Supë me makarona
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Në lëngun e mishit që vlon hidhet kripë dhe makarona të copëtuara ose makarona të vogla, ziejnë derisa të jenë gati, pastaj supa rregullohet me vezë e limon, i hidhet majdanoz i grirë imët, piper i zi i bluar dhe gjalpë i skuqur pak. Sipas dëshirës mund të hidhen dhe 2 lugë kaçkavall të grirë në rende.
Për 4-5 persona duhen:
Lëng mishi 1.5 litra, makarona 1 gotë, gjalpë 50 g, vezë 1 kokërr, kripë, piper, majdanoz.