Qerim Arifi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Qerim Arifi u lind në Preshevë, Kosovë lindore, në vitin 1946. Shkollimin fillor e kreu në Preshevë, kurse shkollën normale dhe Fakultetin Filozofik, drejtimin e gjuhës angleze në Universitetin e Prishtinës.
Ka punuar në arsim, por pjesën më të madhe të punës së vet e ka bërë si gazetar në revistën “Zëri i rinisë” në Prishtinë. Me poezi ka filluar të merret që nga rinia e hershme. Është marrë edhe me përkthime. Punimet e tij janë përkthyer edhe në gjuhë të huaja. Është i përfaqësuar në shumë antologji dhe libra me biografi të shkrimtarëve.
Vdiq në Prishtinë në vitin 1990.
[redaktoni] Veprat
- “Kujtime” - 1970
- “Nokturno” - 1983
- “Mbyllur në urnë” - 1987
- “Fatamorganë” - 1984
- “Rekuiem për kalanë”- Preshevë, 1998
[redaktoni] Përkthimet e Qerim Arifit
- “Katër kuartetet” e Eliotit