Privacy Policy Cookie Policy Terms and Conditions Zekati - Wikipedia

Zekati

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Pjesë nga një sërë artikujsh.

Islami

Historia e Islamit

Besimi dhe praktika

Teuhidi i AllahutDeklarata IslameNamaziAgjërimiHaxhxhiZekati

Figura të njohura

MuhammediSahabët • Profetët në Islam • Aliu • Ebu Bekir • Omeri

Tekste dhe ligje

Kur'aniSuret Kur'anore • Hadithi • Sheriati • Jurispudenca Islame •

Medh-hebet në Islam

• Hanefi • Shafi • Maliki• Hanbeli •

Aspektet shoqërore

• Akademia • Teologjia • Filozofia • Shkenca • Arti • Arkitektura • Qytetet • Kalendari • Festat • Gruaja • … Kur'an • Sufizmi•

Shih edhe

Fjalori Islam

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Kuptimi i Zekatit

Zekati është detyra e katërt themelore islame e cila paraqet manifestimin e dukshëm të besimit islam.

All-llahu xh.sh. thotë:

  • “Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si një kokërr prej të cilës mbijnë shtatë kallinj, ndërsa në secilin kalli ka nga njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është Bujar i Madh, i di qëllimet.”[1]

Zekati është i obliguar me Kur’an dhe Hadith – me burimet kryesore të Sheriatit, si detyrë e domosdoshme fetare, farzi ajn, e çdo muslimani dhe muslimaneje të pasur, të cilët sipas Sheriatit posedojnë sasi të caktuar të pasurisë – nisabin.

Obligueshmëria e zekatit rrjedh nga më shumë ajete Kur’anore, e në veçanti është potencuar në suren Tewbe:

  • “Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. All-llahu dëgjon dhe sheh.” [2]
  • “Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp).”[3]

Nga urdhëresat kur’anore rezulton se zekati është detyrë dhe e drejtë. Detyrë e të pasurve ndaj të varfëve, ndërsa e drejtë e të varfëve ndaj të pasurve.

[redaktoni] Shpërblimet për dhëninen e Zekatit

Për çdo sakreficë që besimtari e bën në emër të All-llahut, Ai i premton shpërblim të dyfishtë, në këtë dhe në botën e ardhshme – ahiret:

  • “Dhe cakto për ne (jetë) të mirë në dunja dhe të mirë në botën tjetër, pse vërtet jemi kthyer kah Ti. Ai (Zoti) tha: “Dënimi im është ai me të cilin e godas cilin dua, e mëshira Ime ka përfshirë secilin send. Atë (Mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët i ruhen (mëkateve), e japin zeqatin dhe për ata që argumentet tona i besojnë.”[4]
  • “Nuk është obligim yti (Muhammed) udhëzimi i tyre (në rrugë të drejtë), All-llahu e shpie në rrugë të drejtë ate që do. Çkado që të jepni nga pasuria, e keni për veten tuaj, po mos jepni për tjetërkë, por vetëm për hir të All-llahut, e çkado që t’u jepni të tjerëve nga pasuria, ajo do t’u kompensohet në mënyrë të plotë duke mos u dëmtuar ju.”[5]

[redaktoni] Historiku i institucionit të zekatit

Institucioni i zekatit u bë obligim për musliamnët qysh në Meke. Mirëpo, meqë muslimanët atëbotë qenë të persekutuar e të keqtrajtuar nga ana e idhujtarëve mekas, kështu që në pikëpamje materiale ishin shumë të dobët, andaj urdhëresa e zekatit nuk mund të zbatohej në tërësi.
Kjo dispozitë përsëri është theksuar në Medine, në vitin e dytë pas hixhretit, në ajetin:

  • “Falni namazin dhe jepni zeqatin, dhe falnu me ata që falen (bini në rukuë me ata që bijnë).”[6] prej kur edhe filloi që zekati të kryhet në praktikë.

Vlera gjegjësisht lartësia e zekatit, nuk është caktuar me Kur’an, siç nuk është caktuar e precizuar më detajisht as edhe urdhëresat e tjera, siç është namazi, haxhxhi etj. Ato i ka sqaruar edhe me shembullin e vet i ka treguar Muhammedi - paqa qoft mbi të.

Muhammedi alejhisselam e ka caktuar edhe përqindjen e ndarjes së zekatit: “Ndajeni një të dyzetën pjesë të pasurisë suaj” (do të thotë, 2.5%), ndërsa Ebu Bekri dhe Omeri e kanë qartësuar detajisht këtë me rregulloret e tyre.

Arabët më të pasur , të cilët në filim qenë të prirë të kalonin në Islam, këtë urdhëresë e shikonin me dyshim, sepse Islami u paraqit si sitem i ri social. Mbledhja e zekatit, si edhe e tatimeve dhe kontributeve të tjera, ishte brengë e shtetit islam. Edhe pse bota arabe gjatë jetës së Muhammedi - paqa qoft mbi të e pranoi Islamin masovikisht, përsëri shumëkushi nuk mundi t’i flakë shprehitë dhe zakonet pagane të tyre. Prandaj ca fise pas vdekjes së Muhammedi - paqa qoft mbi të refuzuan ta japin zekatin dhe kaluan në anën e ca pejgamberëve të rrejshëm, si Musejleme el-Kedhdhabi, duke deklaruar se nuk e lëshojnë Islamin, por vetëm refuzojnë ta japin zekatin.

Halif Ebu Bekër pa kurrëfarë ngurimi luftoi kundër këtyre fiseve, duke i detyruar ta japin zekatin.

[redaktoni] Domethënia e fjalës Zekat

Fjala zekat do të thotë pastrim, ose larje. Ajo gjithashtu ka kuptimin shtim, rritje.

Në kuptimin shpirtërorë, zekat do të thotë pastrim nga mëkatet dhe kënaqje e vullnetit dhe e urdhërit të All-llahut xh.sh.

Zekati e pastron dhe e çliron njeriun nga makutëria ndaj të mirave të kësaj bote.

Ai të shpie në njohjen se vlera e njeriut matet sipas virtyteve morale dhe humane, e jo sipas pozitës dhe madhësisë së pasurisë.

Zekat do të thotë edhe patrim i pasurisë nga e drejta (hakku) e huaj, sepse njeriu kurrë nuk është i sigurt edhe krahas kujdesit të tij se diç e palejueshme nuk është futur në pasurinë e tij.

[redaktoni] Përqindja dhe llojet e pasurisë për të cilat jepet zekati

Nisab është sasia e caktuar e pasurisë me Sheriat, kështu që kur arrihet kjo sasi – nisabi, hyn në fuqi obligimi për dhënien e zekatit.

Sipas kësaj, zekati nuk jepet në llojin dhe sasinë e pasurisë e cila s’e arrin nisabin ose është e veçuar nga dispozita për dhënien e zekatit.

Lënda e zekatit është pasuria të cilën pronari e posedon një vit të tërë në pronësinë e tij. Nga kjo veçohet pasuria që shërben për nevojat siç janë: banesa, orenditë shtëpiake, rrobat, mjetet e punës, kafshët për punë, pasuria e caktuar për larjen e borxheve, pastaj prodhimet e duhura ushqimore për ekzistimin e familjes.

Kur’ani nuk e ka precizuar qartë se cilën pjesë dhe nga cili lloj i pasurisë duhet dhënë zekatin.

Kur’ani vetëm thotë:

  • “ Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: “Që të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre. Të pyesin ty edhe se ç’do të japin. Thuaj: “Tepricën!” Kështu ua sqaron All-llahu juve argumentet ashtu që të mendoni (çka është mirë e çka është keq).” [7]

Sipas kësaj Kur’ani e ka caktuar parimin e përgjithshëm, ndërsa Muhammedi - paqa qoft mbi të e ka precizuar këtë urdhëresë: “Jepni çerekun e një të dhjetës së pasurisë suaj!”, që në përqindje i vjen 2.5% ose një e dyzeta pjesë.

