Skënder Petro Luarasi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Skënder P. Luarasi
(19 Janar 1900 - 27 Prill 1982)
Skënder Petro Luarasi u lind në Luaras të Kolonjës më 19 Janar 1900. Ka kryer arsimin fillor shqip në Korçë e Negovan (1909-1911) dhe më pas studjoi në Robert Kolegj, Stamboll -Turqi (1912-1913), Internacional Kolegj-Springfield Mass etj, në Sh.B.A (1916-1920), kreu Gjimnazin Klasik, Fraishtadt-Austri (1922-1926) dhe u diplomuar në Fakultetin e Filologjisë,Vjenë-Austri më 1930.
Skënder P.Luarasi e ka nisur aktivitetin letrar që në moshën 17-vjeçare. Brezi përparimtar i viteve 30-të e dallon si arsimtar, publicist, gazetar, përkthyes, dramaturg dhe si drejtues e bashkëpunëtor i disa organeve të shtypit përparimtar. Ai ka qenë editor-përgjegjës në revistat: Studenti (Sh.B.A,1920), Djalëria (Austri,1927-1928) dhe kryeredaktor i revistës Vullnetari i Lirisë (Spanjë,1937), organ i vullnetarëve shqiptarë në luftën antifashiste të Spanjës.
Mbas çlirimit të vendit, është nismëtar në themelimin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe anëtar i Kryesisë deri në nëntor 1949, kur u përjashtua për disa vjet nga Lidhja për qëndrimin e tij antikonformist ndaj metodave e qëndrimeve jodemokratike që ndiqte Kryesisë e Lidhjes në fushën e letërsisë e të arteve e nënshtruar ndaj diktatit të partisë në pushtet. Deri në vitin 1992 krijimtaria e tij (monografi , publicistikë, drama, studime dhe kritikë letrare e historike) botohej pjesërisht (kryesisht përkthimet) dhe nuk analizohej nga pikëpamja shkencore.
Për veprimtarinë e tij të shquar patriotike- antifashiste-demokratike, edukative e letrare është nderuar me urdhërat e lartë:Urdhëri i Flamurit (1960) dhe Nderi i Kombit (1996). U nda nga jeta më 27 Prill 1982.
[redaktoni] Krijime letrare
- Isa Boletini, monografi,
- Ismail Qemali,monografi
- Motrat Qiriazi,monografi
- Kolonel Thomson
- Petro N.Luarasi,jeta dhe vepra
- Migjeni,jeta dhe vepra
- Gjerasim Qiriazi,jeta dhe vepra
- Sevasti Qiriazi,vepra
- Në Brigadat internacionale
- Agimi i Lirisë-dramë(e shfaqur me 1932)
- Stuhi në prill-dramë(e shfaqur me 1971)
- Fjala shqipe-publicistikë
- Fjala e lirë shqipe (publicistikë e studime)
- Kujtime historike
- Kujtime autobiografike(Ç'kam parë e ç'kam dëgjuar),etj