Mitrush Kuteli
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Dhimitër Pasko i njohur me pseudonimin Mitrush Kuteli (13 shtator 1907 - 4 maj 1967), shkrimtar, përkthyes dhe ekonomist shqiptar nga Pogradeci, Shqipëri.
Mitrush Kuteli është njëri prej prozatorëve më të shquar të letërsisë sonë, ushqyer që në fëmijëri me legjendat dhe baladat e Jugut, sidomos me ato të malësisë së Pogradecit, qytetit të lindjes së tij. Duke njohur thellë edhe letërsinë botërore, ai arriti të krijojë një prozë realiste origjinale, të fuqishme, me një fantazi të jashtëzakonshme.
Mitrush Kuteli është pseudonimi i njohur i Dhimitër Paskos i cili lindi në Pogradec më 1907. Shkroi nën pseudonimet Mitrush Kuteli, Izedin Jashar Kutrulia, si edhe me emrin e vërtetë Dhimitër Pasko. Mësimet e mesme i kreu në Selanik, kuse të lartat në Bukuresht, ku më 1934 mori titullin "Doktor i shkencave ekonomike". Më 1942 u kthye në atdhe, ku punoi në fillim si ekonomist dhe më vonë e derisa vdiq, më 4 Maj 1967, si përkthyes.
Dallohen për problematikën e rëndësishme, për tonin e rreptë antifeudal, për dashurinë ndaj atdheut e ndaj njeriut të thjeshtë të popullit, për përbuzjen ndaj gjithçkaje të huaj që vjen të shkatërrojë një traditë të bukur tregimet: "Vjeshta e Xheladin beut", "Hanet e karvanet", "Si u takua Ndoni me Zallorët", "Gjonomadhë e Gjatollinj", "Xha Brahua i Shkumbanares", "Kujtimet e kujtimeve", "Natë muaji Shembiteri", "Natë marsi", "Qetësi para fërtyne" etj.
Rreth dyzetë vite pas vdekjes, më 27 shtator 2002 me dekretin nr 3478, me propozimin e Ministrisë së Kulturës, Rinis dhe Sporteve dekorohet nga Presidenti i Shqipërisë me dekoraten e nderit të Republikës së Shqipërisë : Urdhri "Mjeshtër i Madh i Punës".
[redaktoni] Tituj të veprave
- Net shqiptare (1938)
- Pylli i gështenjave (1958)
- Tregime të moçme shqiptare (1965)
- Tregime të zgjedhura (1972)
- Në një cep të Ilirisë së poshtme (1983)
- Ago Jakupi
- Dashuria e berberit Artan
- Kapllan aga i Shaban Shpatës
- Shënimet letrare
- Sulm e lotë
- Këngë e britma nga qyteti i djegur
- Mall e brengë
- Havadan më havadan
[redaktoni] Pëkthime
- "Kujtimet e një gjahtari" të Turgenjevit
- "Tregimet e Petërburgut" dhe "Shpirtra të vdekura" të Gogolit
- "Zotërinj Gollovlinovë" të Sllatikov Shçedrinit
Ky artikull nga Literatura është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |