Teorema e kosinusit
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Teorema e kosinusit përdoret për zgjidhjen e trekëndëshit të ç'farëdoshëm. Ajo është përgjithësim i teoremës së famshme të Pitagorës e cila vlen për trekëndëshin këndrejt. Teorema e kosinusit njihet edhe me emrin ,,Teorema e Al-Kashit dhe me fjalë ajo mund të formulohet si vijon:
Te çdo trekëndësh katrori i çdo brinje është i barabartë me shumën e katrorëve të dy brinjëve tjera i zvogëluar për dyfishin e prodhimit të tyre me kosinusin e këndit përballë asaj brinje.
a2 = b2 + c2 − 2abccosα b2 = a2 + c2 − 2accosβ c2 = a2 + b2 − 2abcosγ