Esad Mekuli
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Lindi në Plavë, në një familje të ardhur nga Nokshiqi. Gjimnazin e kreu në Pejë, studioi në Beograd, Zagreb dhe Itali. Esat Mekuli (1916-1993)
Esat Mekuli lindi në Plavë, me 17 Dhjetor 1916. Familja e tij në Plavë kishte ardhë nga Nokshiq. Babi i Esat Mekulit, edhepse ishte hoxhë, fëmijët e tij i orientoi në shkollim përparimtar shkencor. Esat Mekuli, shkollën fillore e kreu në Plavë, në gjuhën serbe. Shkollimin e mesëm-Gjimnazin e filloj në Pejë, për ta vazhduar pastaj në Prizren e Sarajevë, ndërsa e kreu në Pejë në vitin 1936. Menjëherë pas kryerjës së shkollimit të mesëm u rexhistrua në fakultetin e veterinarisë në Beograd, të cilin e vazhdoj në pastaj në Zagreb. Në këtë fushë, ai edhe u supërkualifikua dhe doktoroi në Beograd në vitin 1959. Si nxënës i shkollës së mesme, por edhe si student dëshmoi se është përparimtar dhe çdo herë gjendej në rrethin e atyre që e kritikonin regjimin e kohës. Pikërisht për këtë ai ndërroi shumë shkolla të mesme dhe fakultete. Madje edhe mjaft shpesh u burgos. Tri herë është burgosë, dhe ka rënë në duar të famëkeqit Kosmajc-shef i policisë. Më së vështiri e ka pasë kur ka kundërshtuar traktin për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. Esat Mekuli ishte aktivist i dalluar dhe bartës i jetës kulturore të studentëve. Në Beograd ishte edhe redaktor i fletorës"Beogradski student". Në këtë sferë siç ka thënë vetë, si gjimnazist ka shkruar romanin "Vendeta"-hakmarrja, per të damkosë këtë të keqe në mesin e shqptarëve. Pastaj ka shkruar punime sociale në revistat e ndryshme, si:"Venac"-Beograd, "Mlladost"-Zagreb, "Podmladak jadranske Staze"-Split, "Granit"-Podgoricë, "Novi Behar"-Sarajevë, "Student"-Beograd e të tjera. Në këto revista ka shkruar në gjuhen serbe, dhe çdo herë ka shkruar për popullin e vet-shqiptarët, të cilët i ka mbrojtë kur të tjerët i kanë akuzuar. Si student përparimtar ai u burgos në vitin 1940 dhe qëndroi në burgun famëkeq "Gllavinjaqa", prej nga u amnistua me 2 prill të vitit 1941.Pas daljen nga burgu u paraqit vullnetar dhe punoj si veterinar ushtarak në Pejë. Këtu në vitin 1942 e burgosën për shkak të punës ilegale dhe bashkëpunimit me levizjet çlirimtare. Ka qendruar i burgosur në Kullën e Sheremetit. Pas lirimit, ai u gjend herë në Zagreb, herë në Tiranë, madje edhe në Itali. Në fund të vitit 1943 ai i bashkua aradhave partizane dhe ishte redaktor i gazetës ilegale partizane "Liria-Slloboda". Edhepse shkencëtar Esat Mekuli, punës krijuese nuk iu nda kurrë. Ai pas Luftës së Dytë Botërore, punoi punë të profesuionit të vet, por ishte edhe redaktor në gazetën e vetme shqipe "Rilindja" e pastaj themeloj revistën letrare "Jeta e Re" ku arsimoi gjenerata të tëra të letrarëve, të cilët edhe e pagëzuan "baba" të letërsisë shqipe në Kosovë e më gjërë. Megjithatë, edhe vetë shkruajti dhe bashkëpunoi me shume gazeta e revista shqipe, si: "Rilindja", "Zëri i rinisë", "Fjala", "Pionieri", "Përparimi", "Shëndeti" në Prishtinë, "Flaka e vëllazërimit" të Shkupit dhe me ato në gjuhën serbe: "Jedinstvo" e "Stremljenje" të Prishtinës, "Borba", "Politika", "Knjizhevne novine", "Mostovi" të Beogradit, "pobjeda" dhe "Stvarenje" të Pdgoricës, "Bagdalla" të Krushevcit, "Republika" dhe "Forum" të Zagrebit. Esat Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, nismëtar, themelues dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Pos shkrimeve kryesisht në poezi, Esat Mekuli ka përkthyer nga gjuha shqipe në ate serbe dhe anasjelltas.Ka përkthye në shqip rreth 18 vepra të të gjitha gjinive lerare. Poezitë e Esat Mekulit janë përkthyer në gjuhen serbe, maqedone, hungareze, kroate, italiane e të tjera. Punimet e tij janë prezantuar në të gjitha antologjitë e poezisë shqipe, por edhe në shumë antologji botërore. Esat Mekuli ka shkruar edhe me pseudonimet Sat Nokshiqi dhe Sat Hoxha. Vdiq në Prishtinë me 6 gusht 1993.
[redaktoni] Veprat
- Për ty- Prishtinë 1955
- Dita e re-Prishtinë 1966
- Avsha Ada-1971
- Vjersha-1973
- Brigjet-1984
- Në mes të dashurisë dhe urrejtjes- Tiranë 1986
- Dita që nuk shuhet-1989