Jardi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Madhësi matëse | |
---|---|
Sistemi | Anglez |
Madhësia | Gjatësia |
simboli | l |
Njësia | Yard |
simboli | yd |
Në SI | 0.9144 m |
redaktoni kutinë |
Jardi (angl. yard; simboli yd) është një njësi matëse e gjatësisë që nuk bënë pjesë në sistemin SI. Jardi përdorët në vendet me kulturë anglosaksone, si Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.
Një jardë është e barabartë me 0,9144 m, dhe korrespondon me 3 ft apo 36 in.
Origjina e njësisë nuk dihet sigurt. Jardi modern është kompromis në gjatësi mes standardit britanik e atij amerikan, dhe kalibrohet në bazë të metrit.