Din Mehmeti
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Din Mehmeti lindi në 1932 në fshatin Gjocaj të Junikut, pranë Gjakovës dhe ka studiuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Beogradit. Tani, ai është mësues në Shkollën Pedagogjike të Gjakovës. Në mars 1999 u njoftua nga shumë burime informacioni se ai u vra nga policia serbe gjatë Luftës së Kosovës. Mbas disa ditësh ky njoftim u përgënjeshtrua.
[redaktoni] Krijimtaria
Edhe pse ka botuar disa proza, kritika letrare dhe një dramë, Din Mehmeti njihet kryesisht për poezinë e tij figurative, e cila është botuar që nga viti 1961 deri në vitin 1999 në 16 vëllime. Poezinë e parë e botoi në vitin 1949 në revistën letrare Jeta e re.
Poezia e Din Mehmetit shquhet për ndjeshmëri popullore. Ashtu si dhe Ali Podrimja, i cili është po nga Gjakova, ai mbështetet në shumë figura, metafora, dhe simbole të poezisë popullore të Shqipërisë së Veriut për të mbrujtur dhe ndërtuar lirikat e tij të trazuara me vizionin stoik të malësorëve. Megjithëse është një fllad i lehtë romantik që përshkon poezinë e tij, sikundër e pati cilësuar dikur kritiku Rexhep Qosja, ky përdorim krijues i folklorit është i shkrirë fuqishëm me një rrjedhë realiste, herë-herë ironike, që buron pjesërisht nga etika e revoltës në traditën e Migjenit (1911-1938) dhe Esad Mekulit (lindur në 1916). Shqetësimi poetik i Din Mehmetit, megjithatë, nuk i drejtohet protestës mesianike ose kritikës sociale, por krijimtarisë artistike dhe përvojës individuale.
Libri i tij i fundit, një përmbledhje më njëzetetetë vjersha lirike, mban titullin "As në tokë as në qiell". "As në tokë as në qiell" është e ndarë në pesë cikle: "Trimat e këngës sime", "Bishat e bardha", "Kujtesa e letrave", "Barka ime mbahu", dhe "Këngë për vete". Titulli i ciklit të katërt, "Barka ime mbahu", është ndofta simbolik për praninë e sotme e letrave shqipe, bile edhe të shqiptarëve në Jugosllavi. Ai vjen nga poezia "Dialog me liqenin", shkruar në Strugë buzë Liqenit të Ohrit në kufirin jugosllavo-shqiptar, gjatë Festës Ndërkombëtare të Poezisë në Strugë në gusht 1987.
[redaktoni] Vepra
Ky artikull nga Literatura është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |