Lojërat Olimpike
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Olympiada apo Lojrat Olimpike (nga greq: Olymp) është një manifestim i garave të ndryshme sportive që mbahej çdo katër vjet në Greqinë e lashtë sikurse mbahet edhe në kohën moderne. Për shumë autorë të lashtësisë ditët e mbajtjes së Oimpiadës kanë shërbyer si data referuese të shpjegimit të ngjarjeve të ndryshme.
Në kohët moderne ky manifestim si traditë nga lashtësia mbahet me disa ndryshime dhe në të marrin pjesë atletë e sportistë nga të gjitha vendet e botës.
Simboli Olimpik modern me pesë rrathët me ngjyra të ndryshme ashtu sikurse edhe flamuri olimpik u propozua nga Pjer de Kubertin (Pierre de Coubertin) në vitin 1914. Pesë rrathët e ndërthurur përfaqësojnë pesë kontinentet e jetuar nga njerëzit në rruzullin tokësor (kontinenti Amerikan konsiderohet si një i vetëm). Ndërthurrja e rrathëve është shenjë e përgjithshmërisë së Lojrave Olimpike ku atletët e mbarë botës mblidhen sëbashku.
[redaktoni] Shiko edhe
Alpinizëm | Atletikë | Automobilizëm | Basketboll | Boks | Çiklizëm | Futboll | Formula 1 | Hendboll | Ipizëm | Lojrat olimpike dimërore | Mundje | Not | Olimpiadë | Patinazh | Peshëngritje | Pingpong | Qitje | Ski | Shah | Tenis | Volejboll
Ky artikull nga Sporti është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |