Shna Ndreu
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Shën Andrea | |
---|---|
Peshkop i I i Bizantit | |
Lindi | Betsaida, Kaparnaum, Galilea |
Vdiq | 30 nëntor, Patras, Ahaia, Greqi |
Festa katolike | 30 nëntor |
Festa ortodokse | 12 maj |
Shenjat dalluese: | peshku; kryqi në formë X; zbathur; litari |
Shenjt mbrojtës i | Rumanisë; Ukrainës; Rusisë; Patras |
Shna Ndreu (Shën Andrea tek ortodoksët) ishte apostull i Jezu Krishtit, vëllai i madh i Shën Pjetrit. Është shenjt për katolikët dhe ortodoksët.
[redaktoni] Jeta
Sipas fesë së krishterë lindi në Betsaida, pranë liqenit të Galilesë. Andrea me siguri nuk është emri i tij galileas, as ne aramisht e as ne hebraisht nuk gjendet nje gjurmë e nje emri te tille, emer qe perkundrazi eshte i zakonshem ne kulturen greke. Perpara se te njihte Jezusin ishte dishepull i Shën Gjonit Pagëzorit (Gjoni :37-40) ishte ndoshta i pari qe ndoqi Jezusin. Jetonte ne Kapernaum (Marku 1:29). Ne ungjijte tregohet ne te gjitha castet ngritese te Jezusit dhe ishte padyshim nje prej dishepujve me te afert te Mesise (Marku 13:3; Gjoni 6:8, 12:22).Ne Veprat permendet vetem nje here (1:13). Sipas Eusebit qe permend Origjeni, Andrea predikoi ne Azine e Vogel, pergjate Detit te Zi e ndoshta arriti edhe ne Vollga. Per kete arsye ai eshte Shenjt Mbrojtes i Rumanise, Ukraines dhe Rusise. Sipas Etërve të kishës, predikoi ne Epir, Kapadoci, Skithi, Trakë, Maqedoni dhe Ahia. Ai madje predikoi ne Kurdistanin e sotem dhe Gjeorgji. Tradita e njeh si peshkop te pare te Konstandinopojes. Vdiq dëshmor ne kohen e Neronit nga guvernatori Egeas (apo Egeates) ne Patra, ku u kryqezua ne nje kryq ne forme X (qe quhet Crux decussata) dhe zakonisht njihet si "Kryqi i Shën Andreas". Eshte shenjt mbrojtës i Patras. Eshtrat e tij u sollen me 3 mars 357 ne Konstandinopoje.