Shën Françesku
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Shën Françesku i Asizit (para thirrjes dhe perkushtimit ndaj fese se krishtere Franceso Bernardone) lindi ne Asizi ne vitin 1181 dhe vdiq ne moshen 45 vjeçare po ne Asizi me 4 tetor 1226. Ai u mundua te jetonte rreptesisht, deri ne imtësi sipas shëmbëlltyrës së Jezusit (te ashtuquajturen Imitatio Christi). Ështe shenjt mbrojtes i Italise, kafsheve, tregetareve, veprimtarise katolike dhe mjedisit. Sh.Françesku themeloi Urdhërin Françeskan apo te urdherit Vellezrit e vegjel (lat. ordo fratrum minorum). Eshte burim shtegetimesh ne Asizi.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Hollësi nga jeta e Sh.Françeskut
[redaktoni] Femijeria dhe rinia
Françesku lindi ne vitin 1181 ose 1182. I ati ishte Pietro Bernardone ,nje tregetar i kamur pelhurash nga fisi i Morikoneve. E ëma ishte Pica Bourlemount (e quajtur edhe Giovanna). Ajo rridhte po ashtu nga nje familje e pasur fisnikesh nga Provenca. Pas lindjes ajo e pagezoi ate me emrin Giovanni (nga emri i saj), por i ati pas kthimit nga nje udhetim tregetie nga Provenca (Franca) i dha atij emrin Françesko (francez i vogel) per hir te tregetise qe zhvillonte atje ku ai pati fituar pasuri e mireqenie. Tregetine Pietro e zhvillonte ne shtepine ne qender te qytetit (ku tani ndodhet Chiesa Nuova, ndertuar ne vitin 1615 me shpenzimet e mbretit Filipit të Spanjës) dhe katin perdhes ai e shfrytezonte si shitore dhe depo. Pietro e shiste mallin e tij ne te gjitha trojet e Dukates se Spoletit dhe po ashtu edhe ne Asizi.
Françesku u pagezua ne kishen e ndertuar per nder te Shën Rufinos, katedrale qe nga viti 1036. Ai pati nje shkollim te larte (per ate kohe) dhe jetoi nje rini pa kokeçarje. Pas shkolles prane katedrales, ne kishen e Shën Gjergjit (sot bazilika e Shen Kiares) ne moshen 14 vjeçare i´u kushtua plotesisht veprimtarise tregetare me te atin. Ne kete kohe Francesku i pasur ndergjegjesohet me dallimet mes pasurise dhe varferise.
[redaktoni] Kohe lufte
Ne vitin 1054 permendet lufta e pare mes Asizit dhe Perugjes; midis dy qyteteve ishte nje armiqesi e madhe sepse Perugja ishte papale ndersa Asizi perandorake. Beteja me e njohur eshte ajo qe u zhvillua ne Collestrada, parane Perugjas ku asizianet u munden ne vitin 1202.
Edhe Francesku si edhe shume te rinj te tjere mori pjese ne kete beteje ku edhe u kap rob dhe u burgos nje vit. Burgosja do te ishte per te nje pervoje themelore. Thuhet se pjesemarrja ne luftime dhe pervoja e tmerreve qe perjetoi e tronditen gjer ne ate pike sa qe e bene te rimendohej teresisht mbi jeten e tij. Lufta mbaroi ne vitin 1203 dhe Francesku u lirua nga roberia fale nje ujdie mbi te burgosurit e luftes, qe ne rast semundjeje robi i luftes lirohej me pagese. I ati Pietro Bernardone mori persiper pagesen.
Francesku pasi kthehet ne shtepi e merr veten pak nga pak. Pikerisht ne vendet ku ai pati perjetimet me te medha ndihmuan qe te rizgjoheshin tek ai dashurine per natyren ku shikon si vepron Perëndia e adhuruar. Deshira per drejtesi e shtyn ate te provoje vitet qe pasuan (1204-1205) rrugen per ne kryqezate. Behej fjale te mberrinte ne Lecce (Leçe) principaten e Gualtieri di Brienne, per te levizur me pas me kaloresit e tjere sebashku per ne Jeruzalem. Megjithkete, ne Spoleto semuret prape dhe rikthehet ne shtepi.