Nexhat Daci
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Nexhat Daci ka lindur më 26 Korrik 1944 në Tërnoc. Politikan kosovar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Kryetar i Kuvendit të Kosovës që nga viti 2001, profesor i kimisë, doktor i shkencave të kimisë nga Universiteti i Zagrebit. Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Akademisë Evropiane për çështje mjedisi dhe American Chemical Society.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Jeta
Ai është i martuar dhe ka tre fëmij. Banon në lagjen Velani në Prishtinë. Di të flas shqip, serbisht, anglisht, kroatisht dhe deri diku gjermanisht.
[redaktoni] Arsimimi
- 1956-1960 Shkolla e mesme
- 1962-1966 Universiteti, Seksioni i Kimisë
- Beograd, diploma: kimist i diplomuar
- 1966-1968 Universiteti i Beogradit, studime pasuniversitare, Seksioni i kimisë, magjistër i kimisë
- 1969-1973 Universiteti i Zagrebit, Fakulteti i Teknologjisë, Zagreb, Kroaci, doktor i shkencave të kimisë
[redaktoni] Aktivitete dhe funksione, të tanishme apo paraprake
- 1968-1970 Universiteti i Prishtinës, Seksioni i Kimisë, Asistent
- 1970-1974 Universiteti i Prishtinës, Seksioni i Kimisë, Ligjërues
- 1973 Hidroprojekt, Brno, Çekosllovakia
- 1974 University of Bradford, England
- 1974-1984 Universiteti i Prishtinës, Seksioni i Kimisë, Profesor inordinar
- 1979 Viziting profesor, Tiranë
- 1984-1997 Universiteti i Prishtinës, Seksioni i Kimisë, Profesor ordinar
[redaktoni] Anëtarësia
- 1. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës nga 1994.
- 2. Akademia Evropiane për çështje mjedisi, Tybingen, Gjermani nga 1987.
- 3. American Chemical Society nga 1985.