Muhamed Ali Pasha
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Muhamed (Mehmet) Ali Pasha themeluesi i shtetit të Egjiptit modern, si shtet i parë islamik i dalur nga feudalizmi i mesjetes.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Lindja dhe karriera
Mehmet Ali Pasha (1769-1849) i njohur me emrin Muhamed Ali, është nje nga djemte me te mire qe tokat Shqiptare kane nxjerre ne historine e tyre. Fatkeqesisht neper mjetet e propagandas Perendimore, Mehmet Ali Pasha shpesh here tregohet sikur te kete qene Grek, apo "shqiptar" nga Kavalla ne Greqi (!) qe ne fakt është pjese e Çamerise, toke Shqiptare te cilen juntat greke me forcen e pastrimit etnik e depopullizuan ne mesin e shekullit te XX nga Shqiptaret besimit Islam. Per Mehmet Aliun tregohet qe te kete lindur ne nje familje te thjështë Shqiptare, dhe pasi Mehmeti per njefare kohe është marre me tregti neper Çameri, me vone ka vendosur qe ti bashkohet ushtrise së perandoris Osmane. Per Mehmet Aliun tregohet se edhe pse nuk ka ditur te shkruaje dhe te lexoje ka qene nje njeri i mençur dhe largepames, gje qe e beri ate te beje karriere ne ditet e mepasme te jetes.
Ne ditet kur Napoleon Bonoparti pushtoi Egjiptin i cili qe nga koha e Sulltan Selimit kishte qene pjese e pandashme e perandoris Osmane, Mehmet Aliu, ashtu si edhe shume Musliman te tjere, shtetas te Perandorise u ngrit per te mbrojtur kete toke të Perandorisë Osmane nga keta kolonizator te rinj.
Ne krye te nje batalioni me Shqiptar, Mehmet Aliu marshoi drejt Egjyptit, ku pas perpjekjeve te ndryshme luftarake me Francezet me ne fund, Egjipti u çlirua nga zgjedha Bonopartiste. Pas clirimit te Egjyptit dhe mosmarreveshjeve te ndryshme civile, me ne fund ne vitin 1805 Mehmet Aliu me keshillen e Shaikhut te Azharit, morri fermanin nga Sulltani per tu bere governator i Egjyptit se bashku me titullin Pasha.
[redaktoni] Eleminimi i kundershtareve politike
Duke pare situaten e prapambetur te Egjyptit te asaj kohe, Mehmet Aliu ishte ai qe filloi zhvillimin e vendit. Por si rrjedhoje e konflikteve me çifligaret vendas (Mamluket), intrigat e tyre, kercenimet ndaj Mehmet Aliut dhe mosbindshmerine ndaj rregullave te shtetit, Mehmet Aliu me rastin e dergimit te birit te tij Tosum Pasha ne Arabi kunder "Vehabive" (Selefive) organizoi nje darke per te gjithe parine vendase Memluke (ketu fillon konspiracia Arabe J).
Pasiqe i ftoi te gjithe Memaliket ne keshtjellen e tij, Mehmet Aliu qe e kishte rrethuar keshtjellen me rojet e tij Shqiptar, i urdheroi ata qe te ekzekutonin te gjithe kundershtaret e tij qe i kishte ftuar ate nate ne keshtjelle. Pas ketij veprimi, Mehmet Aliu e siguroi njehere e pergjithmone pushtetin e tij mbi Egjypt, pasiqe ai arriti qe ti eleminoje rivalet e tij ne ate mbremje. Nga ky akt, sa mizor dhe i pabese i Mehmet Aliut, shume Memluk qe shpetuan, filluan te nxisin urrejtjen arabe kunder Mehmet Aliut qe mbahet si i pari politikan Makiavelian ne historine moderne Islame.
[redaktoni] Lufterat e Mehmet Aliut
Nje nga zotesite kryesore qe Shqiptaret kane patur ne Perandorin Osman, kane qene arti i luftes. Keshtu qe nga ditet e marrjes se Egjyptit, e deri ne ditet e fundit te jetes se tij, Mehmet Aliu, me ndihmen e djemve te tij zhvilloi mjaft beteja te suksesshme neper bote.