Në nevojat shtëpiake të liruara nga dhënia e zekatit bën pjesë edhe stolia e gruas nga guri I çmuar, margaritari, etj.

Ari dhe argjendi, ndërkaq, janë lëndë e zekatit, pa marrë parasysh se për çfarë janë të caktuar përderisa e përmbushin minimumin e shumës së caktuar me Sheriat – nisabin.

Sipas kësaj, lëndën e zekatit e përbëjnë tri grupe:

  1. ari, argjendi, monedhat dhe letrat me vlerë,
  2. malli për tregti, prodhimet bujqësore dhe
  3. disa kafshë shtëpiake.

Nisabi i arit është 91.6 gram. Në këtë vlerë jepet 2.5% gjegjësisht një e katërdhjeta pjesë.

Nisabi për argjendin është 641.5 gram. Në këtë vlerë, gjithashtu, jepet 2.5% gjegjësisht një e dyzeta pjesë. Nisabi i monedhës është adekuatë me nisabin e arit. Sendet e arta e të argjendta, stolitë etj, trajtohen si ar dhe argjend, ndaj sipas të njëjtës bazë caktohet vlera e nisabit.

Nisabi i mallit për tregti është adekuat me nisabin e argjendit. Kjo do të thotë se, nëse pronari posedon mall për tregti në vlerë të nisabit të argjendit, i cili mall e kalon një vit tek ai, është i obliguar të japë zekatin. Ndërkaq, nëse dikush posedon tepricë të mallit (përveç arit e argjendit), por këtë mall nuk e ka caktuar për tregti, po as për shtimin e pasurisë, në këtë rast nuk është i obliguar të japë zekatin.

Për prodhimet bujqësore që fitohen nga ara ose livadhi të cilët ujiten me ujë të rrjedhshëm ose që u janë ekspozuar reshjeve të natyrës (shiut), jepen dhjetë përqind ose një e dhjeta e sasisë së përgjithshme të prodhimeve. Ndërkaq, për prodhimet, parcelat e së cilave ujiten artificialisht jepet pesë përqind, gjegjësisht e njëzeta pjesë. E njëjta vlen edhe për frutat e pemëve, mjaltin dhe prodhimet qumështore. Nisabi është sa pesë barra anieje, gjegjësisht 653 kg.

Për prodhimet bujqësore zekati jipet menjëherë pas vjeljes së tyre.

Zekati nuk jepet për kafshët e buta, të cilat më pak se gjysmë viti janë në kullota, si edhe për shqerrat. Zekat, gjithashtu nuk jepet as për kuajt, që bazohet në hadithin e Muhammedit - paqa qoft mbi të.

Nisabi për kafshët e mëdha është 30 krerë. Për këtë vlerë duhet dhënë një të re që i ka mbushur dy vjet. Më tutje zekati llogaritet sipas parimit vijues: prej 40 deri në 50 krerë – një të re dyvjeçe, prej 60 deri në 69 krerë – dy të reja dyvjeçe, prej 70 deri në 79 krerë – dy të reja; një dyvjeçe e një tri vjeçe; prej 80 deri në 89 krerë – dy të reja trivjeçe, prej 90 deri në 100 krerë – tri të reja dyvjeçe, prej 100 deri në 109 krerë – tri të reja dy vjeçe, ndërsa një njëvjeçe etj.

Në çdo 30 krerë të ardhshëm jepet një e re dyvjeçe, ndërsa në 40 - një e re tre vjeçe.

Zekati në kafshët e imta – dhen e dhi, jepet sipas këtij parimi: prej 40-120 copë – një dele, prej 121-200 copë – dele, prej 201-399 copë – tre dele, prej 400 copë – katër dele. Më tutje në çdo njëqind jepet nga një dele.

Zekati për huazime jepet në të holla, në ar, në argjend, në mallra tregtie si dhe në vlera tjera.

[redaktoni] Obligimi për dhënien e zekatit

Obligimi për dhënien e zekatit fillon:

  1. kur huazimet në mallra tregtie realizohen në vlerë të një të pestës (1/5) së nisabit,
  2. kur realizohet nisabi i plotë i huazimeve të cilat rrjedhin nga marrëdhëniet kontraktuese dhe jotregtare (siç është trashëgëmia, testamenti, mehri, qeraja etj.) me kusht që të ketë kaluar një vit nga skadimi i afatit të borxhit.

[redaktoni] Kujt i jepet zekati

Sipas Kur’anit (suretu Tevbe, ajeti 60) të dhënat e obligueshme fetare, zekati dhe sadakatul-fitri, mund të shpenzohen dhe të shpërndahen në njërën nga këto tetë kategori:

  1. për të varfërit,
  2. për të ngratët,
  3. për punonjësit (që e tubojnë),
  4. për ata që duhet përfituar zemrat e tyre,
  5. për lirirmin nga robëeria,
  6. për të mbyturit në borxhe,
  7. për në rrugën e All-llahut dhe
  8. për atë që ka mbetur në rrugë.

Këto kategori nuk mund të shfuqizohen – abrogohen, po as të shuhen. Për prioritetin e njërës kategori mbi tjetrën në rastin e dhënë, është i obliguar të kujdeset pushteti kompetent islam.

Në rastet tona, sipas mendimit të shumicës së ulemave, më e rëndësishmja është kategoria e shtatë “për të mirën e përgjithshme – për në rrugën e All-llahut – “fi sebilil-lahi”, që përfshin të gjitha llojet e arsimit dhe edukimit islam, gjegjësisht ngritjen dhe zhvillimin e instituteve dhe enteve fetare, qëllimi i të cilave është ruajtja dhe avancimi i parimeve islame.

Sipas dispozitave të fikhut, zekati, parimisht, mund t’u jepet: vëllezërve, motrave, fëmijëve të tyre, mixhallarëve, motrave të babait dhe fëmijëve të tyre, tezeve dhe dajëve dhe fëmijëve të tyre. Zekati gjithashtu, mund t’u jepet edhe fqinjve.

Prioritet te dhënia e zekatit kanë të afërmit, pastaj të familjes së largët, fqinjët, përderisa i mbushin kushtet për pranimin e zekatit.

[redaktoni] Kujt nuk i jepet zekati

Zekati, sipas dispozitave të Sheriatit, nuk mund t’i jepet:

  1. jomuslimanit,
  2. personit që ka pasuri të mjaftueshme për mirëmbajtje,
  3. burri gruas po as gruaja burrit,
  4. brezit ngjitës: babait, nënës, gjyshes, gjyshit po as edhe brezit zbritës: fëmijëve, nipave...
  5. personit të sëmurë mentalisht dhe të miturit, të cilët nuk e kuptojnë rëndësinë e zekatit. Ndërkaq, mbikëqyrësit – tutorët e tyre mund ta marrin zekatin në emër të tyre,
  6. borxhliut tënd, për shkak të pagimit të borxhit me zekat.

[redaktoni] Vërejtje për mosdhënjen e zekatit

Vërejtje për mosdhënjen e zekatit:

All-llahu xh.sh. thotë:

  • “Ja, ju jeni ata që ftoheni për të dhënë në rrugën e All-llahut (për luftë kundër armikut tuaj), e dikush prej jush bën koprraci, e kush bën koprraci, ai bën kundër vetvetes, All-llahu s’ka nevojë, e ju jeni të varfër (keni nevojë). Po nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju.” [8]
  • “O ju që keni besuar, a t’ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm:T’i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.” [9]
  • “Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kijametit do t’u mbështillet në qafën e tyre. All-llahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, All-llahu është i njohur mirë më atë që veproni.” [10]

[11]

