Selami Taraku
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Selami Taraku është regjisor filmi, teatri dhe televizioni. Lindi në Pejë (1951), diplomoi në Fakultetin e arteve dramatike në Beograd - drejtimi regjia e filmit dhe TV më 1981. Ka kryer SHLP në Prishtinë - dega e aktrimit. Për nje kohë ka punuar si punëtor i lirë i filmit e mandej deri në vitin 1990 në RTP. Është i njohur edhe si karikaturist në gazeta periodike të Kosovës.
[redaktoni] Krijimtaria
[redaktoni] Filmografia:
- 1980- Kokani, fimi dokumentar, producent Inex Film Belgrad (Çmimi për regji më e mirë: Belgrade Golden Award, 1980)
- 1980- Bernardo Bertolucci, producent TV Novi Sad
- 1980- Siganture, film i shkurtër, producent Inex Film Belgrad
- 1981- Bogoljub Savkovic Melter Case, film i shkurtër, producent Inex Film Belgrad (çmimi për regji më të mirë: Belgrade Golden Award-1981, TV BELGRADE jury award-the best produkcion, Nova Makedonia awards, Main jury award-Oberhausen filmfestival, Gjermani, 1981, Special Diploma, jury of Evangelist Curc in Oberhausen Festival, 1981)
- 1985- Orator, film i animuar ,producent Art Film Belgrade
[redaktoni] Teatër
- 1985 - regji: Babai im kullak socialist, Teatri i Gjakoves-
- 1987 - regji: Balcan spy, Teatri i Gjakoves-
- 1990 - regji: Nastasia Filipovna, Teatri Nacional i Kosoves-
- 1991 - regji: Idioti, Teatri DODONA ne Prishtine -
- 1995 - regji: Dresser, Teatri Nacional i Kosoves ne Prishtine-
- 1996 - regji: Babai, Teatri Nacional i KOsoves ne Prishtine-
- 2003 - regji: Pas luftës, Teatri i Pejes-
- 2004 - regji: Kaos atdhedashurie në Paris, Teatri i Gjakoves-
- 2006 - regji: Babai, Teatri Nacional i Kosoves ne Prishtine