Atmosfera
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Atmosfera (nga qreq. ατμός, atmós - "avull" dhe σφαίρα, sfera - "lëmsh") është një shtresë gazesh që mbulon një trup qiellor. Ajo përbehet shpesh nga një përzierje gazrash të ndryshëm, dhe mbahet e mbërthyer nga fuqia e rëndesës në trupat qiellorë. Atmosfera është në sipërfaqe më e dendur dhe në me rritjen e lartësisë shkon duke u rralluar.
Disa planetë përbëhen kryesisht prej gazesh të ndryshëm, dhe kështu ata kanë atmosfera shumë të thella, si p.sh. Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni.
Toka, Afërdita, Marsi dhe Plutoni kanë atmosferë që mbeshtjell sipërfaqet e tyre, siç e kanë edhe tre satelitët e planeteve të jashtëm: Titani, Enkeladusi (hëna e Saturnit, dhe Tritoni (hënë e Neptunit). Trupa të tjerë qiellorë të sistemit tonë diellor zotërojnë një atmosferë tejet të hollë. Këta janë Hëna (gaz natriumi), Mërkuri (gaz natriumi) , Evropa (hënë e Jupiterit) (oksigjeni) dhe Io (sulfuri).