Gjeografia e Sllovenisë
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
redaktoni hartën |
Sllovenia ndodhet në pjesën qendrore të Evropës, me dalje në detin Adriatik, në mes të Austrisë dhe Kroacisë . Sipërfaqja e përgjithshme e Sllovenisë është 20,273 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 46 07 V, 14 49 L dhe 20,151 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 122km2 ujë.
Vija bregdetare e Sllovenisë është 46.6 km e gjatë ndërsa vija kufitare tokësore është 1,334 km që e ndajnë atë nga Austria (330 km), Kroacia (670 km), Italia (232 km) dhe Hungaria (102 km)
Klima e Sllovenisë është klimë e Mesdheut në bregdet dhe kontinentale e alpine në brendi të vendit. Përndryshe e ngjashme me klimën e Shqipërisë por pak më e ftohtë dhe më e lagësht.
Relievi i Sllovenisë përbëhet nga terreni bregdetar në pjesët përgjatë Adriatikut pas së cilës vijnë katundet, malet dhe bjeshkët e përziera me shumë lumenj në kufirin veriorë dhe verilindor. Pika më e ultë e relievit (0 m) gjendet përgjatë bregdetit Adriatik dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 2,864 metrave në majën e malit Triglav.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: qymyri-ligniti, plumbi, zinku, zhiva, urani, argjendi, prurja e ujit dhe pylltaria.
Ky artikull nga Gjeografia e Evropës është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Andora · Austria · Belgjika · Bjellorusia · Bosnja · Britania e Madhe · Bullgaria · Republika Çeke · Danimarka · Estonia · Finlanda · Franca · Gjermania · Greqia · Hollanda · Hungaria · Irlanda · Islanda · Italia · Kosova · Kroacia · Letonia · Lihtenshtajni · Lituania · Luksemburgu · Maqedonia · Mali i Zi · Malta · Moldavia · Monako · Norvegjia · Polonia · Portugalia · Qipro1 · Rumania · Rusia1 · San Marino · Serbia · Shqipëria · Sllovakia · Sllovenia · Spanja · Suedia · Turqia1 · Ukraina · Vatikani · Zvicra
Teritore tjera : Akrotiri2 · Ishujt Faroe · Gjibraltari · Guernsey · Jan Mayen · Jersey · Ishulli i Burrit · Svalbard
1Shtet pjesërisht në Azi.