Paçja
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Paçja
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Pak histori
[redaktoni] Elementet përbërse
- 1 x koke vici mesatare
- 1 x qepe mesatare
- 1 x karrote
- vere
- 6-8 x luge vaj
- salce
- dafine, hudra ,piper, spec djegs, kripe
[redaktoni] Pregatitja
Në fillim zgjidhet koka që duhet gatuar, duhet koke viçi .Lahet mire me ujë të ftohte, ndahet në pjese ( n.q.s s’është e ndare ). Trutë ndahen veç, pastaj e vëmë të zihet mire me kripe e piper, derisa mishi të ndahet me lehtësi nga kocka. Pasi te jete zier mirë e kullojmë lëngun dhe fillojmë te ndajmë mishin duke e pastruar nga kockat dhe dhjami. Marrim një kokërr qepe dhe e presim imët, pastaj në një tenxhere hedhim pak vaj ku mund të skuqim qepen. Marrim një karrotë dhe e grijmë me rendë, jo shumë imët dhe kur qepa të ketë filluar të skuqet i shtojmë dhe karroten, dhe i përziejmë. Presim trutë në pjesë dhe i shtojmë në tenxheren ku është skuqur qepa me karroten, dhe i përziejmë me kujdes, pastaj shtojmë mishin që pastruam dhe pak salce te kuqe, i hedhim dhe pak verë të kuqe, pastaj i shtojmë lëngun që doli nga zierja e kokës, i hedhim hudhra të grira, dafinë dhe spec djegs sipas dëshirës. E lëmë të zieje dhe pak deri sa të trashet lëngu.