Shën Pjetri
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Shen Pjetri ( * e panjohur; † Rome ne vitin 65) ishte nje prej dymbedhjete apostujt e Jezusit të Nazaretit qysh nga fillimi i predikimive të tij.
Njoftime mbi jeten e tij gjenden në Besëlidhjen e Re ku Pjetri është nxënësi i parë por edhe mbrojtësi i Tij i parë (në çastin kur Jezusin donin t´a kapnin), para gjykimit dhe kryqëzimit të Krishtit edhe mohuesi i tij i pare si edhe dëshmitari i pare i të ringjallurit (Jezusit). Ai ishte udheheqesi i dishepujve te Krishtit dhe drejtues i Bashkesise se Pare te Jeruzalemit, ndersa me vone Pjetri eshte Peshkopi i parë i Antiokias, themelues dhe kryetar i bashkesise se Romes ku edhe ai vdes si deshmor . Kisha katolike romake e njeh ate si peshkopin e pare, si edhe Papen e pare te vazhdimesise se panderprere te papeve. Eshte Shenjt i rendesishem dhe i nderuar per Katoliket dhe Ortodokset dhe njihet si themeluesi i kishës se Krishtit (me porosi te Tij).
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Emri
Nga rrëfimet e Ungjijve Sh.Pjetri quhej Simon (hebraisht שמעון - Šim‘ôn, Shim'on, nga rrenja e fjales hebraike shama - "degjoj") ose Simeon, Simon ben Jonah/BarJonah, por sipas Mateut 16,18 dhe Gjonit 1,42 Sh.Pjetri mori emrin Kefa nga vete Jezusi, qe ne aramisht do te thote "shkemb", "gur", dhe ne greqisht tingellon Petros (πετρος) ; ndersa ne latinisht Petrus. Edhe Pali i Tarsosit (Sh.Pali) e therriste Kefas (1 Cor 1,12 3,22 9,5 15,5 e Gal 1,18 2,9 11,14) si edhe Pjeter (Gal 2,7-8).