Urdhri "Mjeshtër i Madh i Punës"
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Urdhri "Mjeshtër i Madh i Punës" është një dekorata nderi e Republikës së Shqipërisë që u jepet punonjësve të fushave të ndryshme të shkencës, artit, sportit, drejtimit, prodhimit dhe biznesit për punë të shquara. Dekorata jepet me dekret nga Presidenti i Shqipërisë. Ky urdhër është i artë.
Deri më tani më ky titull e kanë marrë:
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] 2002
- Fatime Man Sokoli këngëtare nga Tropoja. Dekorimi i të ndjerës është bërë me propozimin e A. Tato. ministër i Kult. Rin. Sporteve më 7 gusht 2002 me dekretin nr 3419.
- Birçe Sheme Hasko (15 mars 1942), pedagog dhe aktor nga Vlora. Dekorimi i aktorit të teatrit dhe kinematografisë është bërë me propozimin e A. Tato. ministër i Kult. Rin. Sporteve më 27 gusht 2002 me dekretin nr 3445.
- Dhimitër S. Shuteriqi (26 korrik 1915), akademik, shkrimtar dhe studiues nga Elbasani. Dekorimi i shkrimtarit dhe studiuesit me profesion është bërë me propozimin e L. Dizdari nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Arteve të Shqipërisë më 23 shtator 2002 me dekretin nr 3476.
- Dhimitër Pasko pseu. Mitrush Kuteli (13 shtator 1907 - 4 maj 1967) nga Pogradeci, shkrimtar, përkthyes dhe studiues shqiptar. Dekorimi i të ndjerit që me profesion ishte Shkrimtar, Përkthyes dhe Studiues i ekonomisë u bë me propozimin nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve më 27 shtator 2002 me dekretin nr 3478.
- Vasil Peti Stefa (19 janar 1938), Mjeshtër i përpunimit artistik të bakrit nga Kavaja. Dekorimi i përpunuesit artistik të bakrit me profesion u bë me propozimin e Bashkisë së Kavajës më 8 tetor 2002 me dekretin 3489.
- Ethem Osmani (1935) nga Shkodra, prof.Dr në Universitetin e Shkodrës. Dekorimi i pedgogut të gjuhës u bë me propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës më 24 tetor 2002 me dekretin 3517.
- Lukë Kaçaj (1924-2001) nga Bajza,Shkodër këngëtar. Dekorimi i të ndjerit që me profesion ishte këngëtarë u bë me propozimin e Bashkisë së Shkodrës më 28 tetor 2002 me dekretin 3527.
- Hysen Hajdar Çobani (5 nëntor 1932) nga Libohova, Gjirokastër, prof.Dr. në shkencat bujqësore. Dekorimi i agronomit u bë me propozimin e z, A. Duka nga Ministria e Bujqësisë më 5 nëntor 2002 me dekretin 3533.
- Jakup Ahmet Keraj (1933-1987) nga Shkodra, “Piktor i Merituar”. Dekorimi i të ndjerit që ishte piktor me profesion u bë me propozimin e z. A. Dade nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve më 13 nëntor 2002 me dekretin 3555.
- ...
[redaktoni] 2003
[redaktoni] Shiko dhe këtë
- Dekoratat në Republikën e Shqipërisë
[redaktoni] Burimi i të dhënave
- Ligji Nr.8113, datë 28.3.1996 PER DEKORATAT NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE
- Dokumenti Mjeshter i Madh gjetur në gusht 2006 në faqen e Presidentit të Shqipërisë