Zana e malit
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Zana e malit është krijesë mitologjike shqiptare e krahasueshme me Artemidën e grekëve, Dianën e romakëve, dhe Thanën e ilirëve.
Sipas traditës, ato kanë dy karaktere: i zbutur, i cili ndihmon kreshnikët në betejat e tyre, dhe karakteri idhnakë i cili shiton (nguros) kur iu prishet qetësia. Brirtë e dhive të egra janë mbrojtja dhe dobësia e zanave.
Zanat ruajnë territoret e veta me xhelozi edhe shitojnë ata që ju prishin qetësinë apo i befasojnë kur janë duke lozur nëpër livadhet e maleve. Prandaj edhe kur shkohet në mal është traditë të bëhet zhurmë për ti njoftuar ato për afrimin e njeriut. Zana është edhe simbol i plleshmërisë, prej nga fjala shqipe shtatzënë rrjedhë.
[redaktoni] Burime
Ky artikull është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |