Gjeografia e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
redaktoni hartën |
IRJ e Maqedonisë ndodhet në pjesën juglindore të Evropës, në mes të Kosovës dhe Greqisë, Shqipërisë e Bullgarisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Maqedonisë është 25,333 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 41 50 V, 22 00 Ldhe 24,856 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 477 km2 ujë.
Vija kufitare e Maqedonisë është 25,333 km e gjatë dhe e ndanë atë nga Kosova (110 km), Serbia dhe Mali i Zi (111 km; kufiri Kosovë - Serbi dhe Mali i Zi - Maqedoni ende nuk është i përcaktuar), Bullgaria (148 km), Greqia (246 km) dhe Shqipëria (151 km).
Klima e Maqedonisë është klimë e ngjashme me të Mesdheut e nxehtë me vera të thata e dimra të ftohta me reshje dëbore të mëdha.
Pjesa më e madhe e relievit të Maqedonisë është terren i vrazhdë, përpos luginës së Vardarit këtë e zbusin edhe rrethina e liqeneve të mëdha. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të lumit Vardar (50m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,764 metrave në vendin e quajtur Maja e Korabit (maq.: Golem Korab).
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: hekuri i cilësisë së ultë, bakri, zhiva, zinku, kromi, magnesiumi, nikeli, ari, argjendi, asbesti, gjipsi, pylltaria si dhe toka e punueshme .
Ky artikull nga Gjeografia e Evropës është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Andora · Austria · Belgjika · Bjellorusia · Bosnja · Britania e Madhe · Bullgaria · Republika Çeke · Danimarka · Estonia · Finlanda · Franca · Gjermania · Greqia · Hollanda · Hungaria · Irlanda · Islanda · Italia · Kosova · Kroacia · Letonia · Lihtenshtajni · Lituania · Luksemburgu · Maqedonia · Mali i Zi · Malta · Moldavia · Monako · Norvegjia · Polonia · Portugalia · Qipro1 · Rumania · Rusia1 · San Marino · Serbia · Shqipëria · Sllovakia · Sllovenia · Spanja · Suedia · Turqia1 · Ukraina · Vatikani · Zvicra
Teritore tjera : Akrotiri2 · Ishujt Faroe · Gjibraltari · Guernsey · Jan Mayen · Jersey · Ishulli i Burrit · Svalbard
1Shtet pjesërisht në Azi.