Parajsa
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Parajsa është nje fjale qe e ka prejardhjen nga sanskritja Paradesha ose "Vend i larte" dhe me vone u pershtat ne perendim ne Pairidaeza (persisht) qe perbehet nga pairi (perreth) dhe diz (krijoj), Paràdeisos (greqisht), "Pardes" (hebraisht), "Partez" (Armenisht) (Kopesht) e Paradisus (latinisht), italisht Paradiso nga e cila vjen edhe ne shqip fjala parajse ose parriz. Ne tekstet fetare zakonisht lidhet me jeten e amshuar te lumtur te te vdekurve qe shijojne shikimin dhe pranine e fytyres se Zotit.
Burime si Ksenofoni e perdornin kete emertim per te treguar kopshtin e famshem "parajse". Tre prejardhjet kryesore te emertimit perendimor (hebraisht pardès, persisht pairidaēza dhe greqisht paràdeisos), permbajne idene themelore te nje parku ose kopshti.
Sot emertimi "parajse" nenkupton "qiellin" ose vendin e fundit te lumtur dhe rrjedh nga domethenia e fjales greke Paràdeisos te perdorur ne Bibel per te treguar kopshtin e edenit.
[redaktoni] Parajsa ne Bibel: Edeni dhe Jeruzalemi i Ri
Siguria e jetes se amshuar te lumtur shfaqet vetem kah fundi i Beslidhjes se Vjeter. Me pare mendohej qe te vdekurit zbritnin ne "mbreterine e te vdekurve" ose sheol, "vendi i hijeve", pa kenaqesi.
Ne librin e makabejve, dhe libra te dyte kanonike te pa perfshire ne kanonin hebraik shprehet siguria e ringjalljes se te vdekurve dhe jeten e amshuar.
Jezusi e ka paraqitur shume qarte kete mesim ne krahasime te ndryshme e fjalime:
- Ne gjykimin boteror (Mateu 25,31-46)
- Tek "vjedhesi i mire" (shprehje e perkthyer me mire si "keqberesi i penduar" ne kryq) Jezusi i premton parajsen duke perdorur keto fjale: Me te vertete po te them, sot do te jesh me mua ne parriz (Luka 23,39-43).
Emertimi shfaqet edhe tek 2Kor 12,4. Apostoli Pal pohon te kete qene i rrembyer ne parajse e te kete degjuar fjale te patheneshme qe nuk i lejohet askujt te thuhen.
Zbulesa 2,7 e perdor fjalen ne lidhje me Edenin qe e quan Parajse. Fitimtarit do t´i jap per te ngrene nga pema e jetes, qe është ne parajsen e Pernëdisë.
- Edeni - vendi i pare i banuar nga njerzit. I shtrire ne Lindje. (Ngjarjet 2:8). Njerzit qe banonin ne Eden ishin te pavdekshem dhe te perkryer. Ne kete shikim Parajsa është e ngjashme me Amshimin e Arte. Te shtyre ne tundim nga gjarperi, ata hengren nga fruti i pemes se dijes, si perfundim ata u denuan me vdekje dhe vuajtje. Zoti e mbylli parajsen per njerzit, duke vene nje engjëll kerubim me nje shpate te flakte ne hyrjen e saj (Ngjarjet 3:24).
- Jeruzalemi i Ri - banesa e te drejteve te ribashkuar me Perendine pas Fundit te Botes. Gjoni e pershkruan ate ne pamjen e nje katerkendeshi te madh (<<gjatesi e gjeresi dhe lartesi e tij jane te njejta>> Zbulesa 21:16), qe ngrihej ne qiell. Gjeresia e brinjes se katerkendeshit është 300km (12000 stade). Trashesia e mbuleses 72 meter (144 kubite). Katerkendeshi do te kete 12 porta, nga 3 porta nga çdo ane. Brenda katerkendeshit do te kete rruge,dhe nga froni rjedh uji i gjalle, qe ushqen pemen e jetes.
[redaktoni] Perfytyrimi i parajses nga Dantja
- Qielli i pare (Hëna) - banore me detyre ruajtese
- Qielli i dyte (Mërkuri) - banore reformues dhe vuajtes padrejtesisht.
- Qielli 1 trete (Afërdita) - banore te dashuruar.
- Qielli i katert (Dielli) - banore te mençur e me dijeni te medha (Tomas Akuini).
- Qielli i peste (Marsi) luftetare te se vertetes (Juda Makabea).
- Qielli i gjashte (Jupiteri) banore sundimtare te drejtesise.
- Qielli i shtate (Saturni) banore teologë dhe murgj.
- Qilelli i tetë - (lëmshi i yllit) banorë ngadhënjyes (Krishti, Zoja, Sh.Pjetri, Sh.Gjoni, Adami)
- Qielli i nëntë - (Krijuesi) Perëndia, engjëjt
- Qielli i dhjetë (Empirikët) - Lumi i Dritës dhe Trëndafili i Zjarrtë - banorë hyjnore (Perëndia, Zoja, Moisiu, et.) .
[redaktoni] Parajsa ne Islam
- Islami e merr perfytyrimin biblik te parajses si nje kopesht (Kopshti Adna), ku rrjedhin lumenj e rriten te gjitha bimet e mundshme (Kurani 98:8). Ne vecanti permenden kater lumenj: uji, qumeshti, vere dhe mjalti (Kurani 47:15), cka perkon me perfytyrimin biblik te lumenjve parajsore: Fison, Gihon, Hidekil dhe Eufrat (Ngjarjet 2:10-14).
- Vetite e mrekullueshme te parajses ne Islam jane prania e hyrijeve - vashave syzeza te bukura te virgjera e te paprekura nga gjinet apo njerzit, te veshura holle ne mendafsh te gjelbert te ruajtura mire nder tenda ne qilime me jasteke te gjelbert (Kurani 55:55-76).
- Njerezve te drejte ne parajse u sherbejne djelmosha te veshur ne te gjelbert me zbukurime te argjendta (Kurani 76:19-21; 56:17).