. Ajo do të luajë një rol të veçantë në jetën e Agostinit dhe të vëllezërve dhe motrave të tij. Dihet se Agostini kishte të paktën një vëlla, Navigius dhe një motër e cila vdiq si virgjëreshë e bekuar, një formë e vjetër e jetës si murgeshë. Ajo nuk e pagëzoi djalin e sapolindur, por u kujdes që ai të merrte mësime mbi fenë e krishterë. Kur Agostini u sëmur shumë rëndë gjatë fëmijërisë, ai u lut që të pagëzohej i krishter, por ai u shërua përpara se të kryhej pagëzimi dhe kërkoi që të shtyhej pagëzimi për më vonë. Kjo nuk ishte e pazakontë për atë kohë, kur njerëzit përpiqeshin që ta shtynin pagëzimin nga frika se ata mund të bënin mëkate pas pagëzimit.

Mësimet e para i mori në Tagaste dhe më vonë në Madaura. Ai mësoi latinisht, ndërsa njohuritë në gjuhën greke i mbetën të kufizuara. Në vitin 370 u dërgua të përfundonte arsimin në Kartagjenë. Ai dëshironte të punonte si jurist dhe për këtë arsye ai do të studiojë retorikë nga viti 372 deri në vitin 375. Në këtë kohë i vdiq babai.

Pasi lexoi librin "Hortensis" (ky libër ka humbur dhe nuk dihet përmbajtja e tij) të juristit, politikanit, oratorit dhe shkrimtarit romak, Cicero (106-43 p.e.s.), Agostini filloi të interesohet për filozofinë. Ai studiojë midis të tjerash veprat e Platonit dhe që nga viti 373, ai dhe shoku i tij Honoratus filluan të ndjekin Manichaeism, një sekt i krishterë i cili mendonte se bota shpirtërore ishte e krijuar nga Zoti ndërsa ajo materiale ishte krijuar nga E Keqja. Augustini hodhi poshtë shumicën e besimit të krishterë të marrë nga nëna. Në fund të studimeve ai hoqi dorë nga jurisprudenca dhe iu kushtua mësimdhënies së retorikës. Ai filloi të jepte mësime në retorikë dhe gramatikë në vitin 375 dhe vazhdoi kështu për 9 vjet.

Agostini mendohet se ishte një burrë i pashëm, dhe në moshën 18-të vjeçare (viti 372) ai u njoh me një grua të re në Kartagjenë. Ata bashkëjetuan për 14 vjet. Shumica në atë kohë e konsideronin bashkëjetesën si një mënyrë të jetuari të pranueshme. Nga bashkëjetesa u lindi një djalë, Adeodatus në vitin 373. Adeodatus vdiq në vitin 389. Agostini u nda nga kjo grua në vitin 386.

Shën Agostini dhe Monika, nga Ari Shefer
Zmadho
Shën Agostini dhe Monika, nga Ari Shefer

[redaktoni] Aktiviteti në Itali

Agustini dha mësime në filozofi dhe retorikë në Thagaste dhe Kartagjena, por ai dëshironte që të shkonte në Romë sepse ai besonte se atje praktikonin artin e tyre mjeshtërit më të mirë dhe të shkëlqyer të retorikës. Në vitin 383 Agustini, kundër dëshirës së nënës së tij, u vendos në Romë për të hapur një shkollë për mësimin e retorikës. Nëna e tij Monika shkoi bashkë me të dhe u vendos me banim në Romë, po ashtu. Agustini u zhgënjye shumë me shkollat romake të cilat ai i vlerësoi si apatike. Po ashtu nxënësit e tij ndërronin shpesh mësues për të mos paguar për orët e mësimit. Miqtë e tij të besimit manichean e prezantuan me prefektin e Qytetit të Romës, Symmachus, të cilit i ishte kërkuar të gjente një profesor të retorikës për oborrin perandorak në Mediolanum (qyteti i sotëm i Milanos).

Në vitin 384 Agustini pranoi ofertën për të punuar si mësues i retorikës në Mediolanum. Monika e shoqëroi atë edhe në Mediolanum. Atje ai ra nën ndikimin e neoplatonizmit dhe kjo i hapi rrugën edhe kthimit në fenë e krishterë të nënës së tij. Gjithë veprimtaria e tij si teolog do të karakterizohet nga kombinimi i mendimit të krishterë dhe neoplatonizmit. Ndikimi i neoplatonizmit tek Agustini solli si pasojë vazhdimin e ndikimit të Platonit edhe në mesjetë, ndërsa filozofët e tjerë grekë u harruan.