[redaktoni] Referencat

[redaktoni] Shih edhe këtë


[redaktoni] Lidhje të jashtme

THIS WEB:

aa - ab - af - ak - als - am - an - ang - ar - arc - as - ast - av - ay - az - ba - bar - bat_smg - be - bg - bh - bi - bm - bn - bo - bpy - br - bs - bug - bxr - ca - cbk_zam - cdo - ce - ceb - ch - cho - chr - chy - closed_zh_tw - co - cr - cs - csb - cu - cv - cy - da - de - diq - dv - dz - ee - el - eml - en - eo - es - et - eu - fa - ff - fi - fiu_vro - fj - fo - fr - frp - fur - fy - ga - gd - gl - glk - gn - got - gu - gv - ha - haw - he - hi - ho - hr - hsb - ht - hu - hy - hz - ia - id - ie - ig - ii - ik - ilo - io - is - it - iu - ja - jbo - jv - ka - kg - ki - kj - kk - kl - km - kn - ko - kr - ks - ksh - ku - kv - kw - ky - la - lad - lb - lbe - lg - li - lij - lmo - ln - lo - lt - lv - map_bms - mg - mh - mi - mk - ml - mn - mo - mr - ms - mt - mus - my - mzn - na - nah - nap - nds - nds_nl - ne - new - ng - nl - nn - no - nov - nrm - nv - ny - oc - om - or - os - pa - pag - pam - pap - pdc - pi - pih - pl - pms - ps - pt - qu - rm - rmy - rn - ro - roa_rup - roa_tara - ru - ru_sib - rw - sa - sc - scn - sco - sd - se - searchcom - sg - sh - si - simple - sk - sl - sm - sn - so - sq - sr - ss - st - su - sv - sw - ta - te - test - tet - tg - th - ti - tk - tl - tlh - tn - to - tokipona - tpi - tr - ts - tt - tum - tw - ty - udm - ug - uk - ur - uz - ve - vec - vi - vls - vo - wa - war - wo - wuu - xal - xh - yi - yo - za - zea - zh - zh_classical - zh_min_nan - zh_yue - zu

Static Wikipedia 2008 (no images)

aa - ab - af - ak - als - am - an - ang - ar - arc - as - ast - av - ay - az - ba - bar - bat_smg - bcl - be - be_x_old - bg - bh - bi - bm - bn - bo - bpy - br - bs - bug - bxr - ca - cbk_zam - cdo - ce - ceb - ch - cho - chr - chy - co - cr - crh - cs - csb - cu - cv - cy - da - de - diq - dsb - dv - dz - ee - el - eml - en - eo - es - et - eu - ext - fa - ff - fi - fiu_vro - fj - fo - fr - frp - fur - fy - ga - gan - gd - gl - glk - gn - got - gu - gv - ha - hak - haw - he - hi - hif - ho - hr - hsb - ht - hu - hy - hz - ia - id - ie - ig - ii - ik - ilo - io - is - it - iu - ja - jbo - jv - ka - kaa - kab - kg - ki - kj - kk - kl - km - kn - ko - kr - ks - ksh - ku - kv - kw - ky - la - lad - lb - lbe - lg - li - lij - lmo - ln - lo - lt - lv - map_bms - mdf - mg - mh - mi - mk - ml - mn - mo - mr - mt - mus - my - myv - mzn - na - nah - nap - nds - nds_nl - ne - new - ng - nl - nn - no - nov - nrm - nv - ny - oc - om - or - os - pa - pag - pam - pap - pdc - pi - pih - pl - pms - ps - pt - qu - quality - rm - rmy - rn - ro - roa_rup - roa_tara - ru - rw - sa - sah - sc - scn - sco - sd - se - sg - sh - si - simple - sk - sl - sm - sn - so - sr - srn - ss - st - stq - su - sv - sw - szl - ta - te - tet - tg - th - ti - tk - tl - tlh - tn - to - tpi - tr - ts - tt - tum - tw - ty - udm - ug - uk - ur - uz - ve - vec - vi - vls - vo - wa - war - wo - wuu - xal - xh - yi - yo - za - zea - zh - zh_classical - zh_min_nan - zh_yue - zu -

