Shkolla e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Shkolla zyrtarisht u hap më 9 tetor 1997. Ajo ndodhet në Tiranë në të njëjtën godinë me Fakultetin e Gjeologji Minierave.
Shkolla e Magjistraturës është një institucion publik, buxhetor dhe gëzon autonomi financiare, akademike dhe administrative në drejtim të arritjes së qëllimit dhe realizimit të detyrës së saj. Shkolla ka për detyrë të sigurojë përgatitjen profesionale të kandidatëve për magjistratë dhe të punonjësve të administratës gjyqësore. Duke marrë parasysh përgatitjen që do t’u sigurohet kandidatëve, qëllimi që synon të arrijë shkolla është përgatitja profesionale e kandidatëve për magjistratë me një këndvështrim të ri bashkëkohor, i cili do t’u shërbejë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në këtë drejtim, në arritjen e paanshmërisë dhe pavarësisë së prokurorëve dhe gjyqtarëve të ardhshëm. Shkolla do ta arrijë këtë qëllim me anë të zgjerimit të njohurive teknike dhe juridike, thellimit të kuptimit të teorisë juridike dhe përgatitjes së kandidatëve me veprimtari praktike në ushtrimin e profesionit të tyre.