Nga te parat ekspedita luftarake qe Mehmet Aliu organizoi ishin disa fushata me rradhe qe Mehmet Aliu, me urdher te Sulltanit kreu ne Arabi kunder "Vehabive",ku djemte e tij, Tosum dhe Ibrahim Pasha arriten qe kryengritjen e Saudeve ne Arabi ta shype dhe te ktheje qytetet e shenjta te Mekes dhe Medines ne gjendje paqeje, nga ku Haxhijte dhe Umraxhijnte te mund te kryenin vizitat e tyre ne token e shenjte ne menyre te qete dhe pa probleme.
Nga vitet 1820 deri me 1822 Mehmet Aliu filloi ekspeditat kunder Sudanit, ku ne 1823 Mehmet Aliu themeloi shtetin e Sudanit dhe Khartumin si kryeqytet te tij. Me 1824, si rrjedhoje e kryengritjeve te barbareve ne Greqi, Sulltan Mahmudi i II qe nuk mund te ta shtypte dot kete rrebelim Grek, therriti ne ndihme Mehmet Aliun, i cili duke çuar ne krye te kesaj ekspedite djalin e tij Ibrahim Pasha arriti qe te shuaje dhe shtype revoltat ne Greqi. Si rrjedhoje e kesaj fitore, Mehmet Aliu u shperblye nga Sulltani qe te behej edhe governator i Kretes. Por fuqite e medha (Britania e Madhe, Franca, Rusia), duke pare shtrirjen e gjere qe Mehmet Aliu pati qe nga Sudani e deri ne Krete, me 1827 derguan armatat e tyre per te luftuar Ibrahim Pashen, te birin e Mehmet Aliut, i cili pas perplasjes me fuqite e medha u thye, dhe u detyrua qe te leshoje shtypjen e terrorizmit Grek.
Si rrjedhoje e disa mbeturinave Mamluke qe kishin lene Egjyptin pas masakres se Mehmet Aliut, shume prej tyre qe nga Siria kryenin akte sabotazhi kunder Mehmet Aliut. Per kete arsye ne 1831 Mehmet Aliu u detyrua qe te pushtoje Sirine dhe te ndjeke Mamluket e hikur. Por kjo hapje e madhe e Mehmet Aliut e zemeroi Sulltan Mahmudin i cili hyri ne konflikt me Mehmet Aliun (besohet se e kete lufte ka influencuar nje armik personal i Mehmet Aliut qe ishte keshilltar i Sulltanit). Pas betejes se 1839 djali i Mehmet Aliut, Ibrahim Pasha i cili theu ushtrine Osmane, filloi marshin per ne Anadoll, ku sipas shume historianeve ambicjet e Mehmet Aliut ishin qe ai tu bente Sulltan i shtetit Islam. Por duke pare forcen dhe vitalitetin e Mehmet Aliut fuqite e medha e ndaluan dhe kercenuan serisht Mehmet Aliun qe te mos avanconte me tej. Nese ky plan do te kishte ndodhur, bota nuk do ti njihte me Shtetet e Bashkuara Islame, si Khalifati Osmanlli, por do ta njihnin si Khalifati Shqiptar keshtu qe Dom Ndocet e Dom Leshet e sodit duhet te gjenin shpifje te reja kunder Islamit Shqiptar.
Pas kesaj perpjekje te fundit, Mehmet Aliu u terhoq ne Egjypt ku atij iu njoh e drejta e Khedivllekut mbi Egjypt (mbreterise), nga ku gjenerata e niperve te tij udhehoqi deri ne vitin 1956.
