Sulejman Mato
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Sulejman Halil Mato lindi në Fterrë, të Sarandës në vitin 1942. Ka mbaruar Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, dega e gjuhë-letërsisë shqipe në vitin 1964. Në periudhën 1965-1967 punoi si mësues i letërsisë në disa shkolla të qytetit të Beratit. Më vonë, (1967-1973), punoi si redaktor i revistës Nëntori, pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Në periudhën 1973-1976 ishte libretist në Teatrin Popullor. Në periudhën 1976-1985 punoi si mësues i gjuhës e letërsisë shqipe në shkollën e mesme Josif Pashko. Më vonë iu rikthye profesionit të libretistit në Teatrin e Operës e Baletit dhe në Ansamblin e Këngëve e Valleve Popullore ku punoi nga viti 1985 deri në vitin 1991. Drejtor i Agjensisë Qëndrore të Tregtimit të Librit Arsimor (1973-1974). Kryeradaktor i gazetës Tirana Bashkiake, në Bashkinë e Tiranës (1997-2001)
[redaktoni] Veprimtaria letrare
- Shtegu i blertë - (poezi) (1967)
- Nën Diellin e Jugut - (poezi) (1969)
- Ankthi - (dramë) (1971)
- Mbi glob fryjnë erëra - (poezi) (1972)
- Në stinën e poezisë - (poezi) (1976)
- Bukë në shkëmb - (dramë) (1976)
- Poezi për fëmijë - (poezi) (1977)
- Drita e syve - (tregime) (1986)
- Mesi i jetës - (poezi) (1981)
- Kryengritësit - (poemë për fëmijë) (1986)
- Fjalët - (poezi) (1989)
- Banorët e vilës - (tregime) (1994)
- Balada e vetmisë - (poezi) (1998)
- Labirinte dhe enigma - (studime) (2000)
- Ëndërrat profetike - (studim) (2001)
- Arti i të shkruarit - (guidë e letërsisë) (2002)