Svirca
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Svirca është fshat kufitar në Komunën e Dardanës (ish Kamenica). I ndarë padrejtësisht në Kongresin e Berlinit për gjysmë më 1878. Pjesa e mbetur është në Komunën e Medvegjës. Pas shpërnguljeve të mëdha të shqiptarëve nga Toplica Svirca merret si fashta gjysmë i shprngulur, ku një pjesë e popullatës u shpërngul kryesisht në pjesën malore të Gollakut (Krilevë, Gregjenik, Siqevë, Marec, etj), por edhe në Kmetovc, Gjilan, Prishtinë dhe pjesërisht në Turqi. Është vendbanim i hershëm ilirik. Në vitet e pesdhjeta të shekullit të kaluar janë gjetë themele, por edhe gjësende me vlerë arkeologjike. Svirca është e njohur edhe me një kodër të lartë me emrin Tepe e cila e ndanë fshatin për gjysmë. Tash ka shumë pak banorë.