Në moshën 30 vjeç, Agustini, një i sapoardhur nga provinca kishte postin akademik më të shquar në botën latine, në një kohë që poste të tilla të hapnin rrugën për të filluar karrierën në politikë. Megjithatë, Agustini nuk e pëlqente jetën plot tensione në oborrin perandorak, dhe një ditë ndërsa ishte në karrocën e tij duke shkuar për të dhënë një fjalim përpara perandorit, ai u ankua se një lypës i dehur që ai sapo kishte kaluar në rrugë bënte një jetë me më pak mërzitje se ai.

Nëna tij Monika i bënte gjithmonë presion që ai të bëhej katolik, por ishte peshkopi Ambrosius i Mediolanum i cili influencoi më shumë tek Agustini. Ambrosius ishte një mjeshtër i retorikës, ashtu si Agustini, por më i vjetër dhe më me eksperiencë. Ambrosius ishte një mbrojtës i ortodoksisë nikeane. Ai njihte shumë mirë gjuhë greke dhe ishte për Agustinin një burim i vyer njohurish mbi teologjinë lindore. Agustini hoqi dorë nga teologjia Manichaean pjesërisht për shkak të predikimeve dhe studimeve të tjera të peshkopit Ambrosius dhe pjesërisht pas një takimi zhgënjyes me peshkopin Manichaean Faustus. Por Agustini nuk u bë katolik si Ambrosius dhe Monika, por përqafoi një drejtim neoplatonik pagan mbi të vërtetën. Ai deklaroi se për një farë kohe, atij iu duk sikur po përparonte në përpjekjet e tij, por më në fund ai ra në skepticizëm.

Nëna e tij i bënte presion që ai të martohej. Agustini vendosi të ndiqte këshillën e nënës dhe të martohej. Për këtë arsye ai i dha fund bashkëjetesës me gruan me të cilën kishte bashkëjetuar për 14 vjet. Megjithëse bashkëjetesa pranohej nga shumica e njerëzve, ai nuk mund të martohej me të pas një marrëdhënie të tillë. Djali i tij, Adeodatus, qëndroi me të, ndërsa nëna e djalit u kthye në Afrikën veriore. Nëna e Agustinit rregulloi martesën e Agustinit me një vajzë në përputhje me pozitën sociale të familjes, por Agustini duhej të priste 2 vjet meqënëse vajza ishte e mitur. Agustini menjëherë filloi të bashkëjetonte me një grua tjetër. Në këtë kohë, Agustini i Hippos do të hartonte lutjen e tij më të famshme: "Më jep dëlirësi dhe vetpërmbajtje, por jo akoma" [da mihi castitatem et continentiam, sed noli modo] (Rrëfimet, VIII. vii (17)).

[redaktoni] Mendimi teologjik dhe filozofik

[redaktoni] Në vepra

[redaktoni] Çështja e së keqes

[redaktoni] E keqja metafizike

[redaktoni] E keqja trupore

[redaktoni] Liria e njeriut

[redaktoni] Kërkimi i së vërtetës

[redaktoni] Veprat

[redaktoni] Letrat

[redaktoni] Thënie nga Sh. Agostini

  • "E paqete eshte zemra jone, derisa te qetesohet ne Ty".

[redaktoni] Shiko edhe

[redaktoni] Lidhje të jashtme

Our "Network":

Project Gutenberg
https://gutenberg.classicistranieri.com

Encyclopaedia Britannica 1911
https://encyclopaediabritannica.classicistranieri.com

Librivox Audiobooks
https://librivox.classicistranieri.com

Linux Distributions
https://old.classicistranieri.com

Magnatune (MP3 Music)
https://magnatune.classicistranieri.com

Static Wikipedia (June 2008)
https://wikipedia.classicistranieri.com

Static Wikipedia (March 2008)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com/mar2008/

Static Wikipedia (2007)
https://wikipedia2007.classicistranieri.com

Static Wikipedia (2006)
https://wikipedia2006.classicistranieri.com

Liber Liber
https://liberliber.classicistranieri.com

ZIM Files for Kiwix
https://zim.classicistranieri.com


Other Websites:

Bach - Goldberg Variations
https://www.goldbergvariations.org

Lazarillo de Tormes
https://www.lazarillodetormes.org

Madame Bovary
https://www.madamebovary.org

Il Fu Mattia Pascal
https://www.mattiapascal.it

The Voice in the Desert
https://www.thevoiceinthedesert.org

Confessione d'un amore fascista
https://www.amorefascista.it

Malinverno
https://www.malinverno.org

Debito formativo
https://www.debitoformativo.it

Adina Spire
https://www.adinaspire.com