Dializa
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Dializa (greq. dhialisis - tretje, shkrirje) në mjekësi është ecuria e pastrimit të gjakut nga lëndët e dëmshme ("veshka artificiale"). Gjatë kësaj ecurie ndahen një ose disa lëndë të tretura në një lëng me ane të një cipe gjysmpërshkuese që lejon kalimin e lëndëve në një drejtim të vetëm. Dializa përdoret për të mundësuar zhdukjen e uresë, acideve, kaliumit dhe mbeturinave të tjera metabolike (shkëmbyese) të përmbajtura me tepricë në gjak, kur ky punim nuk kryehet nga veshkat, përkatësisht nga Mëlçia për shkak të njeriut të sëmurë rëndë ose sepse veprimi i tij nuk është i mjaftueshem (p.sh. në rast të helmimit). Në fillimet e përdorimit te saj në vitin 1924 nga Georg Haas, dializa quhej edhe "gjaklarëse". Futjen pëfundimtare në përdorim e solli aparati dialitik-tambur i Willem Kolffsit që bazohej në tubtha gjysmëdepërtues plastikë (plasmasi), në vitin 1945.
Tabela e përmbajtjeve |