Static Wikipedia 2007:

aa - ab - af - ak - als - am - an - ang - ar - arc - as - ast - av - ay - az - ba - bar - bat_smg - be - bg - bh - bi - bm - bn - bo - bpy - br - bs - bug - bxr - ca - cbk_zam - cdo - ce - ceb - ch - cho - chr - chy - closed_zh_tw - co - cr - cs - csb - cu - cv - cy - da - de - diq - dv - dz - ee - el - eml - en - eo - es - et - eu - fa - ff - fi - fiu_vro - fj - fo - fr - frp - fur - fy - ga - gd - gl - glk - gn - got - gu - gv - ha - haw - he - hi - ho - hr - hsb - ht - hu - hy - hz - ia - id - ie - ig - ii - ik - ilo - io - is - it - iu - ja - jbo - jv - ka - kg - ki - kj - kk - kl - km - kn - ko - kr - ks - ksh - ku - kv - kw - ky - la - lad - lb - lbe - lg - li - lij - lmo - ln - lo - lt - lv - map_bms - mg - mh - mi - mk - ml - mn - mo - mr - ms - mt - mus - my - mzn - na - nah - nap - nds - nds_nl - ne - new - ng - nl - nn - no - nov - nrm - nv - ny - oc - om - or - os - pa - pag - pam - pap - pdc - pi - pih - pl - pms - ps - pt - qu - rm - rmy - rn - ro - roa_rup - roa_tara - ru - ru_sib - rw - sa - sc - scn - sco - sd - se - searchcom - sg - sh - si - simple - sk - sl - sm - sn - so - sq - sr - ss - st - su - sv - sw - ta - te - test - tet - tg - th - ti - tk - tl - tlh - tn - to - tokipona - tpi - tr - ts - tt - tum - tw - ty - udm - ug - uk - ur - uz - ve - vec - vi - vls - vo - wa - war - wo - wuu - xal - xh - yi - yo - za - zea - zh - zh_classical - zh_min_nan - zh_yue - zu

Static Wikipedia 2006:

aa - ab - af - ak - als - am - an - ang - ar - arc - as - ast - av - ay - az - ba - bar - bat_smg - be - bg - bh - bi - bm - bn - bo - bpy - br - bs - bug - bxr - ca - cbk_zam - cdo - ce - ceb - ch - cho - chr - chy - closed_zh_tw - co - cr - cs - csb - cu - cv - cy - da - de - diq - dv - dz - ee - el - eml - en - eo - es - et - eu - fa - ff - fi - fiu_vro - fj - fo - fr - frp - fur - fy - ga - gd - gl - glk - gn - got - gu - gv - ha - haw - he - hi - ho - hr - hsb - ht - hu - hy - hz - ia - id - ie - ig - ii - ik - ilo - io - is - it - iu - ja - jbo - jv - ka - kg - ki - kj - kk - kl - km - kn - ko - kr - ks - ksh - ku - kv - kw - ky - la - lad - lb - lbe - lg - li - lij - lmo - ln - lo - lt - lv - map_bms - mg - mh - mi - mk - ml - mn - mo - mr - ms - mt - mus - my - mzn - na - nah - nap - nds - nds_nl - ne - new - ng - nl - nn - no - nov - nrm - nv - ny - oc - om - or - os - pa - pag - pam - pap - pdc - pi - pih - pl - pms - ps - pt - qu - rm - rmy - rn - ro - roa_rup - roa_tara - ru - ru_sib - rw - sa - sc - scn - sco - sd - se - searchcom - sg - sh - si - simple - sk - sl - sm - sn - so - sq - sr - ss - st - su - sv - sw - ta - te - test - tet - tg - th - ti - tk - tl - tlh - tn - to - tokipona - tpi - tr - ts - tt - tum - tw - ty - udm - ug - uk - ur - uz - ve - vec - vi - vls - vo - wa - war - wo - wuu - xal - xh - yi - yo - za - zea - zh - zh_classical - zh_min_nan - zh_yue - zu