Gjeografia e Beninit
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
redaktoni hartën |
Benini ndodhet në Afrikën perëndimore në mes të Nigerisë e Togosë dhe ka dalje në Oqeanin Atlantik , gjegjësisht në gjirin që e mbanë emrin e këtij vendi. Zalli fryen nga brendia e vendit arrin gjerë në buzëdet dhe lumenj të pambrojtur nga natyra.
Sipërfaqja e përgjithshme e Beninit është 112,620 km2 (katër herë më e madhe se sipërfaqja e Republikës së Shqipërisë), 2,000 km2 janë ujore. Benini shtrihet rreth koordinatave gjeografike 9 30 V, 2 15 L.
Benini ka një vijë bregdetare prej 121 km, ndërsa kufi tokësorë 1,989 km të gjatë që e ndanë atë nga : Burkina Faso 306 km, Nigeri 266 km, Nigeria 773 km dhe Toga 644 km
Klima në Benin është ekuatoriale, e nxehtë, me lagështi në jug dhe gjysmë shkretinore në veri.
Relievi i Beninit përshkruhet nga një rrafshë i ulët që kalonë valë-valë në rrafshnalta dhe disa bjeshkë e male të ulëta.. Pika më e ultë e relievit është përgjatë bregdetit dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 658 metrave në pikën e quajtur "Maja Sokbaro" (ang.:Mont Sokbaro), në lindje të pjesës qendre të vendit, në kufi me Togon.
Si pasurit natyrore të Beninit sipas CIA-Factboock llogariten të jenë: Rezerva jetëshkurtra të naftës bregdetare, Guri gëlqerorë, Mermeri dhe Pyjet (druri). Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 18.08% e sipërfaqes së vendit.
Ky artikull nga Gjeografia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Afrika e Jugut · Algjeria · Angola · Benini · Botsvana · Bregu i Fildishtë · Burkina Faso · Burundi · Çadi · Egjipti · Eritrea · Etiopia · Gaboni · Gambia · Gana · Guineja Bizare · Guineja Ekuatoriale · Guineja · Kameruni · Kenia · Kepi i Gjelbër · Komoros · Lesoto · Liberia · Libia · Madagaskar · Malevia · Mali · Maroku · Mauritania · Mauritius · Mozambiku · Namibia · Nigeri · Nigeria · RD e Kongos · Rep. e Afrikës Qendrore · Rep. e Kongos · Ruanda · Sao Tome dhe Principe · Sejelles · Senegali · Siera Leone · Somalia · Suazilandia · Sudani · Tanzania · Togo · Tunizi · Uganda · Xhibuti · Zambia · Zimbabveja