[redaktoni] Arritjet e Mehmet Aliut
Cami Mehmet Ali, përvec betejave të tija të suksesshme në botën Islame, mbahet si i pari modernizues i botes Islame. Ai ishte i pari qe ne boten Islame futi shtypshkronjen, ndertoi fabrika, ndertoi sisteme moderne per shtetet ku ai udhehoqi. Ne vecanti, vepra te Mehmet Aliut qe vlejne për tu theksuar janë: Krijimi i Egjyptit si shtet, modernizimi, ndertimi i qyteteve, qendrave tregtare, qendrave industriale etj.
Krijimi i Sudanit si shtet, emancipimi i shoqerise Sudaneze dhe dhënies së saj të një fizionomie qytetare (Hadara) përndryshe nga fizionomia fshatare (Badava) qe Sudani kishte perpara ardhjes së Mehmet Aliut.
Emancipimi i shoqerisë Egjyptiane, që sot ështe zemra e botës Arabe, ku nëpermjet aktivizmit të shoqërise vendase beduino - felahe në jetën shoqërore qytetare (Hadara), Mehmet Aliu është ai që mbahet si arkitekt i Intelektualizmit dhe Iluminizmit arab abham Al - Xhedid; që do të thotë sistemi i ri dhe ka te bëjë me atë se Mehmet Aliu ishte ai që për herë të parë në botën Islame, krijoi një ushtri me të vërtet profesionale, dhe mjaft herë me te avansuar sesa ajo e Osmanëve. Vetë suksesi i ushtrive te Mehmet Aliut nëpër botë, i tregoi Sultan Muratit se Sistemi Osman ishte vjeteruar, gjë që e coi Sulltanin që pas Mehmet Aliut të shpalli edhe ai "Nidham Al Xhedidin'" ala - Turce, por që asnjëherë nuk arriti suksesin e Mehmet Aliut.
Dhe pse pasardhësit e Mehmet Aliut më vonë u korruptuan dhe e dobesuan Egjyptin që Mehmet Aliu themeloi, sërisht vlerat e Mehmet Aliut për zemren e sotshme te botës Arabo - Islame janë të panumerta. Me të drejtë për punën në themelimin e Egjyptit dhe ringjalljën Arabe që zë rrenje aty, Mehmet Ali Shqiptari mbahet si themeluesi dhe illuminatori i intelektualizmit Arab.
[redaktoni] Versionet e konspiracive arabe
Nuk është dicka e rralle qe mes shume Arabsh, here pas here te degjosh akuzime ndaj Mehmet Aliut, si ato qe mund te hidhen ndaj Ataturkut. Por edhe pse Mehmet Aliu ishte modernizues i botes Arabe, kjo nuk do te thote aspak se ai ishte anti-Islamist tip Ataturk. Teorire e Konspiracive Arabe ndaj Mehmet Aliut hidhen rreth 2 temave; modernizmi qe ai i beri botes Islamo - Arabe dhe masakra e tij mbi Mamluket.
Perderisa modernizmin e botes Islame, ne si Muslimane e kemi fardh (detyre), ideja e shume arabeve se modernizimi është de-islamizim është gabim, pasiqe Islamizimi nuk është prapambeturi, por ai shkon gjithnje me progresin njerezor.Modernizmi i civilizimeve Islame, kalimi i tyre nga Badava (fshataresi) ne Hadara (civilizim) sic Ibn Khalduni ka predikuar është nje nga nevojat e shoqerive Islame dhe jo-Islame neper kohe. Kete nevoje ne e kemi pare gjate histories Islame ne ngritjen e civilizimit te Emevive, Abasideve, Fatimideve, Pahllavive etj dhe me ne fund te Shqiptareve ne Egjypt qe ndertuar civilizimin Arab te sodit, civilizim per te cilen Shqiptaret duhet te jene krenar qe jane arkitekt te tij.Kurse masakra e Mehmet Aliut mbi mamaliket mund te justifikohet si nje akt i nevojshme ne syte e realpolitikes qe koha e Mehmet Aliut neper Evrope kishte filluar te vertetonte.
[redaktoni] Tituj të veprav
- Politik
- Themelues i Egjiptit modern
- Ushtarak
[redaktoni] Shiko dhe këtë
[redaktoni] Lidhje të jashtme